Sot për sot, këto janë materialet më të shtrenjta në botë

Gazeta Dita

Por cilat janë materialet më të shtrenjta në botë?
Dritare.net sjell 7 materiale që klasifikohen si më të shtrenjtat në botë.

1.Gold – 56 dollarë për gram
Ky element është ҫmuar si simboli i pasurisë së prosperitetit. Ai gjen përdorim edhe në mjeksi si tek implantet dentare dhe telat, në trajtimin e artritit dhe madje edhe të kanerit.

2. Rodium – 58 dollarë për gram

Gati 60% e të gjithë rodiumit gjendet në  Afrikën e Jugut. Ky element është më pak i dendur dhe më rezistent ndaj nxehtësisë se platini. Pjesë e arsyes pse rodiumi ka një çmim të lartë është ndërprerja e furnizimeve ruse në fund të viteve 1990.

3. Platin – 60 dollarë për gram

Platini  është i ngjashëm me rodiumin  dhe arin, platini  përdoret në bizhuteri, në reaksione kimike, nstalime elektrike, stomatologji etj. Ky element u zbulua në 1735, por është përdorur edhe më herët rreth vitit 1200 në disa bizhuteri egjyptiane.

4. LSD (Lysergic Acid Diethylamide) – 3,000 dollarë për gram 

Zakonisht njihet si acid apo LSD, (Lysergic Acid Diethylamide) u zbulua në Zvicër në vitin 1938 nga Albert Hoffman, i cili po përpiqej të krijonte një substancë të dobishme si një ilaç psikologjik. LSD krijon halucinacione të fuqishme dhe mund të sjellë probleme të mëdha psikologjike, si edhe lëndime të rënda fizike.

5. Diamanti – 55,000 dollarë për gram

Diamantët janë gurë mjaft të çmuar pavarësisht se ata nuk janë më të rrallët në tokë. Ky mineral gjendet zakonisht në disa zona të Afrikës.

6. Californium ( element kimik radioaktiv me simbol Cf) – 27 milion dollarë për gram 

Californium u zbulua në Kaliforni në vitin 1950 dhe është një metal mjaft i rrallë. Ai është element radioaktiv, një mikrogram nga Californiumi liron deri në 170 milion grimca neutroni çdo minutë, duke e bërë atë te jetë shumë  toksik.

7. Antimateria – 6.25 trilion dollarë  për gram  

Substanca më e shtrenjtë në tokë është antimateries, e cila për ta përpunuar kërkon teknologjinë më të përparuar siç është CERN-i, në mënyrë që të krijojë sasi të vogla, të cilat janë të mjaftueshme për tu studiuar nga fizikanët.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *