Ditën e sotme, në orën 17:00 do të mblidhet sërish Kuvendit me kryetare Lindita Nikolla, ku kryeministri Edi Rama pritet që t’i prezantojë parlamentit programin qeverisës si edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar, edhe pse nuk është përfshirë në rend dite.
Pas miratimit në Parlament, kryeministri i dërgon Presidentit Ilir Meta për dekretim ministrat, i cili duhet të shprehet brenda 7 ditëve.
Meta nuk ka humbur kohë dhe ditën e djeshme i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme informacion për ministrat e propozuar, nëse janë në procese gjyqësore, apo mund të jenë në fazë vlerësimi për t’u nisur hetime ndaj tyre.
Pas marrjes së informacioneve për të cilat është interesuar, kreu i shtetit duhet të dekretojë qeverinë e cila dhe më pas dekretet e miratuara kalohen sërish nga Kuvendi në një afat 10 ditë. Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit, të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë. Kjo është procedura deri në marrjen përfundimtare të qeverisë së re, cila do të nis nga puna me objektivat e vendosura për mandatin e tretë qeverisës.
Gjithashtu, deputetët do të mblidhen për të ngritur edhe të gjitha strukturat e reja të parlamentit. Në rendin e ditës është parashikuar miratimi i përbërjes së 8 komisioneve të përhershme; 5 prej të cilave drejtohen nga mazhoranca dhe 3 nga Partia Demokratike si edhe do të ngrihet edhe byroja e Kuvendit dhe sekretariatet.
Nga ana tjetër, po sot, një orë para mbledhjes së Kuvendit, PS-ja do të mblidhet deputetët. Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 dhe do të drejtohet nga Taulant Balla, i cili gjatë mandatit të tretë të qeverisjes nga kryeministri Edi Rama, do të vazhdojë të kryejë detyrën e kreut të grupit parlamentar, por jo atë të sekretarit të përgjithshëm të PS. Ky post pas 4 vitesh në drejtimin e Ballës, i është besuar Damian Gjiknurit.
o.j/dita

Rrugetim te mbare!