Sali Berisha do të mbajë sot Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve dhe ka ftuar ish-bashkëpunëtorët e besnikët e Lulzim Bashës me shpresën që të japë sinjale bashkimi, pavarësisht mesazheve nga ndërkombëtarët se nuk e njohin Rithemelimin si organin drejtues të PD dhe përballë grupit të Enkelejd Alibeajt që vijon ta konsiderojë proces përçarës.
Kuvendin e PD-së mbldhet në orën 10:00 për të bërë ndryshime të tjera në statut, por më e rëndësishmja, për të shpallur 22 majin si datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, që Berisha nuk e ka fshehur se synon t’i rikthehet drejtimit të selisë blu. Në Kuvendin e sotëm, Berisha ka ftuar ish bashkëpunëtorët Arben Imami e Jozefina Topalli, dhe të larguarit e fundit nga PD, si Rudina Hajdari e Myslym Murrizi, si dhe të gjithë deputetët e tjerë të demokratë.
Kuvendi i 30 prillit do të ketë 1100 delegatë të sapozgjedhur nga proceset që Berisha organizoi në bazë edhe për kryetarët e degëve. Do të ketë rreth 20 folës që do të përcjellin mesazhet e tyre, mes të cilëve të rikthyerat Hajdari e Topalli, kritiku Fatbardh Kadilli, ish themelues të PD, të rinj ndërsa do të kulmojë me fjalën e ish kryeministrit Berisha. Kuvendi do të jetë zgjedhor e statutor.
Në pikëpyetje është prezenca e deputetëve si Tomorr Alizoti, Kasëm Mahmutaj, Greta Bardeli, Ina Zhupa, Zef Hila, Ervin Salianji apo Xhelal Mziu që kundërshtuan platformën për bashkim të propozuar nga Enkelejd Alibeaj.
Mes emrave për kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar, vihen re besnikë të Sali Berishës, ku nuk kanë munguar edhe ish-funksionare të lartë në kohën e qeverisjes së PD-së. Mes tyre edhe ish-ministri Spiro Ksera i dënuar nga gjykata e Tiranës me 8 muaj burg, për vjedhje dhe shpërdorim të detyrës.
Mes tyre vihet se janë edhe emra të njohur si, këngëtarja e njohur Bleona Qerreti, aktorin e njohur, Bujar Kapexhiu dhe epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, të cilët ishin së fundnmi në tryezën e përbashkët që Berisha bëri për arsimin, moderadorja Fjoralba Dizdari, aktori Julian Deda, këngëtari Renis Gjoka si edhe aktorja Rajmonda Bulku.
a.m/dita
