Maxhoranca pritet të votojë sot mbylljen e bixhozit në Shqipëri në gjitha format dhe llojet.
Drafti i propozuar nga qeveria, i ndryshuar nga Komisioni i Ekonomisë, parashikon mbylljen e të gjitha pikave të basteve, kazinove, bingove, garave në pistë dhe çdolloj basti të organizuar.
Maxhoranca do të shqyrtojë sot në Kuvend edhe dekretin e Presidentit Ilir Meta që ktheu sërish për rishqyrtim ligjin që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar.
Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi tha se dekreti është përfshirë në axhendën e Komisionit që shqyrtimi të bëhet ditën e enjte në orën 09:00 të mëngjesit, një orë para se të fillojë seanca plenare.
Pritet që dekreti të rrëzohet dhe për rrjedhojë ligji hyn në fuqi menjëherë, pasi e drejta e Presidentit për ta kthyer ligjin është vetëm njëherë. Nuk dihet ende nëse opozita do marrë pjesë sot në seancë kur të shqyrtohet dekreti i kreut të shtetit.
Në 11 tetor, Kreu i shtetit, Ilir Meta ka refuzuar sërish miratimin e ligjit të maxhorancës, që i hap rrugën shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Në dekretin e ri të Presidentit evidentohen në total 9 shkelje ligjore, të cilat sipas Metës nuk janë reflektuar në draftin e miratuar nga Parlamenti.
o.j/dita

Ky Parlamenti i mazhorances produkt i shumices se pakicesh qe e votoje,apo ja grabiti e tjetersoje voten popullit nuke ka moralin dhe te drejten ligjore te ndermare ligje qe shkallmojne me forcen e kartonit identitetin e historine e asaje pjese te mbetur nga vandalet te qendres se Tiranes ne dite e vite. Sot ne moralin e ketije parlamenti eshte te vendos per nje fund te turpshem dhe te shpejte,apo per nderin e tyre e ne zbatim te Kushtetutes, per ti hapur rrugen nje qeverie teknike te perbere nga disidenca dhe intelektuale te pa perlyer me te djeshmen e te sotmen sa korruptive aqe dhe kriminale ne dit e vite.Mjaft me,nuke vazhdohet me keshtu nga bijte e diktatures komuniste,tek mostrat e saje me nje barre krimesh mbi supe,te akuzuar me ze,figure e deshmi te gjalla,sa medjatike aqe dhe popullore.Besoni nuke do te kete leke te piset e pushtet brenda djallit qe t’ju shpetoje me nga bange e Drejtesise.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza,si dhe mijra femije te mbetur jetim,paharruar nje pasuri kombetare e private te grabitur e te tjetersuar nga politikat bastarde te Tiranes zrtare ne dite e vite qe kerkojne Drejtesi dhe jo lojra fjalesh e lloqe kavasish qe nuke i shkojne per shtat nje rrealiteti te dhimshem shqiptar.Binduni,dhe ndaluni ne marrezite tuaja e rrefehuni,qe POPULLI,USA,BE, dhe Ligji e ZOTI t’ju meshirojne, ju qe mbetet po mije kenetash e mizakali ne krie te pushteteve.
KULLAT LALIDHJER-PROKURORIA FUSHA
NUK KALOJNE.