Sot masa e sigurisë për dy atentatorët te lulishte “1 Maji”

redaktor

Dy të rinjtë që u arrestuan për vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e 1 Tetorit pranë lulishtes “1 Maji” do të dalin sot përpara gjykatës.

Ata e kanë pranuar krimin, duke thënë se e kishin planifikuar vrasjen që në Prill, për shkak se Elvis Gaçaj i kishte rrahur disa herë me shkop bejsbolli.

Për 6 muaj, Sulaj dhe Çavo kanë mundur të siguronin një kallashnikov dhe një pistoletë TT dhe kishin ndjekur thuajse çdo lëvizje të 40 – vjeçarit.

Gjatë dëshmisë së tyre para grupit hetimor, ata kanë thënë se Kevin Rugova dhe Aurora Oskian u vranë gabimisht.

Konflikti mes tyre kishte muaj që kishte nisur, për shkak se ata kishin ulur çmimin e drogës që shisnin në zonën e Tiranës së Re.

20 – vjeçari Sael Sulaj dhe 23 – vjeçari Vasiel Çavo akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe shitje e shpërndarje të lëndëve narkotike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *