Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Sot kemi miting
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Rubrika > Sot kemi miting
Rubrika

Sot kemi miting

anazapta
Published November 11, 2013
Share
SHARE

Luajtën me letra

Bënë edhe një xing

Truri ua dha

Të bëjnë miting.

 

Paj  duhet kujtuar

Dhe avaz i vjetër

Aq më tepër sot

Kur u ra një letër

 

Qënka qeveria

Që po i  përndjek

Korruptoi studentët

U dha dy mijë lekë

 

Bëjnë sikur harruan

Kur qenë në pozitë

Qelbin  si e rrasën

Brenda në kutitë

 

Vend i numërimit

Mbushur me ekrane

Ngjan me një klub nate

Ngjan me një mejhane

 

Dikush flet e qesh

Ndonjë  hungëron

Të tjerë shifra japin

Shpejt në telefon.

 

Kur ndokush mendonte

Hajt varja bidonat

Cicërijnë njëherazi

Të gjithë telefonat.

 

Brofin numëruesit

Menjëherë në këmbë

Dhe në celular

Flasin nëpër dhëmbë.

 

Zëri vjen i plotë

Zë autoritari

Merr një porosi

E jep kryetari.

 

Sapo fjalë e prerë

Erdhi nga Partia

Përmbi gjithë kutitë

Filloi batërdia.

 

Numërues  mavritë

Se ç’u vunë në garë

U bë deti kos

Të marrë kush të marrë.

 

Të gjitha në sulm

U vunë repartet

Punuan me ngulm

Plotësuan standartet.

 

Po nuk qe e thënë

Që të mbushet gota

Me gjith’ batërdinë

Humbën për 10 vota.

 

Qe fare kollaj

Iu gjet dermani

Duart në kuti

I rrasi Ristani.

 

Me llërë përveshur

Do dalin në ring

Ej , ju ,votavjedhës

Sot kemi miting.

anazapta November 11, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
6 Comments
  • gjermani i fundit says:
    November 11, 2013 at 3:34 pm

    Nga gjithë burrat “historikë”
    veç Saliu ka mandatin
    që të bëjë miting pa frikë
    sa herë që e zë inati.

    Fjala vjen, kur qeveria
    ndonjë ligj do anullojë,
    Hopa, doli alibia,
    me mitingje do zhurmojë.

    Sala, që rekorde vuri
    si asnjë lider në botë,
    ndaç në Kinë kur hipi murin,
    ndaç në det kur bënte not,

    për mitingje s’e ka shokun,
    madje, thjesht i ka zbavitje.
    Salën kur e zë amoku
    bën mitingje për stërvitje.

    Mjerë sheshi Skënderbej
    që i kthehet gramafonit,
    se e ka Sala me lejë,
    me Tapinë e Tranzicionit.

    Do ia nisë prapë nga e para
    me mitingje dhe rrëmuja,
    siç di Sala me të shara,
    gishtat lart me ububuja,

    si ai që del nga dera
    dhe s’vonon të hyjë me vrik:
    ” Ore miq, ju qoftë Ndera,
    unë s’rri dot pa politikë”!

    Se dhe kaq duroi shumë,
    që t’a themi pa dorashka.
    Ku rri dot Sala pa zhurmë,
    pa tymnaja dhe pa shashka?

    Ku di Sala që të rrijë
    pa mitingje dhe tribuna?
    Sala vdes të ulërijë
    nga e djela tek e shtuna.

    Reply
  • DREAM says:
    November 11, 2013 at 9:35 pm

    Poetiiiiii ,ktu jeton ti mor njeri ???
    Degjon ndonje miting tjeter ,apo televizori jot nxjerr vetem Lulken ?
    Mire Lulka se e nxjerr partia dhe Berisha ,po ty Selia Pink te thote
    te na marresh mendjen perdite me Lulashin …

    Shtrengoje pak lapsin ,mos qaj hallin e vendit te punes …

    TE VDEKURIT NUK DUHET TE KENE FRIKE SE VDESIN !

    Reply
  • Fiks Pare says:
    November 11, 2013 at 10:10 pm

    O Dreame! Çfare po i thua poetit? A je ne gjume apo zgjuar?! Kujdes moj se mos na mastrubohesh duke pare Lulin ne endren tende perj budallaçkeje. Po flitet per Berishen apo ti nenkupton Lulin se te ka bere me fiksim. Vetem neqoftese je ne menapauz. Plake putane qe ngele duke na hapur barkun me idotizmat e tua prej histerikeje. Shko dhe gje ndonje tetedhjetvjecar duke pire kafe tek Taivani, se mbase te ploteson ndonje deshire dhe e mbyll ate grope me proteza.

    Reply
    • DREAM says:
      November 11, 2013 at 10:56 pm

      Fiks Pare ,kjo ishte nje leter ‘dashurie” midis meje dhe poetit
      Ti si e ke hallin ??? Pervec fatekeqesise qe ke lindur idiot ,cfare problemi ke ??
      Pensionist partizan morracak ,hap You Porn kur perdor kte fjalor ..dhe bej nje kurs kunder anafalbetizmit para se te me thuash mua cfare po shkruan poeti .

      Reply
      • N.VJOSA says:
        November 12, 2013 at 6:59 am

        Koplimente poetit Petrit Zili !
        Shkruan shume bukur dhe me nje fryme artisti qe pi uje ne Gurren e madhe te popullit te vet…
        Ky Berish Kllouni yne Shqiperine e shkaterroi.Po shkaterron edhe PD- ne , duke e tkurrur ate dite per dite…
        Dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe kur e mbeshtet kauzen e nje Partie tek GENJESHTRA, MASHTRIMI…
        Ja mitingu i tij i djeshem ishte nje Komedi e vertete!…Megjithse Lulushi e shterngonte fort Sumatriçen, per te bere oratorin, nuk ben njeri pervehte, sidomos ata qe e kane koken mbi shpatulla, e kuptojne moralin e Kusarit !…
        Ben protest Kusari dhe kusaret qe i ka pare mbare Shqiperia se si vjedhin votat, se si vjedhin gjyqtaret, deputetet deri dhe Presidentin!…
        Deri dhe duke vrare njerez te pafajshem , me nje T e r r o r, te pa pare shteteror, duke qelluar me plumba prej verteti mbi nje demostrate qindramije shqiptare….
        E te tjera e te tjera…
        Pergezime Petrit…I lexoj me kenaqsi poezit e tua, siç lexoja dhe Arben Duken, i cili , per hir te se Vertetes ka shkruar shume per demaskimin e SalikriminelhajdutparanojakprimitivBerishë Rrumpalles…! Edhe pse me ndonje poezi siç ish ajo per Janullatosin, na e prishi pak ate konsiderate qe fitoi me krijimtarine e tij prej Talenti te vertete….Megjithate, une per vehten time nuk e humbase respektin per te, se si i thone fjales, nuk shitet kali me nje te qorrollisur….
        I shkrova keto radhe per te qene i qet me ndergjegjen time…, por tek ty i nderuar poet, gjej vertet nje te talentuar…Sigurisht mos prit te pelqejne te gjithe, sepse Shqiperia eshte nje terren teper i politizuar, ndaj si per te gjithe ne kete rast respektohet talenti dhe sidomos ai talent qe pasqyron te Verteten…
        Edhe nje here Pena Top Poetit Petrit Zili!

        Reply
  • TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:
    November 12, 2013 at 2:28 am

    Ti ore Enderrimtar ,ik se na cave carin ,o pordhalec !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?