Sot kongresi i PS, Rama publikon foto nga selia me Nanon në sfond: Ndjesë që po ju zgjoj si gogol

Ornela

Kryeministri Edi Rama e ka nisur herët ditën e sotme. Ai ka publikuar një foto në faqen e tij në Facebook, ndërkohë që sot mbahet Kongresi i Partisë Socialiste. Kryesocialisti shfaqet në shkallët e selisë, ndërsa në sfond duket fotoja e Fatos Nanos.

Rama u kërkon ndjesë ndjekësve të tij, teksa thotë se “po i zgjon si gogol”, ndërsa kujton se sot PS ka ditën e kongresit.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me ndjesën që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa #PS?e ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë?”, shkruan Rama.

Partia Socialiste mbledh sot organin e saj më të madh vendimmarrës, Kongresin ku do të vendosen objektivat për garat e ardhshme elektorale. Ky është i konceptuar si një kongres autokritikë përmes 5 paneleve që do të jenë të vendosura në Bulevard. Punimet nisin rreth orës 09:30 ku përgjatë Bulevardit, në dy sheshe, do të jenë 5 panele, ku ministra, deputetë dhe grupe interesi do të diskutojnë për energjinë, politikën e jashtme dhe çështje të tjera.

Kjo pjesë e planifikuar për ndërveprim më qytetarë, zgjatë 2 orë, për t’u zhvendosur më pas në këto ambiente te salla e Pallatit të Kongreseve, e për tu fokusuar tek punët e partisë. Ky Kongres rikthen Ditmir Bushatin. Ish-ministri është përqendruar tek rinia, vizioni për zhvillimin e kapaciteteve në PS. Fjalimet përmbyllen nga kryeministri Edi Rama.

o.j/dita

Share This Article
10 Comments
  • Uroj qe per djegesit te vendoset drejtesi sepse si ceshtje nuk I perket vetem lekeve te shperdoruara por me shume mosperfillja dhe veprimet e hapura fare …dmth nuk na e ndjen….duhen bere shembull deri dek I madhi fare…..ndryshe…..nejse aty jane aq hapur gjerat sa mbase dhe mbas 10 vjetesh do vije dikush qe te vendose drejtesi….

  • Me gjasme po kerkon ndjese ai qe nuk i jep llogari askujt per aferat korruptive me miliarda euro.Kongresi, Partia qe e ka bere si pronen e tij,Kryetari,gara elektorale per te mbajtur pushtetin me çdo kusht,ndersa Shtetin shqiptare e ka dhjere.Kerkon ndjese mashtruesi qe nuk ju pergjigj asnjehere direkt pyetjeve te Blendi Fevziut duke folur pa nderpreje njekohesisht edhe kur ai i bente pyetje,per tju shmangur pergjegjesive dhe detyrimeve qe ka nje Kryeminister para qytetareve te vendit qe ai qeveris.Para Fevziut zhurmuesi llapaqen gufosej si gjeli maje plehut,para Leonardo DiCaprios e uli veten si nje qen i zgjebosur vetem per te bere nje foto.Politikan me te neveritshem dhe pa dinjitet zor se e gjen ne te gjith Boten.

  • Hiqe ate bixhozxhiun e pijanecin qe aty se le kokrren e namit , e dim mir qe ai te beri ky qe je sot , te mori nga fundi botes , dhe ben mir qe ja di per nder , por foton e atij mbaje tek koka krevatit tend , por jo tek selia PSs sepse ai esht turpi partis socialiste bixhozxhi matrapaz pijanec burgaxhi te ter te kqiat e nje alabaku zoteronte , PSja nuk esht parti qe duhet te identifikohet me sharlatan kalibri se elektoratin e ka serjoz ,

  • Shqiptaret votojn antishqiptaret,mut e shurre,ikonat e “ideologjise socialiste”,Pijaneci – Drogaxhiu.

  • Fotografija e simbolit te hajduterise prapa tij i thote te gjitha!Nga Nano frymezohet ky injoranti hajdut?

  • Tani qe shpiku dhe Keshillimin Kombetar e ktheu si te Pallati i Endrave. Cdo gje qe do i fanitet do na e ligjeroje me kesjhillimin me ca zarfa qe as nuk i di as nuk i numuron njeri. TURP>

  • Nano do behet president. Prandaj Rama ka vene fotografine e Nanos ne seline e PS edhe prandaj e ka bere kete fotografi.

  • Iku ajo pune,kjo foto ne sfond tregon Nanon President!E paska nda mendjen Rama!Hajt ta gezojme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *