Sot na bëjnë moral

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

DITA! Nuk është vetëm skamja apo mungesa e prosperitetit ekonomik, ajo që “vret” në këtë vend, ajo që merr çdo shpresë dhe të shtyn të mendosh se e ka marrë ferra uratën. Është prezenca e tipave si Jozefina Topalli, e këtij simboli të servilizmit ndaj Berishës dhe të keqes që mbolli ai njeri, simbolit të korrupsionit dhe të trajtimit të shtetit shqiptar si çifligu i babait, ku vëllezërit karrocierë bëheshin konsuj në Milano dhe dhëndurët dështakë, pjesë e konsullatës shqiptare në Francë. Është ofendim që persona me një të kaluar si dizenjatoria, të bllokojnë akoma karriget e kuvendit të shqiptarëve. M’i gëzofsh vilat në Razëm Jozefinë, pallatet në qendrën e Shkodrës, pronat në Gjirin e Lalzit dhe vendet e punës që iu ke dhënë sorollopit tuaj. “Ua kanë lënë të parët me tapi!” E sot duan të na bëjnë moral!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *