Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në orar te Krimet e Rënda, ku sot pritet pretenca dhe të jepet masa e dënimit për ish-ministrin dhe ish drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Dy të pandehurit akuzohen për 3 vepra penale, atë të “Trafikut të lëndëve narkotike”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Nga ana tjetër, ish ministri Tahiri, gjatë periudhës së hetimit dhe gjykimit ka mohuar akuzat, duke ngritur pretendime se gjyqi ndaj tij është i montuar politikisht dhe se Prokuroria, s’ka asnjë provë që e implikon atë.
j.l./ dita
