Në një seancë që zgjati rreth 8 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 82 vota pro buxhetin e vitit 2014 dhe paketën fiskale, ndërkohë që opozita votoi kundër. Kryeministri Edi Rama e cilësoi buxhetin e vitit 2014, si buxhetin që ka garantuar përfundimisht ndalimin e rrënimit të vendit. Sipas kryeministrit, ky buxhet asgjëson atë që ai e cilëson si “shkëmb të borxheve të lëna nga qeveria paraardhëse”.
Në seancën e sotme u hodhën për votim edhe amendamentet e partive politike, të cilat u rrëzuan. Lidhur me propozimin e LSI-së për uljen e tatim-fitimit për industrinë e fasoneve, nga 15 % parashikuar në paketën e re fiskale në 10 %, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili informuan se qeveria ka rënë dakord që për biznesin fason të ketë një Paketë të vecantë që pritet të zbardhet brenda Pranverës të vitit 2014.
Një ditë më parë Ministria e Financave nuk pranoi propozimin e deputetëve të LSI, që tatim-fitimi për biznesin fason të mos të rritet në 15 për qind, por të ruhet në masën aktuale 10 për qind.
Në seancën e parlamentit, që vijon prej paradites së sotme, kryeministri Edi Rama e cilësoi buxhetin e vitit 2014, si buxhetin që ka garantuar përfundimisht ndalimin e rrënimit të vendit.
Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri iu përgjigj akuzave të opozitës për mos mbajtjen e premtimeve elektorale, duke thënë: “Ju flisni sikur ne jemi në fund të katër vjeçarit, dhe sikur ju 100 ditë përpara nuk ishit në qeveri por keni 8 vjet në opozitë, sikur borxhet që keni lënë nuk janë tuajat, sikur detyrimi për tu përballur me këto borxh nuk a lidhje me ju”.
Sipas kryeministrit Rama, ky buxhet asgjëson atë që ai e cilëson si “shkëmb të borxheve të lëna nga qeveria paraardhëse”.
“Ja besuam FMN-së skanimin e borxhit, skanimi i borxhit nuk ka mbaruar dhe nga skanimi doli një shifër shumë më e lartë nga ajo që ne kishim paraparë. Ne nuk kemi rritur borxhin, por legalizuam atë borxh që qeveria paraardhëse e mori për kumarin elektoral. Patjetër që do të matemi e fjalët tona, kemi katër vjet për ta bërë këtë, por pasojat keqqeverisjes suaj i kemi përpara në formën e një shkëmbi borxhet që na ka zënë rrugën dhe duhet ta asgjësojmë, dhe do ta asgjësojmë me këtë buxhet”- u shpreh Rama.
Për kryeministrin Rama, opozita e re shqiptare është e para në historinë e ballafaqimeve parlamentare që amendon një buxhet, duke u bazuar në programin e qeverisë.
“Është e kuptueshme pse e bëni s’keni program, s’keni drejtim. Keni lënë për kryetar një roje tek SHQUP-i, keni një lider që ju qofshi që e lini të dalë nga shtëpia.”- deklaroi Rama.
***
Berisha: Taksa e qarkullimit e çon ekonominë në gijotinë
Gjatë diskutimeve në Parlament për buxhetin, ish-kryeministri Berisha akuzoi qeverinë se po e çon ekonominë shqiptare drejt greminës. Berisha ripërsëriti akuzat ndaj Ramës për mosmbajtje të premtimeve të fushatës.
“Për të rrëzuar përdhe një ekonomi që qëndronte si ekonomi e tregjeve të emergjencës, që i rezistoi krizës. Këtu po votohet një paketë për ta zhytur me shpejtësi ekonominë shqiptare në krizë. Keni dëgjuar të përdoren shembulli dhe premtimet e Papandreut. Kryekreu e ka tejkaluar Papandreun. Ai zotohet para shqiptarëve se do hiqet akciza për bujqësinë dhe taksën e qarkullimit. Ju rrisni në mënyrë katastrofale taksën e naftës dhe ua servirni shqiptarëve si taksa e karbonit. Një e tillë ka vite që vilet. Taksa e qarkullimit është taksa e gijotinës që ju i vini ekonomisë shqiptare.
Taksa rëndon më shumë tek ata që nuk kanë pasur mundësi të blejnë vetura. Të rrisësh çmimin e naftës duke e futur në radhën e vendeve me çmimin më të lartë do të thotë të rrisësh çmimet e transporteve do të thotë të rrisësh koston e prodhimit për çdo gjë. Ju rrënoni së paku 800 milionë dollarë. Pse nuk rrisni taksën e lojërave të fatit? Ju bixozxhinj që mbroni bizneset tuaja të lojërave të fatit”, tha Berisha.
Nis seanca parlamentare, sot miratohet buxheti 2014
Nis seanca parlamentare, në të cilën pritet të miratohet buxheti i vitit 2014. Seanca ka nisur me debate pozitë-opozitë lidhur me rendin e ditës.
Konferenca e kryetarëve ka vendosur që ditën e sotme t’i jepet fund diskutimit dhe të kalojë për miratim nen për nen projektbuxheti për vitin 2014. Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se seanca do të jetë më orë të gjata, por do të mbyllet para ditës së nesërme.

kur u be dhe ky mjeku te jap leksione per ekonomine, mos ngelte njeri
Ne sistemin kapitalist taksat jane burimi i te ardhurave per buxhetin e shtetit pasi shteti kapitalist nuk eshte pronar por kordinator i shoqerise. Une nuk arrij te kuptoj sesi opozita fokusohet tek niveli i taksave kur duhet kembengulur tek transparenca e perdorimit te taksave. Pra ku dhe si mendon qeveria te shpenzoje taksat dhe se dyti si mendon qeveria qe te mbledhe taksat per te tere e te mos vazhdohet si deri tani me monopole e preferenca .
Dogana, taksa, tatime duhet te punojne ne unison per te ndertuar sistemin unik duke i dhene fund monopoleveedeformimit te tregut.
Per mua e pjesen dermuese te biznesit shqiptar mendoj se sheqetuese eshte akoma monopolet e deformimet e gjithecfardhojshme te tregut sesa taksa.
CA KA BO VAKI NE SHQYPNI? PD-JA E SALIUT ESHTE BERE KOMUNISTE, PS-JA E EDVINIT ESHTE BERE KAPITALISTE.
Kush eshte i DJATHTE dhe kush eshte i MAJTE ne Shqypni se nuk po merret vesh fare? Ca ka bo vaki ne Shqypni? Saliu po kerkon ulje taksash si nje marksist-leninist-enverist i vertete, Edvini po kerkon rritje taksash si nje kapitalist i pameshireshem-egoist-makiavelist i vertete. C’ka bo vaki ne Shqypni?
Eshte normale qe ne kohen e krizes ekonomike taksat dhe tatimet te rriten. Po eshte me shume normale qe taksat dhe tatimet te rriten urgjentisht kur Saliu dhe pushteti i tij mafioz ka lene pas nje ekonomi te falimentuar me borxhe makaber per nje shtet pa prodhim dhe me GDP afrikane. Por eshte krejt anormale qe nje Parti e Djathte si PD-ja e Saliut dhe Lulit te beje agjitacion dhe propagande per ulje taksash dhe tatimesh dhe te qaje me lote krokodili per popullin mjeran shqyptar si nje pinjolle e denje e Partise se Punes dhe e Internacionales Komuniste ne nje kohe qe i ka hapur GROPEN buxhetit te shtetit dhe ka falimentuar ekonomine njesoj si ne vitin Piramidal 1997.
Eshte normale qe nje Parti te vije ne pushtet si PS-ja e Edvinit me premtime te ekzagjeruara elektorale, sidomos kur pushteti i meparshem i Saliut nuk e leshonte pushtetin me zgjedhje te lira, manipulonte dhe vidhte votat dhe kishte nenshtruar te gjitha institucionet e shtetit. Eshte perseri normale qe kjo Parti me te pare situaten ekonomike te fuse marshin prapa dhe te kerkoje te terrhiqet nga premtimet elektorale, sidomos kur kriza ekonomike ne rajon dhe ne Bote po ben kerdine. Por nuk eshte fare normale qe PS-ja e Edvinit te kerkoje te ndryshoje sistemin fiskal dhe te shpike sisteme HIBRIDE taksimi kur Shqypnia mjerane nuk prodhon pothuaj ASGJE te hajrit me perjashtim te dhuratave qe i ka falur Zoti dhe Natyra dhe krahut te lire te punes te popullit mjeran shqyptar. Njefjale e urte thote:”Kokefortesia paguhet shtrenjte.” Edi Rama duhet te terrhiqet nga LODRAT me sistemet fiskale sa me shpejt te jete e mundur qe ne gjuhe reale perkthehen si:
LODRA DHE FINTE PER TE NXJERRE DHJAM NGA PLESHTI
sepse me keto LODRA dhe FINTE vetem i japin fryme Sali Berishes dhe PD-se Komuniste te tij qe te manipuloje miletin e paditur me populizem te lire ne Kuvend dhe media dhe ne kete menyre t’i shpetoje Drejtesise per zullumet qe ka kryer gjate dy pushteteve te tij. Prandaj nastradini i ben apel Edi Rames qe te dale ballehapur para popullit qe e votoi me kaq besim ne 23 qershor dhe te kerkoje lejen e tij per te rritur taksat dhe tatimet dhe te zotohet qe nuk do te toleroje preferenca ne mbledhjen e tyre sic po kerkon LSI-ja per klientet fasoniste te Ilir Metes, por te premtoje se do te rrise nivelin e mbledhjes se tyre ne total. Sepse Saliu dhe pushteti i tij i korruptuar e ka lene mbledhjen e taksave dhe tatimeve ne masen llahtar per buxhetin e shtetit ne 23 % si ASKUND ne Bote.
Nastradin i nderuar, po te shkruaj me nickun e pare, kujtohu pak, se dikur te pata replikuar, duke te kujtuar pikerisht, kete qe ti e deklaron sot ne titullin e komentit tend.
Sali Berisha eshte ekstremisht i majte deri ne stalinizem dhe Edi Rama vetem partine ka te majte, por punen e ben si i djathte.
Gjith sa here flet shpellari,nxit urrejtje dhe vetem urrejtje.Vetem per fjalorin teper te hidhur qe ai nxjerr nga goja,na ka krijuar nje mal me neveri,aq sa kushdo qe mbeshtet apo e ndjek prapa ate,na duket sikur secili prej tyre eshte rreshtuar ne taborrin e kolones se peste serbo-greke dhe te betuar per te qendruar deri ne vdekje ne frontin antishqiptar.
Nuk jane taksat qe e kane xhindosur shpellarin spiun, por eshte ligji qe po forcohet cdo dite e me shume.
Nuk jane taksat, qe e merzisin Shpellarin spiun, por jane titujt e gazetave, qe cdo dite, po japin te vertetat, se si luftohet korrupsioni, per te qene te gatshem, te hyjme ne familjen europiane dhe mbas thirrjes se politikaneve europiane, Shqiperia duhet te ndjeke shembullin kroat, ku mbas arrestimit te ish kryeministrit te tyre te korruptuar, Kroacise jurezervua vendi qr i takon ne Bashkimin Europian.
Edhe sot nje tjeter lajm, po nga Kroacia, qe si duket do te jete udherrefyesja jone, se si luftohet korrupsioni, jepte lajmin se ka arrestuar 300 zyrtare te korruptuar.
Jane keto lajme qe e trondisin, shpellarin spiun dhe shpellaret e tij dhe jo taksa progresive.
Lufta e vertete ndaj korrupsionit e tremb shpellarin spiun, se ai e di, qe bota demokratike financiare, i ka instrumentat e duhur, per te gjetur edhe qindarken e fundit qe diktatoret mendojne se kane fshehur.
A nuk i gjeten miljardat Sadam Husseinit? A nuk ja gjeten miljardat edhe Kadafit e Mubarakut? Dhe shpellari spiun e di kete, sic e di qe me sekuestrimin e te gjitha te mirave qe vodhi, ata 16 pjestare te familjes se shpellarit qe mbesa e tij, zonjusha e mitingjeve, na tregon ne foto, do te mbeten troke si asnjehere me pare.
Te gjitha keto, jane problemet qe e shqetesojne shpellarin spiun dhe jo taksat e qeverise Rama.
Ne Kroaci arrestuan dhe prangosen 300 mjeke dhe drejtore spitalesh, me akuzen qe kishin marre ryshfete te majme nga firmat farmaceutike private per t’i perdorur tek te semuret pa pyetur fare per tendera dhe ligj.
Ne Shqypni del mafiozi Petrit Vasili i LSI-se qe korruptoi tere sistemin shendetesor ne vend kur ishte minister i Saliut dhe tani kerkon pa piken e turpit serbes-serbes LOBIM ne Kuvend me lehtesime fiskale per disa firma private fasonesh, qe ne fakt jane KLIENTE te hershem Ilir Metes me justifikime debilesh per vende te reja pune si nje perqeshje per RILINDJEN e Edi Rames megjithe 300 mije vendet e reja te punes te tij dhe si nje REZIL shqyptar ne syte e Botes qe na monitoron. Petrit Vasili po te ishte ne Kroaci do ta kishin prangosur qe ne sallen e Parlamentit.
A e kupton o Horr Miku ndryshimin e madh midis vendit tone dhe Kroacise, prandaj edhe nastradini i leshon Edi Rames apele tevazhdueshme nga forumet e nderuara te medias, sepse duket qe e ka humbur toruan nga ujqerit dhembejashte qe ka perreth.
Nastradin i nderuar, e kuptoj pezmantimin tend, por puna e shqiptareve eshte pak e ngaterruar, ne vend qe ta conin LSI, ne humneren ku hodhen PD me gjitje Sali, ja shtuan votat sa edhe Iliri u tromaks nga habija dhe i lane Edi Rames, litarin e korrupsionit, si shpetim.
A e kupton idjotesine shqiptare i dashur Nastradin.!?
E kuptoj fare mire dhe kjo me trishton pamase sepse Ilir Meta i blen votat njesoj si Saliu duke paguar me ryshfetet qe merr, prandaj i ka dale ne mbrojtje firmave te fasonisteve duke LOBUAR per ta direkt ne Kuvend si nje REZIL shqyptar ne syte e Botes. Kjo eshte e trishtueshme, por kur shikon ministrin majmun Ahmetaj qe i shkon pas LOBIMIT mafioz te Ilir Metes dhe askujt nga PS-ja e Edi Rames nuk i ben pershtypje nje deformim i tille politik i sistemit fiskal me baze klieteliste, trishtimi i nastradinit kthehet ne ankth dhe depresion per te ardhmen e Vatanit, dikur si nje LULE MALI menje biznes privat qe nuk dallohej fare nga vendet e tjera.
Mua me trishton fakti, qe taksat po shtohen…. po kujt po i shtohen?! U tha 15 % per firmat e medha, nderkohe qe fasoni do dal nga rreshti ne pranvere…. U tha se per shoqerite hidrokarbure do vihej TVSH pastaj u tha se ndoshta me mire jo…. U tha te rinjve te diplomuar jashte dhe brenda aplikoni tek data base i P.S., i intervistoi, pastaj i harroi…. I tha popullit do vendos Meritokracine, por po drejtojne ende te pabeset e PD qe i’u shiten ose bene sikur ju shiten P.S. I tha atyre 1 milion te papune se do ti punesoje, por vazhdon te mbaje ne pune ata qe u vune per militantizem, pa kontrata e pa konkurse, nga frika se mos humbiste statusin…. dhe statusin e humbi! Mjere ne… jetojme ne nje shoqeri qe haka s’ka per te vajt kurre tek i Zoti, sepse ne kemi frike nga te zotet…, ne e kemi me te lehte te themi “nuk behemi si popull” Zoti te dhente vesh te Degjosh e sy te Shofesh per 2014 zoti Kryeminister, qe ai Vetbesim qe na zgjove perpara zgjedhjeve te mos kthehet ne Zhgenjim!!!
Ndoshta ti zotni ose zonje, je zhgenjyer qe nuk arriti ti vjedhe votat Shpellari, skam pare ndonjehere qe nje qeveri te kete mirkuptimin e 100 perqind te popullsise se vet, ti ndoshta ben pjese tek ajo pakice qe se do kete qeveri dhe si shpellari, mundoheni te na tregoheni te arsyeshem.
Ti horri i bulevardit dil pak nga rreshti i ushtareve dhe mundohu te shofesh pak pertej shpellarit sic e quan ti, apo Fatekeqesise se kombit sic do ta quaja une. Po te mos kish njerez si puna jote, qe i shofin gjerat vetem bardh e zi, mbase Kryeministri qe une votova do ti degjonte pak me shume kritikat dhe Shqiperia do te ishte Mrekullia e Ballkanit… duke konsideruar qe jemi vetem 3 milion dhe me burime natyrore dhe njerezore te pafundme, por qe jemi vjedh e dhunuar aq shume tek te dyja saqe nuk dime me as kujt i thone e bardhe e kujt e zez…. pak a shume si ty, qe po te kritikove Kryeministrin mendon se je me Salen. Nuk ti shkruaj dot ketu se ke po mban Kryeministri aktual ne disa pozicione te rendesishme … se nuk dua ti bej propagand kunder… por shpresoj te kuptoj te pakten ku po shkojme….!!! Tung