Sot, mot i vranët dhe me shi

Leda Hysa

Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta gjatë paradites më të theksuara në zonat Juglindore dhe Lindore duke gjeneruar reshje të pakta shiu dhe bore.

Ndërsa pasditja dhe nata do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit, ku kthjellimet do të jenë dominale në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit do ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur vlerat ditore nga 0 gradë deri në 16 gradë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Duroni dhe 5 dite . Me pas do filloni te ndjeni eren pranverore qe kete vite vjen shume shpejte me temperatura te kenaqshme per defrim e aventura turistike .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *