Sot në Kuvend, koncesionet për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat

Elena Tase

Sot është parashikuar të diskutohen në Kuvend dy kontratat koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Nga ana tjetër, gjithnjë në fushën e koncesioneve, parashikohet të diskutohet edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar. Sipas këtij drafti të fundit, parashikohet ndalimi i pranimit të ofertave të pakërkuara për koncesionet, një praktikë që deri tani është ndjekur dhjetëra herë, edhe nga qeveritë e mëparshme. Kjo është kërkuar me forcë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasi ai kufizonte konkurrencën, por drafti i miratuar në Komisionet Parlamentare që në shkurt ishte lënë pezull dhe dukej sikur nuk do të kalonte këtë sesion parlamentar.

Ndërkohë, dy kontratat e sipërpërmendura do të miratohen megjithëse janë projekte me ofertë të pakërkuar, por ligji nuk ka efekt prapaveprues.

Milot-Balldren

Kontrata e parë është lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren. Kjo kontratë ngjalli debate të mëdha për koston e lartë të saj, 256 milionë euro me TVSh, por ministria ka sqaruar se nuk është fjala vetëm për ndërtimin, por në kosto përfshihet edhe mirëmbajtja për shumë vjet.

Sipas dokumentave të tenderit, kompania ANK do ta ndërtojë aksin 17.2 kilometër të gjatë nga Miloti në Balldren me paratë e veta dhe më pas do të shlyhet nga buxheti i shtetit me këste për 13 vjet.

Milot-Balldren është vepra e tretë e paketës 1 miliard euro, e lindur si një koncesion i pakërkuar, pra jo si projekt i qeverisë, por i propozuar nga vetë kompania ANK. Edhe këtë radhë, ashtu si në dy herët e mëparshme, tenderi është fituar nga kompania që ka bërë ofertën e pakërkuar të koncesionit.

Më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit kishte shprehur publikisht shqetësimet se këto koncesione kufizojnë konkurrencën duke paracaktuar fituesit.

Orikum-Dukat

Kontrata tjetër është lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k. për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)””. Ky projekt parashikon ndërtimin e një aksi 14.7 kilometra që lidh Portin e Jahteve në Vlorë me By Pass-in e Orikumit dhe Dukatin. Në total, kompania do të investojë për ndërtimin e rrugës 51 milionë Euro.

Në këtë shumë përfshihet edhe mirëmbajtja e rrugës, e cila e do të ketë gjerësi 7 metra, me dy korsi. Së bashku me bankinën, gjerësia e seksionit të rrugës arrin në 10 metra. Megjithatë, kjo rrugë nuk do të përfshihet në asnjë nga kategoritë kryesore të rrugëve. Por Ministria e Infrastrukturës ka thënë se shpejtësia e lëvizjes në të është projektuar mes 60-80 kilometra në orë.

Kontrata koncesionare për ndërtimin e kësaj rruge do të jetë e ngjashme me disa vepra të tjera. Për tre vitet e para, kompania Gjikuria do të shpenzojë 25% nga fondet e saj për ndërtimin e rrugës dhe më pas fillon shlyerja.

Investimet

Pas gati pesë vjetëve “frenim”, në buxhetin e vitit 2019 dhe në atë afatmesëm deri në vitin 2021 vihet re një kthim i vëmendjes drejt infrastrukturës rrugore. Për rrugët këtë vit dhe dy vitet e ardhshëm planifikohet të financohen 213 miliardë lekë fonde, ose 1.7 miliardë euro. Kjo është një shifër jashtëzakonisht e lartë, por duhet të mbahet parasysh se vetëm 445 milionë euro do të financohen direkt nga shteti. Kurse 1.23 miliardë euro rrugë do të ndërtohen me financimin e kompanive koncesionare, ku shteti do të kontribuojë më pas në një masë të caktuar.

Në periudhën afatmesme 2019-2021 synohet përfundimi i pesë akseve rrugore nacionale: Rruga e Arbrit, Thumanë–Vorë–Kashar, Kashar–Rrogozhinë; Milot–Balldren; Orikum–Dukat, nëpërmjet partneritetit publik-privat, në kuadër të programit “1 Miliard” të rrugëve.

Nga ana tjetër, do të vijojë financimi për akset rrugore Kardhiq–Delvinë, lotet 4,5,6,7 e 8; Fushë Krujë-Milot-Morinë; Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Unaza Verilindore e Tiranës; Unaza E Tiranës, Pallati me Shigjeta Rrethrrotullimi Shqiponja; Rikualifikimi i Akseve Rrugore, Unaza Lindore Loti 2 Dhe Loti 3; By Pass Tepelenë e By Pass Shkodër, tuneli në Kardhiq-Delvinë.

Edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me fondet e veta prej 200 milionë eurosh, në këto tre vite do të vijojë projekte të tilla si Qafë Plloçë-Pogradec, Harku i Bërdicës-Velipojë, bregdeti Vlorë, Durrës, qendra Fier, etj.

Ndërkohë, do të përdoren fonde për rritje të sigurisë rrugore në të gjitha akset kombëtare ku synohet ulja e numrit të aksidenteve me pasojë humbje jetë njerëzish dhe numri i pikave të zeza me 23%, sipas Strategjisë Kombëtare të Transportit.

Një fond i veçantë do të shkojë edhe në dispozicion të studimeve dhe projekteve për rrugët, ku spikat studimi për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, një studim i zgjeruar për shumë nga urat kryesore aktuale, akse në Skrapar-Gramsh, Gjirokastër-Zagori, lotin e fundit verior të Unazës së Madhe të Tiranës, etj.

Veriu

Sipas dokumentave të tenderit, kompania koncesionare ANK do ta ndërtojë aksin 17.2 km të gjatë nga Miloti në Balldren me paratë e veta dhe më pas do të shlyhet nga buxheti i shtetit me këste për 13 vjet

Jugu

Për tre vitet e para, kompania Gjikuria do të shpenzojë 25% nga fondet e saj për ndërtimin e rrugës nga Orikumi deri në Dukat dhe më pas fillon shlyerja. Kjo mund të pasohet më vonë me një tunel nën Llogara

e.t./dita

Share This Article
8 Comments
  • 1.2 miliarde euro financimi total. 445 milione jane investimi shteteror.. 1.2 miliarde investim i privateve partnere te Rames..ku nje pjese do financohet prape nga shteti.. Veriun do ta filloje dhe mbaroje e njejta kompani.. Nuk kuptoj ku investon shteti per Veriun..
    Ndersa Gjikuria do harxhoje 25 % te kompanise..
    Sa eshte vlera e kompanise? App behet fjale per vleren e rruges, ku 25 % do investohet fillimisht nga Gjikuria?
    Pyetja tjeter, ku futen 445 milionet e shtetit? Dhe sa eshte pjesa qe shteti do paguaje per 1.2 miliardet qe sipas artikullit do i “paguaje” privati? A eshte shteti qe fillon ndertimin e rruges apo jane privatet me paret e shtetit? Se duket hapur qe privatet do fillojne te marrin fitime me 25 % investim si puna e Gjikurise. Pra dhe njehere, sa eshte 25 % dhe cfare perfaqeson? Po 445 milioneshi i shtetit? Po pjesa e shtetit te 1.2 miliardeshi i privatit? Se i bie qe shteti te paguaje me shume se 445 milione, dhe privati me pak se 1.2 miliarde

    • Sa mire e di arithmetiken o mirel dambllaja. Ke qene me Lulashin ne shkolle nate 7X7=42. Ahahahah

      • O dhiare e Rilindjes, merr vesh ti nga aritmetika? Ku e mesove, te tagjite e Dules?
        He moj Mamica..cilin kale ke kaleruar?

  • Orikum -Dukat gjoja e ka Gjikuria . Ky ka 5 vjet dhe nuk e mbaron kastile lungomaren Dhermiut as 500 metra te gjate
    Dhermiu eshte balte dhe kaos nga nga makinat e gjikurise qe kalojne me urdher te Rames
    Ky eshte cop cop mashtrus, pastron paret e frangajt, beqes, gjiknurit, alket hysenit

  • Dhe me e ” bukura”, parlamenti mgrihet te miratoje nje vendim qe neser do e shpalli vete te paligjshem.
    Ndersa voton perseri nje institucion per planifikimin dhe studimin e rrugeve, nderkohe qe miliardat hidhen per “studiues” te propozuara nga rruga..dhe shteti e ka nje institucion.te tille qe quhet Ministri, financash, energjitike, pune..jo nje, por disa te tilla, detyra e te cilave eshte te diskutojne dhe te studiojne ekonomine dhe investimet, jo te marrin sugjerime dhe propozime rrugesh per keto projekte e investime.
    Perndryshe, perse ekzistojne? Kur mjaftoka nje komision i vetem si ai qe do miratoje Kuvendi, perse duhen tere keto ministri? Perse nuk shkrihen dhe te kthejne mbrapsht leket qe i kane marre popullit perderisa nuk funksionojne?

  • Në fotografinë duket që pranë kryeministrit janë ulur në njërën anë zëvëndës kryeministri Braçe, në anën tjetër ministrja Spiropali. Nga pikpamja gjeometrike, në qoftë se bosht simetrie do të meret kryeministri, Braçe dhe Spiropali duhet të jenë simetrikë të njeri tjetrit ndaj boshtit kryeministror. Lind pyetja, duke qënë simetrikisht të njëjtë tashma , a ka rënë vlera e Braçes në nivelin e Spiropalit apo vlera e Spiropalit është ngritur në nivelin e Braçes?
    Para se të bëhej qeveritar i afërt i kryeministrit Braçes i erdhi në komisionin që drejtonte projektligji i kryhajdutit Rama për të xhvatur me ligj qindarkat e xhepit të fukarenjve me rrogë nën 30000 L të rinjë. Qe Erjon Braçja që, në mënyrë kategorike, nuk e pranoj këtë vjedhje të neveritshme dhe dalja e tij nga komisioni dhe qëndrimi pak çaste jashtë mbledhjes i nervozuar shprehte qartë brritmën që edhe poshtërsia ka një kufi, të paktën kështu e kuptova unë dhe mendova që në këtë llum ndyrësie rilindase ka shpresë. Por fatkeqsisht Erion Braçe tani është figura simetrke e Spiropalit ndaj kryeministrit dhe komisioni i ekonomisë është kthyer nga barrierë për megavjedhjet kryeministrore në një maus në duart e tij ku ai me një klikim te çelsi i mausit, Arben Ahmetaj, deputetët e rilindjes kthehen në rrota aprovuse te kompjuteri kuvendor. Tani s’ka më vjedhje me bllok në dorë para kamerës së fshehtë të Dritanit të shkretë, as me VKM primitive të Berishës, sot vidhet me ligj aprovuar nga përfaqsuesit e sovranit popull në kuvënd dhe hapur para të gjithë kamerave TV të vëndit dhe të huaja! Ky përparim të mbush me krenari!
    Do tu lutesha bashkomentusve që t’më sqaroj dikush me çfarë meret ministrja e ndërlidhjes qeveri kuvend që kryeministri e do gjithmonë pran, çfarë nuk shkonte në mardhëniet kryeministër kryeparlamentar që duhej një ministri e tërë. Nuk e kam parë as një herë këtë ministre të artikuloj një grimë ideje që të kuptosh që po flet diçka për funksionin e saj për të cilin mer miljonat nga xhepi i taksapaguesve fukarenj. Pse u dashka një ministre për të mbajtur ngritur antenën e ndërlidhjes së kryeministrit me parlamentin. Ja tek është kryeministri një metër larg kryeparlamentarit dhe pse duhet që kryeministri të mbaj ngjitur pranë vehtes ndërlidhsen Spiropali e barasvlefshme nga poziconi që mban në tribunën kuvendore me z.kryeministrin. Pse të ndërlidhet qeveria me parlamentin kur ja tek janë përballë njeri tjetrit të diskutojnë haptazi të komunikojnë lirshëm pa ndërlidhsen kryeministrore. Nuk e marr me mënd se kur ti kërkoj zotëria e tij Ruci llogari ministrave,sikurse ka kërcënuar, për se do ti kërkoj llogari ministres së ndërlidhjes?
    Për mendimin tim nuk ka absolutisht asnjë problem në mardhëniet parlament qeveri që të mbulohet me në dikaster në rang ministrie. Thjesht u krijua një ministri për një njeri që e krahasoj liderin e PS me Skënderbeun dhe që qe e vetmja që e mbrojti liderin kur fliste broçkulla të dis ekuilibruara para studentëve të revoltuar.Dhe këtë që të krijoj një ministri koti nuk e bën asnjë qeveritar në botë, madje as një mbret apo diktator, atë mund ta bëj një njeri pa integritet që aq ja thot mëndja për djersën dhe mundin e popullit të vetë që paguan për të mbajtur qeverinë. Kjo ministre koti është llapa groteske e gjuhës përqeshëse e përbuzëse e kryeministrit ndaj popullit. Kryeministri që mban në qeverin e tij pseudoministri të tilla është armik i haptë i popullit dhe vendit të tij që i shpërdoron taksat në mënyrë kaq flagrante dhe të papërgjegjëshme.

    • Optimist, ky eshte komenti me i lezecem qe kam lexuar deri tani ne lidhje me simetrine dhe vizionin kryeministror te mardhenieve me parlamentin.
      Komplimente

  • Mjere ne,vishet si klloun per tu tallur me njerzit se populli ne kete vend mungon.I vjedh diten per diell se mendon se nuk e meritojne te rrojne me dinjite,dhe ne fund zgjedh figura groteske rreth tij se nenpunsit jane nenpunsit e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *