Sot Konferenca e Donatorëve, viktimat e tërmetit do vuajnë gjatë

redaktor

Bashkimi Europian ka bërë të ditur se në konferencën e Donatorëve që nis sot në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë për pasojat e tërmetit, do të jetë i gatshëm që të japë rreth 230-300 milionë euro, shifër që u pranua edhe nga ministri Arben Ahmetaj.

Ndërkohë që qeveria shqiptare ka nxjerrë fatutrën e 1 miliardë eurove, vendet e BE-së janë përgjigjur me një lëvizje që duket qartë që është një manovër tipike e administratës së BE-së që ndëshkon atë që kërkon fondet pikërisht për mënyrën sesi e ka udhëhequr kërkesën për financime.

Prej 26 nëntorit, qeveria shqiptare, përveç propagandës që lëshonte në ERTV-në e Edi Ramës, nuk ka bërë asnjëherë një analizë serioze për rindërtimin dhe shpërdorimet që e kanë çuar buxhetin në pamundësi totale për të ndihmuar qytetarët e dëmtuar.

Nuk është nevoja të përsërisim këtu se si në vend të analizave dhe marrjes së përgjegjësive kryeministri Rama veç përsëriti përditë se asnjë banor nuk do të jetonte në çadër.

Ja pra, që nuk është ashtu.

Të nxjerrë nga hotelet, ku u strehuan përkohësisht për të shmangur një revoltë të përligjur antiqeveritare, banorët e goditur sot ose janë në çadra ose në banesa të njerëzve të afërt.

Bonusi i qerasë i dhënë për një pjesë të tyre është krejtësisht i pamjaftueshëm; 2 mijë lekë për frymë, në një kohë kur mesatarja e çdo shtëpie me qera është 25000 mijë lekë apo 250 euro në muaj. Bonusi nuk mbulon as gjysmën, ndërkohë që këta banorë që kanë humbur gjithçka i duhet të blejnë nga e para çdo gjë, por edhe të paguajnë faturat mujore si drita, ujë, etj.

Jemi në shkurt pra 3 muaj nga tërmeti dhe fatura doli vetëm 2 javë më parë.

Sigurisht që donatorët perëndimorë nuk na kanë ndonjë borxh dhe nuk mund t’i gjykojmë pse japin kaq apo aq. Ne këmbëngulim se po të kishte më shumë seriozitet e përkushtim në menaxhimin e parasë publike, si dhe po të kishte më pak korrupsion e përgjegjshmëri në lejet e ndërtimit, edhe viktimat apo dëmet do ishin më të paktë, por edhe para e fonde më shumë do kishte Shqipëria për të ndihmuar veten.

Ndoshta atëherë edhe angazhimi ndërkombëtar do të ishte më i madh. Mjafton të tregojmë shembullin e Shkupit i vitit 1963, ku qyteti u rindërtua thuajse totalisht nga ndërkombëtarët, por falë edhe një mobilizimi të madh të Jugosllavisë që drejtonte Titoja në atë kohë.

Samiti

Ka  qenë Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel i cili disa ditë më parë vendosi datën 16 shkurt për tu mbledhur në një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së.

Po ashtu në këtë takim priten të jenë edhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Joseph Borrell.

Takimi, që do të zhvillohet në formën e darkës së punës, është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 maj në Zagreb.

Ky takim vjen vetëm pak orë para konferencës së donatorëve  (e hënë 17 shkurt, 2020) që do të mbahet në Bruksel për të dhuruar fonde për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas dëmeve që la pas tërmeti i 26-nëntorit.

Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur optimist për sa i përket kësaj konference. Por shou dhe politika në TV nuk mjaftojnë. Dhe kjo kuptohet nga ajo që thotë ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Sipas tij nga Konferenca e Donatorëve që do të mbahet nesër në Bruksel, qeveria shqiptare pret që të mblidhen 300 deri 350 milionë euro.

Ministri ka deklaruar se nëse shifra do të jetë më e ulët, kjo do të sillte shumë vështirësi për zbatimin në kohë të planeve të qeverisë.

“Nëse ne angazhojmë nesër diçka midis 300 milionë deri në 350 milionë euro, nëse nuk ka bërë ndonjë magji kryeministri le të themi me turin e vet, pra natyrshëm do të shkonte tek 300-350 milionë eurove, ku raporti midis granteve dhe kredive do të ishte diçka tek 70-80 milionë euro vijnë grante dhe pjesa tjetër vijnë kredi të buta që janë të domosdoshme për rindërtimin. Nëse do të ishte një shifër poshtë 300-350 milionë euro e kombinuar grant kredi atëherë do të gjendeshim përballë një vështirësie serioze financiare për të përballuar në kohën që ne duam gjithë pasojat e tërmetit. Ndryshe skenari pastaj do të ishte shumë afatgjatë”, tha Ahmetaj.

Nga axhenda e bërë publike nga Komisioni Europian parashikohet që konferenca të nisë me nënshkrimin e fondit prej 15 milionë eurosh që Komisioni ka vendosur në dispozicion të Shqipërisë për të përballuar kostot e tërmetit të 26 Nëntorit.

d.a. / dita

 

Share This Article
11 Comments
  • Duhet te kerkohet fai tek vetja e jote .Ne keto 30 vite te ketij tranzicioni post komunist ,cdo gje u be ,u punua per se mbrapeshti .Nuk u pyeten specialistet .por u la shteti ne dore te politikaneve te pa afte te pa pergjegjeshem dhe hajdute me cizme te kryetareve pashallare te bashkive .Pa kerkese llogaria ,nuk ka funksionuar ligji , ing e nd i spostuan , i zbythen me koshjence ,nuk ja varte njeri , por ka funksionur ryshfeti ,20 % diten per diell ne menyren me brutale ,dhe termeti i 26 nendorit e nxori politiken lakuriq ,te lidhur me mafjen e ndertimit .Dhe tek ky 20 % ku do fitonin firmat e ndertimit dhe normal do rrezikohej dhe abuzohej me cilesine e varfer te ndertimit . Nuk ka budallenj sot ..Duhet te kerkohet ,te ndeshkohet fai dhe nuk shtyhet me genjeshtra te castit dhe kujt BE ,qe e di si funksionon me mire se ne , korrupsioni ne shqiperi ??Duam para ,thote ky hajduti mesuesi i anglishtes ,po cfare fai te ka ty Brukseli o mavri ,kur Dako shton per perfitime korrupsioni ,pa pike pergjegjesie , si me qene bombone 4 kate pernjeheresh ,me kalimin e kohes dhe pa studim qe nga zyra ,dhe Edi Rama del e flet pa pike turpi qe e kam shpirt dhe e kam xhan Kriminelin Dako..Apo do ti thote drejtesise duart larg nga Dako .Ku Dako ka dhene leje ndertimi ne rere truall shteteror me qindra pallate e hotele 5 metra nga deti me mijera m2 ne bregdet ?? pa ju permendur shaterimin
    e natyres ,betonozimin dhe vjedhjen e truallit shteteror ,ne bashkepunnim me mafjen e ndertimit ,me keq se ne mall te babes . Kush e mban pergjegjesine , pse ka abuzime dhe vjedhje .Ku deri me sot prokuroria nuk eshte mare fare me Dakon ,kane futur ose fshehur surratin ne rere si struci .Dhe ju pa pike turpi kerkoni para ,bile edhe per te abuzuar , e pse jo , si deri me sot. Ja kini kaluar mijera here diktatures komuniste nga abuzimet dhe me keqeardhje nuk i hafroheni as tek gishti i kembes ,nga babezia juaj , brutale per fitime ,per para .

  • Epo mire, se dhe nja dy muaj iken dimri. Ata qe nuk do durojne dot le te nisen per ate bote. Te tjeret te gezojne se do vije vera, dhe te ngrohen mire, dhe per dimrin tjeter.
    Populli shqiptar ngelet po prape popull i poshter

  • Mire qe paret jane me pakice por shteti dhe per ata qe ndihmojne kerkon TVSH,dhe me e keqja qe edhe ndonje qe don ta ndertoje vete shteti nuk e lejon,dhe fondacioneve qe kane mbledhur ndihma i kerkon llogari pse keni nisur punimet a thua qe ata qe jetojne ne çadra ,jetojne ne lluks sepse ne Ukraine jetojne me keq.

  • Edhe dicka, jo konferenca, por mbledhja e nje seksioni te vecante investitoresh dhe paradhenesish nen garancine e Brukselit. Mos i beni njerezit te shohin endrra me sy hapur!

        • Ha-ha-hi-hi, kjo ishte loja! Flm per komentin, se morra vesh se si gazeta DITA nuk respekton rregullat, duke i dhene me tej te dhenat e komentuesve!
          Persa i perket ndihmave, dosido nje pjese e tyre jane hua, pra kredi. Se sa, -kete do na i sqarojne gazetaret e shitur!

  • Mos u nxitoni ju që keni mizën nënë kësul të mbillni pçanik , dardha e ka bishtin mbrapa,përfundoi kmonferenca e detonatorve të BE-së me 1milard e njqindë e pesëmbëdhjet milon euro për shqipërinë ,Kjo është fantastike ,sië shprehet kryeministri më i suksesëshëm i 30 vjetve të fundit Edi Rama se jam i nderuar dhe shumë i gëzuar për ndërtimin e shqipërisë edhe me 400 milon euro si grante .Falenderoi dhe VON der Leyen që shqipëria nuk është vetëm por u ndihmua nga BE-ja për rimkëmbja u tejkalua,por gjithmon si lypsari që ka faqen e zezë por nuk del pa gjë.

  • Mos u nxitoni ju që keni mizën nënë kësul të mbillni helm e panik , dardha e ka bishtin mbrapa,përfundoi sot më dt. 17/ 2/2020 konfrenca e detonatorve të BE-së me 1milard e njqindë e pesëmbëdhjet milon euro për shqipërinë .

    Kjo është fantastike ,siç shprehet kryeministri më i suksesëshëm i 30 vjetve të fundit Edi Rama se jam i nderuar dhe shumë i gëzuar për ndërtimin e shqipërisë edhe me 400 milon euro si grante .Falenderoi dhe VON der Leyen që shqipëria nuk është vetëm por u ndihmua nga BE-ja për rimkëmbja u tejkalua parashikimi ,por gjithmon si lypsari që ka faqen e zezë por nuk del pa gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *