Zgjedhjet lokale, sot afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve

Leda Hysa

Ditën e sotme (13 maj) është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të zgjedhjeve të kandidatëve për kryetar bashkie si dhe kandidatëve për këshilltar bashkiak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në njërën anë deri më tani ka qenë Partia Socialiste që ka zyrtarizuar 60 kandidatë për bashkitë në vend ndërsa pritet që gjatë ditës së sotme të zyrtarizojë edhe kandidatin e 61 për bashkinë e Peqinit. Në këtë bashki kandidatura u shty për shkak të disa dilemave nga radhët e Partisë Socialiste.

Por ndërkohë që PS ka bërë publik emrat e kandidatëve të saj për zgjedhjet që pritet të mbahen më 30 qershor, opozita joparlamentare jo vetëm që nuk ka regjistruar asnjë kandidat, por ka deklaruar se nuk do të lejojë që zgjedhjet të kryhen pa pjesëmarrjen e tyre.

Ndërkohë pas protestës së dhunshme të shtunën që u mbyll pas mesnate, opozita do të zbresi përsëri në shesh pasditen e sotme.

Asgjë nuk i ndal shqiptarët që luftojnë për liri, për standartet europiane. Shpresa është ndezur! Pushteti i krimit nuk e fik dot më, sot jemi më të fortë se kurrë. Asnjë hap pas kundër krimit kundër dhunës për Shqipërinë si gjithë europa.”-shkruhet në spotin e publikuar nga PD.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *