(Pas një bisede të hapur midis kolegësh, për sistemin arsimor)
Dhe për ta ditur, jemi kolegë që nga profesioni i teknikut të mesëm të kantierit, inxhinierit të kantierit apo edhe të institucionit kërkimor-shkencor të industrisë dhe për fatin e mirë, gjithashtu edhe i pedagogut me grada e tituj shkencorë. Besoj kuptohet se në këtë bisedë kanë marrë pjesë edhe persona të moshës së tretë. Unë, po marr përsipër të bëj një përmbledhje të saj, duke besuar se opinionet tona, janë me interes për mbarëvajtjen e reformës së arsimit të lartë, në interes të zhvillimit të vendit.
Sot, të gjithë e kemi kërkuar rishikimin e asaj filozofie që u fut në sistemin e arsimit të lartë me emrin e Konventës së Bolonjës. U fut me shpejtësinë e një cunami që “fshin” nga faqja e dheut gjithçka të ndërtuar me shumë përpjekje, sakrifica dhe përkushtim. Sistemi para Bolonjës, në fushat e specialiteteve, i ishte përgjigjur me sukses gjithë kërkesave të zhvillimit të vendit për gjatë dyzet viteve të vështira, në fushën e bujqësisë, industrisë, sidomos asaj nxjerrëse e përpunuese, arsimit, shëndetësisë dhe zhvillimit teknik e teknologjik. Ka qenë i domosdoshëm përmirësimi i vazhdueshëm i atij sistemi arsimor, si një proces që duhej t’i përgjigjej kërkesave të zhvillimit konkret por edhe për të paraprirë zhvillimin ekonomik e kulturor të vendit. Sot, sistemi arsimor, që iu përgjigj asaj Konvente, solli një brez studentësh dhe të shkolluarish, që arsimimin e kanë parë si qëllim në vetvete, pra as për interesa individuale të tyre dhe aq më pak për t’i shërbyer edhe nevojave dhe interesave që kërkonte zhvillimi i vendit. Por sistemi arsimor në vendin tonë, nuk është prekur vetëm nga Konventa e Bolonjës. Kjo Konventë, preku vetëm arsimin e lartë kur ai, e ka të keqen qysh nga “rrënja”.
Qarkullon një fjalë e urtë, që pak a shumë, ka këtë përmbajtje: “ai vend që nuk mendon për brezin e ri, i ka venë kryq të ardhmes së vet”. Pra, problemi i arsimimit të brezit të ri, i cili në vendin tonë zë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, është drejtpërdrejt i lidhur me cilësinë e jetës së tij por edhe me ekzistencën, përparimin dhe të ardhmen e vendit. Shpresuam se objektivi i qeverisë së re, për rishikimin e sistemit arsimor në vënd, do të bënte që të përfshihej tërësisht në favor të zhvillimit edhe ai potencial i jashtëzakonshëm intelekti i të rinjve tanë të shumtë dhe i rrallë në tërë botën. Nga paaftësia e sistemit arsimor aktual, ky potencial intelekti, praktikisht ka mbetur në gjendje “gjumi”.
Por, e keqja e kësaj situate nuk është drejtpërdrejt e varur nga sistemi arsimor aktual i arsimit të lartë dhe Ligjeve të tij.
Shpresoj të kujtoheni për filmin lidhur me heroizmin e Adem Rekës. Gjatë skenës me debatin për shkuljen e pilotave të betonit nga fundi i detit, kuzhinieri (Pandi Raidhi), për të treguar se si mund të shkuleshin me siguri ato pilota, ngre hopa Adem Rekën, duke e mbërthyer pikërisht nga këmbët, dhe kjo funksionoi. Siç kuptohet, po t’i tërhiqje pilotat e betonit nga lart, ata do të këputeshin si kishte ndodhur, duke lënë pa prekur pjesën e poshtme të tyre. Kështu ka ndodhur edhe me përpjekjet për t’u marrë vetëm me reformimin e arsimit të lartë, duke lënë në “baltë”, arsimin parauniversitar dhe atë parashkollor.
Pra, që të kesh sukses në përgatitjen e duhur të brezit të ri, reformat, nuk mund të fillohen dhe mbarohen me arsimin e lartë, që është kreu por që nga çerdhja e kopshti e në vazhdim e që janë “rrënja” që ushqen gjithë “pemën”, se ja se çfarë ndodh: Shpresoj, të kujtoheni për një intervistë të bërë para disa vitesh nga televizioni shqiptar me të rinj të qytetit të Mitrovicës. Gazetarja, intervistoi të rinj, adoleshentë të së njëjtës shkollë të mesme. Së pari, intervistoi një adoleshent shqiptar dhe më pas një adoleshent sërb. Përgjigja e adoleshentit serb për historinë dhe argumentet se pse Mitrovica dhe vetë Kosova duhej të ishin të Serbisë, ishte për t’u admiruar. Serbët, kanë punuar me tendencë të theksuar për të rrënjosur tek të rinjtë e tyre, filozofinë që i shërben politikës së mbrapshtë të tyre. Kujtohuni se Akademia e Shkencave e Serbisë, akademiku çubriloviq, ka formuluar strategjinë e sjelljes së Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ajo filozofi, është “injektuar” te të gjithë serbët, që në fëmijëri. Shpresoj gjithashtu, të kujtoni një intervistë televizive të kryer me të rinj të shkollave të mesme, të Tiranës. Gazetarja, pyeste të rinjtë se cila ishte dita e çlirimit të vendit dhe nga kush ishte pushtuar dhe përgjigja ishte alarmuese.
Por, motivimi i të rinjve për të studiuar dhe shfrytëzimi maksimal i intelektit potencial të tyre, nuk lidhet vetëm me reformën në sistemin arsimor. Ka edhe një arsye tjetër që për fat të keq sot, ndikon mjaft ashpër. Papunësia, është në nivele të larta dhe te të rinjtë arrin shifra deri mbi 40%. Vendet e punës sot, përveç mungesës, nuk kërkojnë as teknologji të specializuara dhe as përgatitje të lartë profesionale. Industria dhe bujqësia intensive që do të kishin kërkesa të larta përgatitjeje, sot janë fshirë dhe kjo, u heq të rinjve motivin e studimit.
Një përshkrim bindës në revistën italiane “Spechio”, ku analizohej me alarm gjendja e arsimit të mesëm në Itali, evidentonte faktin që fëmijët, e kishin humbur interesin për t’u arsimuar nga që shihnin prindërit e tyre, që duke pasur një punë të zakonshme, ktheheshin në shtëpi vonë e të lodhur dhe të ulur në poltrone, shihnin vetëm televizorin. Prindërit e tyre, ishin krejt të pa interesuar për libra e gazeta. Merreni me mënd çfarë ndodh, kur prindërit janë të pa punë. Vërtetohet për shembull, në shkollat e larta të Amerikës, një lidhje e drejtpërdrejtë e zhvillimit teknologjik, rritjes së çmimit të naftës e për rrjedhim hapjes së vendeve të punës, të paguara mirë, me numrin e studentëve që regjistrohen në shkollat e larta. E njëjta lidhje e rritjes së numrit të studentëve me rritjen e çmimit të shitjes së lëndëve të para minerale. Këto janë lidhje të drejtpërdrejta që duhen shqyrtuar dhe planifikuar.
Çfarë është bërë këto vite me arsimimin e brezit të ri në përgjithësi? Një katrahurë. Një kthim mbrapa në shekullin e të pasurit arsim shqip, një rritje e theksuar e analfabetizmit, një rënie e theksuar e motiveve për t’u arsimuar shpesh e nxitur në një shkallë të mjaftueshme edhe nga makutëria e drejtuesve të instancave që menaxhojnë arsimin në përgjithësi, për të nxjerrë fitime edhe në këtë fushë mjaft të rëndësishme për ekzistencën e kombit. Nevoja për arsimim, lidhur ngushtë me ekzistencën e kombit, u evidentua nga rilindësit tanë dhe u mbajt gjallë me shumë gjak dhe sakrifica. Jemi sharë dhe vrarë “mes vedit”, sidomos gjatë këtyre rreth tridhjetë vite. Kemi përzierë e turbulluar keqas historinë e vendit për interesa të ngushta, deri edhe e kemi zhdukur atë histori të lashtë me të cilën do të mburrej edhe Evropa. Kthyem pasigurinë për vërtetësinë e mësimeve bazë të shkencës, historisë, gjuhës, letërsisë duke futur “altertekste”, thjesht me motive të përfitimeve individuale. Dhe mbi të gjitha, u shuan motivet për të rritur nivelin arsimor në shërbim të një jete më të mirë për secilin dhe përfitimin që do të kishte vendi nga kontributi i punës së kualifikuar të secilit. Nuk ka vende pune dhe shkolla, është shndërruar si qëllim në vetvete, si një mundësi që e ka krijuar politika, që rinia të vijë në qytete dhe kryeqytet për të bërë një jetë kolektive, mundësisht të kontrolluar. Shkollat e larta, rreth 50-të të tilla, grumbullojnë dhe mbajnë në “vathë” dhjetëra mijëra të rinj, potencial intelektual i jashtëzakonshëm për vendin tonë të vogël.
Bolonja. Nuk e di se kujt i shkoi në mënd, transformimi deri edhe shuarja e krejt sistemit arsimor të arsimit të lartë, në sistemin sipas Konventës së Bolonjës. Me siguri, ndonjë të arsimuari jashtë vendit dhe që iu krijua mundësia (si i arsimuar jashtë), të bëjë politikat arsimore brenda vendit. Sistemi i arsimit të lartë te ne, ka pasur një detyrë të rëndësishme dhe të realizueshme: Përgatitjen e specialistëve të lartë sipas nevojave të ekonomisë në zhvillim dhe që të ishin në gjendje të merrnin menjëherë përsipër përgjegjësitë. Për të kuptuar cili ka qenë niveli i arsimit të lartë në vend, dhe problemet që kishte, po riprodhoj përafërsisht një bisedë të bërë në vitin 1987 në katedrën tonë, me një intelektual austriak, me titullin “Profesor”. Profesori austriak kishte përvojë botërore, të fituar gjatë mbi tridhjetë vite punë dhe ishte dërguar te ne si këshilltar i presidentit të atij vendi, për të ndërmjetësuar në kërkimet e naftës. Erdhi me një çantë shpine, veç të tjerash, mbushur me libra. Pasi i u prezantuam me emra dhe titujt arsimorë dhe shkencorë, na provokoi me një pyetje tepër të veçantë, siç u duk, për të testuar hapur njohuritë tona për zhvillimet bashkëkohore të shkencës që ai përfaqësonte. Përgjigja e njërit prej nesh ishte befasuese e që e bëri mikun austriak, të brohoriste. Pas saj, me interesimin e tij, i treguam përmbajtjen e programeve tona për secilën nga lëndët e asaj diplome. Miku austriak, e krijoi shpejt idenë për përmbajtjen e tyre kur shprehimisht tha se në çantën e tij, kishte libra me të cilat besonte se do të befasonte jo vetëm specialistët që punonin drejtpërdrejt në prodhim por edhe pedagogët e atij specialiteti. Sipas tij, ne, njohuritë bashkëkohore të atyre librave të çantës së tij, i kishim përfshirë në programet e studentëve, (e njëjta përshtypje edhe nga studiuesit amerikanë që erdhën për të parë nivelin e universitetit tonë). Që nga ajo ditë, ai nuk e solli çantën me libra me vete. E kuptoi se ne, përgatisnim specialitete për të plotësuar drejtpërdrejt nevojat konkrete të vendit. Pas kësaj, ai pyeti se sa specialistë të tillë përgatisnim në vit. Përgjegjësi ynë i katedrës, njëherësh edhe si “përfaqësuesi i rastit për politikën e partisë për arsimin e lartë”, me mburrje i tregoi se të tillë specialistë, përgatiteshin dhjetë deri dymbëdhjetë në vit dhe kjo vazhdonte prej mbi disa dhjetëra vitesh.
I huaji, i habitur, tha se kishte punuar në tërë botën, nga Evropa, Afrika, Azia, SHBA-ja dhe ish BRSS-ja, e nuk kishte takuar asnjë specialist shqiptar që punonte në atë fushë dhe më tej pyeti se çfarë bëhej me ta pas diplomimit. Përsëri, përgjegjësi ynë i katedrës, me një farë mburrje, u përgjigj se shteti, i punësonte të gjithë pa përjashtim bile, edhe ata që mbaronin shkollën e lartë por që nuk diplomoheshin (e meta e parë). Atëherë, i huaji, pyeti se cila ishte mesatarja e notave të specialistëve të tillë, dhe përgjigja siç u duk, ishte atje ku ai priste, gjashtë e një çerek. Reagimi i tij, ishte i menjëhershëm: “të tillë specialistë, mund të përgatisni sa të doni”. Dhe më pas tregoi se si veprohej në vendin e tij shumë të zhvilluar edhe në fushën e arsimit dhe shkencës. Ata, përgatisnin specialistë për kërkime në përgjithësi. Specialistët e tillë, kërkonin punë në të gjitha specialitetet e fushës, për të cilat ata, kishin njohuri të përgjithshme. Pas kësaj, punëdhënësit, sipas nevojave të tyre dhe cilësive që shfaqte në punë punëmarrësi, me financimin e vet dhe me kontratë të posaçme e rinisnin të interesuarin në shkollën e lartë për të thelluar njohuritë për ciklin e dytë arsimor. Në këtë mënyrë, ai vend kishte plotësuar gjithë nevojat e veta me cilësi dhe efektivitet të lartë, por edhe “eksportonte” specialistë të tillë.
Kur u fol tek ne për konventën e Bolonjës, u gëzuam, pasi mund të realizohej ndarja e shkollës në dy cikle, tre dhe dy vjeçare, gjë që i jepte mundësinë kujtdo nga populli ynë, përgjithësisht i varfër, që me pak shpenzime, të arsimonte të riun në tre vitet e para dhe me një diplomë të ndërmjetme, të gjente mundësinë të punësohej. Pastaj, sipas mundësive të burimeve financiare, të vetat apo me kontratë kompanish, por gjithmonë më të larta se ato të tre viteve të para, për të mbështetur stafin pedagogjik të specializuar dhe ndoshta edhe numrin e vogël të studentëve në këto cikle. mund të vazhdonte ciklin e dytë, apo edhe të tretë, lidhur ngushtë me problemet konkrete të zhvillimit.
Kërkesat e tjera të Konventës, nuk ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e përgatitjes, por në marrëdhëniet dhe përshtatshmërinë e vlerësimit me kërkesat e asaj Konvente. Më tej, siç edhe kuptohet, do të ishte shumë më e ngushtë lidhja midis programeve mësimore të ciklit të dytë dhe mundësive të punësimit të specialistëve të rinj. Ky strukturim, i arsimit të lartë, do të ishte edhe një kriter vlerësimi edhe për aftësitë dhe cilësitë e stafit pedagogjik dhe planeve e programeve mësimore të shkollës së lartë. Idetë dhe përgatitja jonë ishte drejt këtij strukturimi, por si gjithmonë, në momentet e fundit, urdhrat nga institucionet drejtuese të arsimit të lartë, kërkonin të merreshin për bazë plane mësimore të një vendi krejt të ndryshëm nga vendi ynë, për nga potencialet natyrore të zhvillimit, popullsia, tradita dhe kultura. Konventa e Bolonjës, në këtë mënyrë u trajtua si qëllim në vetvete dhe jo në shërbim të planeve të zhvillimit të vendit, dhe kështu po vazhdon “me sukses”. Në shkollën tonë, ku vajzat studente, për shkak të vështirësisë fizike të punës në ato specialitete, ishin “përjashtim”, tani kanë shumicën në numrin e përgjithshëm të studentëve, ndërkohë që mundësitë e punësimit të tyre janë “zero”.
Prindërit, përgjithësisht me nivel të ulët ekonomik dhe financiar, vazhdojnë të paguajnë kuotat e larta të akomodimit dhe regjistrimit, krejt të pa sigurtë për të ardhmen e investimit të tyre. Kjo situatë papërgjegjshmërie, ka nxitur edhe korrupsionin pasiv nga që dijet e këtij të diplomuari, asnjëherë nuk mund të provohen nga puna e drejtpërdrejtë, duke nxitur kështu edhe uljen e nivelit cilësor të mësimdhënies, përgjegjësisë së pedagogëve dhe stafeve drejtuese të këtyre strukturave. Në arsimin e lartë, për interesa korruptive, janë pranuar në punë pedagogë pa përgatitjen e përshtatshme, pa përvojën e punës etj. Pretendim i tepruar është kur pas dy viteve të ciklit “master” të quhesh “master shkencor”. Nuk mund të merrej me mënd që për të kaluar nga niveli i tre viteve në dy vitet në vazhdim, të mos përdorej kriteri i përparimit ose cilësisë së përgatitjes, por grevat dhe revoltat e studentëve. Kjo tregon se edhe studentët që tre vitet e para, mezi përfundojnë me mesataren pesë dhe gjashtë, nuk kanë interes përvetësimin e njohurive të specialitetit në nivele të mira por, në kurriz të prindërve, të shtyjnë të qëndruarit në kryeqytet apo edhe në qytete të mëdha edhe dy vite të tjerë.
E keqja e madhe është se edhe ligjet e arsimit të lartë, në një mënyrë ose tjetrën, i kanë shërbyer dhe i shërbejnë kësaj katrahure në sistemin arsimor. Kriteret e pranimit në shkollat e larta, gjatë këtyre mbi njëzet vite, kanë ndryshuar disa herë, gjithmonë në funksion të kërkesave individuale të atyre që kanë pasur në dorë marrjen e vendimeve krejt jashtë interesave të vendit. Kështu, të rinjtë që kanë përfunduar shkollat e mesme, shpesh janë gjendur para ndryshimeve madhore e të shpeshta që i kanë nxjerrë “jashtë loje” përpjekjet disa vjeçare të tyre për të arritur një mesatare të lartë, ashtu si edhe “janë gjendur gafil” kur pa pritur është ripërfshirë kriteri i mesatares, si kusht pranimi. Dimë raste, kur ky ndryshim, është bërë edhe në favor të fëmijëve të drejtuesve politikë e shtetërorë. Pikërisht këto ndryshime të herëpashershme, kanë krijuar atë shuarje të motivimit të nxënësve të shkollave të mesme, të cilët tani, janë të pasigurt për sistemin e kritereve të pranimit në shkollën e lartë dhe akoma më e rëndësishme, kjo situatë ka kthyer në normalitet shkëputjen e plotë të shkollës së mesme nga shkolla e lartë.
Ndikim të jashtëzakonshëm në ecurinë e arsimit kanë ligjet në fuqi. Ka një ligj shumë të lakuar për arsimin e lartë, por nuk dihet se pse nuk ka një ligj për arsimin parauniversitar, po aq i rëndësishëm i cili të përfshijë gjithçka ka të bëjë me arsimimin, çerdhet dhe kopshtet. Por le të merremi me ligjet e arsimit të lartë, i fundit i të cilëve është ai i vitit 2007. Për fat të keq, edhe ky ligj, nuk i ka shpëtuar ndryshimeve apo amendimeve të herëpashershme dhe shtesave e rregulloreve të njëpasnjëshme sidomos për organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve në shkollat e larta, të cilat sipas rastit, e bëjnë atë ligj të zbatueshëm për interesa të rastit dhe për persona të veçantë, kandidatë potencialë për instancat drejtuese në shkollat e larta e të mbështetur nga politika.
Në vitin 2004, në rregulloren e zgjedhjeve të organeve drejtuese në Universitete, u shfaq një nen shumë i veçantë dhe i pa parë deri atëherë, që në thelb u jepte mundësinë që të kandidonin për organet drejtuese në universitete edhe atyre që “ishin të dënuar nga instancat drejtuese të shkollës së lartë, me masa administrative”. U duk qartë se për kë bëhej fjalë konkretisht dhe çuditërisht, ai u zgjodh në instancën më të lartë drejtuese. Në ligjin e arsimit të lartë dhe rregulloren e zgjedhjeve në universitete, u përcaktua një nen që të mos lejohej kandidimi për një mandat të dytë dhe sidomos kandidimi i atyre personave që nuk arrinin të plotësonin mandatin 4 vjeçar.
Pikërisht ky ligj, me këto kufizime, solli në drejtim në disa njësi, persona jo vetëm me kualifikimin më të ulët por edhe me probleme të tjera krejt të pa përshtatshme me personelin pedagogjik. Në një intervistë televizive, një nga pedagogët shumë të njohur dhe mjaft aktivë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, pyetet nga moderatorja se ç’mendim kishte për rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2008. Përgjigja e tij ishte e shpejtë dhe e qartë: “sido që të bëhen ligjet, në krye, dalin gjithmonë më të pa përshtatshmit”. Në një bisedë krejt të rastësishme, në një mjedis pushimi, me një nga ish ministrat e arsimit, pasi mori vesh nëpërmjet fëmijëve të tij dhe të mijve që unë isha një pedagog i arsimit të lartë, më pyeti se si i kishim punët në shkollën tonë dhe unë i përmenda disa difekte të ligjit të arsimit të lartë të vitit 2007. Për të argumentuar difektet dhe rëndësinë e atij ligji, veç të tjerash i tregova historinë e një arkeologu austriak, që në kohën e Zogut, vinte në qytetin e Beratit për të studiuar kalanë. Me karvanin e kafshëve të ngarkuara, hyri në rrugët e qytetit në të ngrysur. Si ndodh shpesh edhe tani, i u vërsulën qentë. Arkeologu, për t’u mbrojtur, bëri të merrte një gur nga rruga, por për çudi, guri nuk shkulej. Shkoi më tej dhe po e njëjta gjë, ndërkohë që qentë po e rrezikonin.
Dhe kështu, provë pas prove për të shkulur gurët nga kalldrëmi, i habitur tha: “ç’dreq vendi qenka ky që lidh gurët dhe zgjidh qentë?”(i kërkoj falje përkthyesit të “Gjylistani dhe Bostani”, të ndjerit Vexhi Buharaja, se idenë e kësaj thënie të mençur vonë e gjeta në librin e tij në fjalë). Ish ministri, qeshi me të madhe dhe siç e kuptova, tha që ai ligj duhej rregulluar. Për dreq, e rregulloi, duke u dhënë të drejtën, atyre që kishin fituar një mandat të parë të kishin edhe një të dytë. Ky ishte vazhdimi i fatkeqësisë së madhe që ndodhi dhe, “i lumturi” arsimi i lartë. Si mendoni? A është e nevojshme dhe domosdoshmëri që një fushatë për rektor Universiteti, të bëhet duke shpërndarë fletushka nga ajri dhe stilolapsa e çakmakë me thirrje për mbështetje? Kur sheh se si zhvillohet fushata e zgjedhjeve në këtë mënyrë, do të mendosh se ky kandidat është krejt i përkushtuar për mësimin dhe përgatitjen e specialistëve të rinj, ndërkohë që të del tjetër kush, që nuk e paska pasur hallin te mësimi por tek ato përfitime që sjell ai post. Dhe pas kësaj, sheh se ai drejtues, zgjidhet edhe anëtar i këshillit mbikëqyrës i një kompanie të fuqishme (kur nuk e njeh fare fushën), kur zgjidhet kryetar i drejtuesve më të lartë të mbi 40 universiteteve, apo edhe akademik). Dhe se çfarë ka bërë ky drejtues për cilësinë në arsimin e lartë, nuk do të gjeni asgjë. Ndryshimi i parë që solli, ishte ndërrimi me urdhër të prerë i llogarisë bankare të universitetit nga një bankë e njohur e me reputacion ndërkombëtar, në një bankë lokale; përqendrimi i gjithë punës me të ardhurat dhe shpenzimet për të gjithë.
Fakultetet në duart e tij; shkarkimi dhe përzënia nga detyrat e tyre e kandidatëve konkurrentë për vendin e tij; shpërblimi me mbajtjen në punë pas pensioni të atyre që e kishin mbështetur në zgjedhje; pagesa pas pensionit, e familjarëve të mbështetësve të tij, pa u paraqitur në punë asnjë ditë; marrja në punë në Institutin Shkencor në varësi të tij, të specialistëve ish studentë shumë të dobët; marrja krejt jashtë kritereve të shpallura publikisht në media, si pedagogë e specialistëve në moshë pensioni, krejt jashtë fushe, bile edhe mbajtja e tyre mbi dy vjet pas moshës së pensionit. Eh! Gazetari Bardhi Sejdarasi, ka prekur vetëm një aspekt të bëmave të këtij drejtuesi të shkollës së lartë. Ju që keni përfolur gazetarin, më e pakta që mund t’u thoni, është se nuk mund të besoni se nga një akademik, nuk priten të tilla veprime. Sipas përkufizimit të emrit “akademik” për ju, ai me siguri të plotë mund të ishte edhe president i vendit, kryeministër dhe jo më poshtë, plotësisht i vendosur për të çuar vendin përpara me shpejtësi, efektivitet të lartë dhe pa asnjë diskutim dhe devijim. Thjesht për këto, a justifikohet ajo fushatë zgjedhore dhe ai ligj i arsimit të lartë?
Ligji, si ndodh gjithmonë, po ribëhet në kuadrin e një reforme të arsimit të lartë, e shumë trumbetuar nga pushtetarët e rinj. Le të shohim se kush po e formulon dhe cili është background-i i tyre. Të them të drejtën, pata rastin ta marr atë projekt ligj “online” dhe që në faqen e parë, pashë përbërjen e Komisionit. Nuk kalova dot në faqen e dytë pasi u zhgënjeva qysh nga kjo përbërje komisioni. Nuk i njoh si persona por, gjykoj nga përbërja e tij. Çuditërisht, më përkon me përbërjen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve. U gëzova kur nga Qeveria aktuale, megjithëse me shumë vonesë, u përmënd përparësia që do të kenë shkollat profesionale të cilat normalisht, do të duhet t’i përgjigjen nevojave që ka zhvillimi i vendit sipas potencialeve të jashtëzakonshme natyrore të tij. Dhe, ishte normale që për t’iu përgjigjur asaj direktive, do të duhej edhe një ligj i ri i arsimit të lartë. Por…… ! gabimi fatal. Si mendoni? E di më mirë ai që e ka pasur “në kurriz” atë ligj, apo ai që e njeh atë nga një vënd i zhvilluar me tradita dhe kulturë krejt tjetër nga ajo e vendit tonë? Shihni përbërjen e komisionit: një i fushës së Demografisë; një i Arkitekturës (politikan dhe biznesmen në arsimin privat); një i fushës së mjekësisë; tre biologë, dy ekonomistë; një jurist; një psikolog; një inxhinier informatike.
Pa hyrë me thellë, që nga përbërja, kushdo, kupton edhe “hallet” e vendit që po reformon arsimin. Sa larg është kjo përbërje nga objektivat e shpallura të qeverisë?!. Në se objektivat kryesore të zhvillimit intensiv të vendit janë bujqësia dhe industria nxjerrëse dhe përpunuese, shkolla duhet t’iu përgjigjet veçanërisht këtyre objektivave dhe ligji, po ashtu, por nuk mund të formulohet nga ata që nuk janë njohës të atyre fushave dhe aq më pak ata që nuk kanë jetuar dhe nuk janë përgatitur në Shqipëri. Për fat, kam një libër që flet për të njëjtat probleme në SHBA, për të mos thënë që kam studiuar, për kuriozitetin tim, probleme të arsimit parauniversitar dhe arsimit të lartë në Itali (botime të hollësishme për të njëjtat probleme si tonat, në revistën “Spechio”).
Në të dy rastet, për të evidentuar problemet dhe shqetësimet e arsimit, janë angazhuar në dhjetëra e dhjetëra intervista nga grupe gazetarësh të njohur, me studentë, pedagogë e drejtues të kërkimeve shkencore dhe janë krijuar grupe përgjithësimi me autorë që vetëm CV-të e tyre, kur i lexon, të bëjnë të ngrihesh më këmbë e të rrish “gatitu”. Dhe nga ai grup autorësh, nuk mund të presësh veç zgjidhje të respektueshme nga të gjithë, pavarësisht politikës.
Por, kështu do të vazhdojmë që sa herë vjen një qeveri e re, do të ribëhet gjithçka nga e para? Humbje kohe dhe zhdukje e historisë dhe e arritjeve, ashtu si në të gjitha fushat e tjera të trashëgimisë historike, kulturore dhe shkencore etj. Pse duhet të merret politika me këto probleme madhore që kanë të bëjnë me ekzistencën kombëtare dhe zhvillimin e mëtejshëm?
Aq me kulturë dhe të përgatitur i kemi politikanët sa brenda një mandati qeverisës prej katër vitesh (e pranueshme për një vend me demokraci dhe kulturë disa shekullore, e megjithatë ata shprehin pasigurinë e tyre) të mund të mësojnë “zanatin”, të përvetësojnë përvojën e kaluar dhe të bëjnë rekomandimet përkatëse, të luftojnë për zbatimin e tyre, të kontrollojnë e korrigjojnë ato në ecuri? E pa mundur. Militantët politikë, të mësuar vetëm për luftë politike, të cilët janë të parët që zënë postet drejtuese, nuk mund të bëjnë atë punë që duhet pas një lufte të egër politike për marrjen e pushtetit, nga që pas fitores, ndihen të realizuar si fitimtarë, por edhe të lodhur dhe së fundi harrojnë detyrimet.
Përvoja e gjatë, ka bërë që të kemi fatin të kemi të organizuar një Akademi të Shkencave dhe Artit, që normalisht nuk duhet të ketë të bëjë me politikën dhe mandatet e saj katër vjeçare. Ajo është e pa varur nga politika dhe ndikon politikën në zgjidhjet e problemeve madhore që kanë të bëjnë me ekzistencën kombëtare dhe zhvillimin intensiv të vendit.
Që të mos bëj analizën e Akademisë së Artit dhe Shkencave, u këshilloj të lexoni në internet veprimtarinë e saj për dy vitet e kaluara, përbërjen përkatëse të akademikëve, kandidat akademikëve, kryetarët. Po të keni qenë të vëmendshëm me shtypin, botohen kritika të shumta për të lidhur me detyrat dhe veprimtarinë në të gjitha fushat, sidomos në bujqësi dhe industri. Gjithashtu, shpresoj të keni lexuar artikujt e shumtë të shkruar nga pensionistë të pasionuar pas specialitetit të tyre, por që vazhdojnë të kontribuojnë edhe me probleme e këshilla për trashëgiminë historike dhe patriotike dhe evidentimin të figurave të shquara patriotike. Vetëm emisionet e gazetarit të shquar Marin Mema, eklipsojnë aktivitetin e asaj Akademie. Të gjitha këto shkrime, bëhen se ndihet boshllëku i veprimtarisë së Akademisë. Kujtdo do ti vinte turp dhe do të ulte kokën po të shihte se me emrin e akademikut të shquar “Aleks Buda”, është emërtuar një rrugë që vetëm emrin “rrugë” nuk e meriton, në periferinë e përhumbur të Tiranës, ku bëhet tregtimi i sendeve, këpucëve dhe rrobave të përdorura.
Kështu i gjykojmë problemet lidhur me arsimin e lartë në veçanti dhe sistemin e arsimit të lartë në përgjithësi. Çfarë duhet të bëjnë politikanët tanë të nderuar?
Gjergji FOTO
Kriteret e pranimit në shkollat e larta, gjatë këtyre mbi njëzet vite, kanë ndryshuar disa herë, gjithmonë në funksion të kërkesave individuale të atyre që kanë pasur në dorë marrjen e vendimeve krejt jashtë interesave të vendit.…
Vetëm kjo shprehje lapidare do të mjaftonte për të kuptuar thelbin e gjithë kësaj analize shembullore.
Të reformosh diçka, kjo nuk nënkupton automatikisht arritjen e një niveli më të mirë se i pari. Të pretendosh se do reformosh një ish-sistem deri diku funksional, dhe pas përfundimit të procesit të fillojë shfaqja e një vargu efektesh negative, kjo në kontekst do të thotë, se në vend të reformimit, t’i ke bërë një deformim.
Ky deformim, jo vetëm e ka çuar drejt degradimit sistemin arsimor, por me prodhimin e vazhdueshëm të “mallrave skarco” (pshm. studentë që s’i hyjnë në punë as pronarit të një lavanterie), ajo e ka bërë të dyshimtë nevojshmërinë dhe praninë e universiteteve të tipit kristal.
Nëse reforma do të kishte efekte pozitve në dobi të rritjes së nivelit arsimor tek studentët, dhe nëse kjo reformë do të rriste punësimin e tyre pas diplomimit, ata s’do kishin as më të voglën arsye pse të hidheshin në protesta masive, Pikë.
Zgjidhja?
Fllimisht plotësimi imediat i kërkesave të studentëve, dhe pastaj ulja kokë më kokë me specialistët e kësaj fushe, për të gjetur alternativa sa më efikase dhe të përballueshme për cilindo.
K.Matik! Bravo.Koment brilant.Eshte e vertete se ata qe mbarojne universitetin,dhe blejne diplomen,nuk i duhet as nje pronari lavanterie.
Kush je ti more qe t’i japesh mend ministrave dhe qeverive shqiptare?!
Dukesh edhe burre i ditur dhe nuk paske kuptuar qe mendje kerkon i mencuri. Njeh ndonje te tille ne kuvend apo ne qeveri?He more njeh ndonje ?
Me bej nje nder dhe me thuaj nje emer. Te sfidoj. Nje emer te mencuri ne kuvend dhe qeveri.
Artan Sejko
Nga e nxorre koken,
o gjysëm karrot,
ti nuk sfidon dot
ss nje cope idiot
@karrrota
Exactly
Artan Sejko
Gjergji, ke sintetizuar ate mendim qe kane te gjithe specialistet eksperte te formuar para viteve ’90, qe me perkushtim rriten ne vazhdimesi nivelin e tyre dvec he kontributi ka qene i vecante, i matshem me rezultate te punes, por jo te shperblimit. Per ta konkretizuar, vec kontributeve te padiskutueshme te specialisteve tane te evidentuara ne MH te Patos-Marinzes deri ne zbulimin e Shpiragut, pata rastin te shoh kete edhe ne Houston, Tx. SHBA ne dy aktivitete nderkombetare ku nje numer i konsiderueshem i specialisteve gjeologe e sizmike, te zhvillimit te vendburimeve e te shpimit te puseve dhe te transportit te naftes e gazit kishin zene vend ne kompanite prestigjioze te Amerikes dhe drejtonin punimet per llogari te tyre ne kontinentet amerikane, ne Afriken e veriut deri ne Lindjen e Mesme apo ne ndertimin e nafte e gazsjellesve nderkombetare ne Turqi, nga me te shpeblyerit. E konstatuam kete vleresim te vecante gjate takimeve me presidente e drejtues teknik te kompanive, madje edhe ne ndonje darke miqesore. Te tiile do te gjeni edhe ne kompani nafte me emer austriake, franceze, italiane etj. Keta jane specialistet e formuar ne Fakultetin e Gjeologji-Minierave dhe te specializuar mandej ne France, Itali, Austri e Algjeri.
Sistemi i Bolonjes lindi si kerkese e politikes ne Itali. Asokohe me ka qelluar te marr pjese ne dikutimet e profesoreve te cilet nuk ishin aspak dakord me nje sistem te tille sepse do te sillte pasjmangshmerisht uljen e cilesise se arsimit. Duhet te keni parasysh se para sistemit te Bolonjes Universitet italiane ishin mjaft selektive e vetem 5% e studenteve arrinin te diplomoheshin. Per te rritur numrin e te diplomuarve politikanet menduan mire qe te jepnin nderkohe nje diplome te ndermjetme qe edhe kush i linte studimet ne mes te kishte te pakten njefare diplome (as mish as peshk do te thonim sot) dhe kjo do te perkthehej edhe ne perkrahje politke e vota. Rezultati eshte ky qe kemi sot, breza te ter studentesh me diploma por pa pune. Cka e perkeqesoi me tej kete situate ishte dhe hapja e universiteteve private(kioskave universitare) duke masivizuar diplomat e duke bere qe edhe katranjoset e pesanjoset te beheshin profesore, deputete, ministra e specialiste. Ligji i Arsimit rilindjot konfirmoi kthimin e studentit ne klient dhe i dha akses UET-it kryesisht por edhe universiteteve te tjera private, ne fondet publike.
Si mund te ishte efikas nje Ligj Arsimi i hartuar nga Arbjan Maznku (pa asnje kualifikim si specialist ne arsim) dhe Plarent Ndreca (cilist arrogant pa asnje njohuri per arsimin por vec per qokat ndaj Cilit). Dhe si qershi mbi torte keta te dy u emeruan dhe ne bordet e administrimit te universiteteve duke pasur ne dore te gjitha fondet.
Vetem pas protestes se studenteve keta “specialistet” bashke me kryekaqolin e kuptuan se cfare problemesh kane fakultetet sepse asokohe as degjuan e as kuptuan gje por thjesht shpejtuan te aprovonin ligjin ne kuvend per te marre nje dore parash nga Cili.
Ky ligj bashke me keta plehtra qe e hartuan duhet hedhur ne kosh e duhet hartuar nga fillimi. Kesaj here duke marre parasysh nevojat dhe problemet reale te fakulteteve dhe duke krijuar mundesi qe kete fonde te adresohen per laboratore e pune kerkimore shkencore, kushte noirmale mesimdhenie dhe auditoresh e jo qe te hane maskarenjte e politikes.
Sa me shume kohe qe humbet me llafe partie aq me shume rritet fatura ne kurriz te brezave te rinj. Masivizimit te arsimit i duhet vene fre sepse jo te gjithe jane te afte per shkolle. le te behet me konkurse ose me mesatare te ponderuar sic ka qene para viteve ’90. Kush nuk eshte per shkolle te larte mundet fare mire te regjistrohet ne shkolla profesionale e te zgjedhe nga zanatet qe sot kerkohen me shume ne treg keshtuqe te kete nje game me te gjer mundesish punesimi, perndryshe vendi do te vazhdoje te geloje me juriste, ekonomiste, gazetare te papune qe nuk i duhen askujt.
Shkrim i vlere. Por per gjithe ata qe me lexojne, a mundet te japin nje opinion per statusin e atyre qe mbarojne “bacerolin”. Sepse aty ku une punoj te gjithe ata qe kane mbaruar “bacerolin” kane vende pune si kuadro te larte deri shef apo drejtor zyre, ku te gjithe paguhen me pagen e arsimit te larte, njesoj si te gjithe ata qe kane mbaruar Arsimin e Larte para v.90-te, njesoj si te gjithe ata qe kane mbaruar masterin (por qe mezi i gjen sepse numrohen me kokra) .
Gjej rastin ta falenderoj autorin, Por jo vetem. Do te kerkoja nje debat te hapur, ne lidhje me ndryshimin e sistemit te arsimit te larte te para 90-es me ate te Bolonjes te zbatuar tashme. Cilat jane perparesite dhe te metat e secilit sistem, dhe pas kesaj te procedohet per nje sistem te permiresuar dhe te qendrueshem, qe te “prodhoje” intelektuale dhe kuadro, dhe jo rrumalle dhe rrugecer.
Ne fund te procesit te VETING-ut te vendeve te punes qe kerkojne arsim te larte, duhet te perjashtohen nga sistemi te gjitha ata qe jane diplomuar me para, miqesi apo me kercenim, nepermjtb te vendosjes se sistemit te konkurimit dhe te rradhitjes ne baze te pikeve. Kjo do te perjashtoje influencat, sic deri me sot, te deputeteve dhe krereve te Bashkive, te Partive, te Kapobandave “ilegal” qe jane me influence ne cdo qytet te madh, te cilet (keta te fundit) kane te perbashket lidhjet me kategorine ministra, deputete, kryetar bashkie.
Sa shume jemi ndotur keto 30 vitet e fundit ! Ka ardhur koha per ta ndalur katrahuren, per ta pastruar !
Problemi qe ngre ne lidhje me pagat eshte i vertete sepse pagesa per nje inxhinier pavaresisht se me diplome bachelor ose MP apo MSc. parashikohet me ligj 480 mije leke te vjetra. Natyrisht pastaj privatet madje edhe shteti shpeshhere veprojne sipas qejfit.
Kjo konfirmon sa shkrova me siper per qellimet e mbrapshta te politikes ne lidhje me arsimin ku meritokracia i ka lene vendin interesit, servilizmit, paaftesise, nepotizmit.
Kaq absurde eshte situata e krijuar me falsifikimet e diplomave sa qe tani shteti nuk njeh as certifikatat apo vertetimet e veta per diplomat e shkollave te mesme me perpara vitit 2018. Pavaresisht se ekziston per administraten publike nje ligj qe nuk detyron me qytetaret te paraqesin dokumenta, certifikata, vertetime te cilat jane ne zoterim te shtetit ne kete rast shteti te konsideron falsifikator dhe duhet te jete qytetari qe duhet te provoje vertetesine e diplomes se matures duke kerkuar kopje te saj ne AQSH ku kostoja arrin deri ne 45 mije leke te vjetra kur aplikohet procedura e urgjences.
Pra e kupton se cfare absurditeti eshte krijuar tani qe shteti ka rene ne dore te falsifikatoreve, plagjatoreve dhe njerezve servile e te pafte!
Kur 80% e policeve nen 40 vjec mezi presin te emigrojne imagjino se cfra endodh me hallexhinjte e papune. Shteti nuk i paguan policeve as sigurimet mbi jeten dhe ky eshte nje tjeter maskarallek ne nje kohe kur leket derdhen lume per oligarket madje edhe taksat mbi dividendin u pergjysmuan nga 15% ne 8%.
Ndotja nuk eshte vetem 30 vjecare por 70 vjecare sepse sa erdhi ne fuqi ne ’45 kumandari shfarosi pa meshire inteligjencen e njerezit e shkolluar, ashtu sic vazhdoi te bente nen akuzat absurde te sabotimeve apo armiqve te kllases.
Shqiperi ka mese 70 vjet qe ka nje shoqeri te gjymtura me nje arsimim gjysmak (ne kohen e kumandarit lendet shoqerore ishin nje mjerim total) rezultatet po i ndjejme ende sot. Shikoni si komunikojne enveristet e Dites, fjalorin qe perdorin, mendesine gjakatare dhe urrejtjen qe akoma mbajne brenda. Keta ishin ne krye te shtetit te para ’90 ndaj vendi shkoi drejt rrenimit.
Mendoj se eshte koha per nje ndryshim rrenjesor per te dale nga bataku 70 vjecar prandaj le te mbeshtesim studentet e ti bashkohemi nje fryme ndryshimi qe te hedhim njehere e mire ne koshin e plehra te gjithe politikanet e le te dale nje klase e re qe gezon besim dhe respekt ne komunitet.
Cka thone me keso diarre kilometrit albanistanezet.
Nuk ju ka mesuar kush sa ma shkurt..
Prandaj jane ku jane…ju duhet nje km shkrim per me dhane ,me zi me dhane nje ide…
Permend cdo gje.po nuk permend formimin e profesoreve qe japin mesim. ..
kjo eshte e rendsishme profesor dikur kishim pak ,po i kishim ne nivel t’evropes. Sot kemi shume po te gjithe me te meta serioze ne formimin e tyre siç po shihet ne kete artikel.
Bologna nuk ndryshon asgje,eshte vetem ne organizim tjeter i mesimit . Pse profesoret nuk mundet me organizuar ndryshe mesimi. Tregon per paaftesine e tyre per me ndryshuar menyren e dhenjes mesimit. Nuk jeni profesora po papagal. Ketu eshte dallimi ndermjet atij qe pregadit trurin e studentit per mesime tane jeten, edhe atij qe kerkon vetem noten e studentit, si alpha e omega te arritjes studentore…
Pfff
Debile.
Merrni prape programet e Ivanajt, bile do kuptoni cka eshte arsimi….
Problemi qe ngre ne lidhje me pagat eshte i vertete sepse pagesa per nje inxhinier pavaresisht se me diplome bachelor ose MP apo MSc. parashikohet me ligj 480 mije leke te vjetra. Natyrisht pastaj privatet madje edhe shteti shpeshhere veprojne sipas qejfit.
Kjo konfirmon sa shkrova me siper per qellimet e mbrapshta te politikes ne lidhje me arsimin ku meritokracia i ka lene vendin interesit, servilizmit, paaftesise, nepotizmit.
Kaq absurde eshte situata e krijuar me falsifikimet e diplomave sa qe tani shteti nuk njeh as certifikatat apo vertetimet e veta per diplomat e shkollave te mesme me perpara vitit 2018. Pavaresisht se ekziston per administraten publike nje ligj qe nuk detyron me qytetaret te paraqesin dokumenta, certifikata, vertetime te cilat jane ne zoterim te shtetit ne kete rast shteti te konsideron falsifikator dhe duhet te jete qytetari qe duhet te provoje vertetesine e diplomes se matures duke kerkuar kopje te saj ne AQSH ku kostoja arrin deri ne 45 mije leke te vjetra kur aplikohet procedura e urgjences.
Pra e kupton se cfare absurditeti eshte krijuar tani qe shteti ka rene ne dore te falsifikatoreve, plagjatoreve dhe njerezve servile e te pafte!
Kur 80% e policeve nen 40 vjec mezi presin te emigrojne imagjino se cfra endodh me hallexhinjte e papune. Shteti nuk i paguan policeve as sigurimet mbi jeten dhe ky eshte nje tjeter maskarallek ne nje kohe kur leket derdhen lume per oligarket madje edhe taksat mbi dividendin u pergjysmuan nga 15% ne 8%.
Ndotja nuk eshte vetem 30 vjecare por 70 vjecare sepse sa erdhi ne fuqi ne ’45 kumandari shfarosi pa meshire inteligjencen e njerezit e shkolluar, ashtu sic vazhdoi te bente nen akuzat absurde te sabotimeve apo armiqve te kllases.
Shqiperi ka mese 70 vjet qe ka nje shoqeri te gjymtura me nje arsimim gjysmak (ne kohen e kumandarit lendet shoqerore ishin nje mjerim total) rezultatet po i ndjejme ende sot. Shikoni si komunikojne enveristet e Dites, fjalorin qe perdorin, mendesine gjakatare dhe urrejtjen qe akoma mbajne brenda. Keta ishin ne krye te shtetit te para ’90 ndaj vendi shkoi drejt rrenimit.
Mendoj se eshte koha per nje ndryshim rrenjesor per te dale nga bataku 70 vjecar prandaj le te mbeshtesim studentet e ti bashkohemi nje fryme ndryshimi qe te hedhim njehere e mire ne koshin e plehra te gjithe politikanet e le te dale nje klase e re qe gezon besim dhe respekt ne komunitet.
I vetmi mesazh qe jep ky shkrim eshte qe ne duhet ta fillojme nga e para.Sa kohe qe universtetet do te jene vende per te mbuluar papunesin ne vend ato nuk kane perspektive.E njejta gje mund te thuhet edhe per shkollat profesionale,ku niveli eshte mjaft i ulet.Shqiperia nuk ka nevoj per 50 universitete.Nje popull me 2-milion banore (brenda vendit) eshte i superpopulluar me te tilla institucione.Kjo gjendje ka sjelle mungesen e perspektives te brezit te ri e te vendit.Koha per ndryshim,per keto probleme.
Fajin e ka Saliu. Xhaxhi Edvini eshte viktime e tij dhe reformave qe beri ai. Edvini i cop kstunari me poture asht ca te bej i shkreti. Zgjidhja: te varim Saliun dhe fap mrekullia ndodh, arsimi perparon. Si domos po te bejme Minister per analfabetizem ate ish Rektorin qe artikullshkruesi nuk ja permend emrin te madhin, te paaritshimin Trapin Jorgaq Gaqi Kacani. Vejeni n krye ene keni per te pa po nuk e shkalafiti arsimin njisoj si UPT. Rrofte Lali Eri se Saliu desh na theri
E para , dua te bej nje vrejtje. Tek filmi “Horizonte te hapura ” nuk eshte Pandi Raidhi ( guzhinjeri ) qe kap Adem Reken prej mezi dhe engre lart. Eshte Adem Reka ,ne film me emrin Urani luajtur nga Dhimiter Orgocka. Pasi Urani shkul piloten e pare ,e cila thyhet. Zbret nga diga dhe kap kapitenin ( Sander Prosin” ) – Duhet kapur ketu, dhe emberthen prej mezi dhe engre lart. Po ta kishte bere guzhijeri,ku do dilte roli i komunistit qe studion , eksperimenteon e propagandon…. Shkrimi eshte i vlefshem per ta lexuar. me te vertet arsimi u konsolidua . Po pergatiteshin kuadro te vlefshem ne c’do fushe. Te mos harrojme Agranomet e larte, Mjeket qe shkuan neper fsahtra e ngriten institucione shendetesore ku jepej ndihma e pare. Te mos harrojme se lishim pedagog, doktor shkencash e shkencetare te zot. Nuk dua te eprmend emra se kemi te tillle shume e dihen,por ketij sistemi nuk i leverdis ti permendi. Pranojne te ngren bustin e nje prifti ,apo hoxhe, te ardhur nga jashte se sa nje shkencetari, aktori ,kengetari,kompozitori ,pse jo edhe nje minatori……