Kur nëpër ekrane,
dje sërish u shfaqe,
Lulash lemeria,
vërtet na kënaqe!
S’ishe shumë i nxehur,
s’dridheshe i tëri:
“Do bëjmë protestë!.”,
the me gjysëm zëri!
Trimat e PD-së,
do të protestojnë,
po punën Kuvendit,
nuk do t’ja bllokojnë!
Taborrët do nisen,
me “yxhim” nga Lana,
po s’do shpojnë goma,
dhe s’do thyejnë xhama!
Këto xhevahire,
Luli dje s’i tha,
s’kërkoi të bëhet,
sot ndonjë hata!
Lulash lemeria,
sot do jetë në ballë,
për të na kujtuar,
se PD-ë është gjallë!
Luli tha-se sot,
zgjidhet prokurori,
dhe në fakt për dhunë,
nuk foli i gjori!
Nuk kërkoi mësymje,
mbi goma-mbi xhama,
por tha-drejtësinë,
sot do kapi Rama!
Dakord-o Lulash,
Që je kaq i hapur,
thuaj-gjer më sot,
kush e kishte kapur!
Për punën e kapjes,
Në një mëndje s’jemi,
se dhe ky-i riu,
po vjen nga sistemi!
Çfarë për pesë vjet,
s’bëri Llalla juaj,
ky i Edi Ramës,
do bëjë për dy muaj!
Dje shumë seriozisht,
na tha Lulash huri,
se kanë goxha dosje,
Ahmetaj-Gjiknuri!
Kanë ndodhur shumë krime,
Që ju nuk i dini,
nga Dako Vangjushi,
dhe Qazim Sejdini!
Në të dyja faqet,
mor të puthtë halla,
përse këto dosje,
nuk i zbardhi Llalla?!
Pse s’i zbardhi Llalla,
gardiani blu,
që ka hapur dosje,
dhe për Zotin Lu?!
Prokurori i ri,
nuk ka kompetenca,
si nuk ta ka thënë,
Tiku dekadenca!
Ti Lulash bën vetë,
se nuk je idiot,
se në asnjë dosje,
i riu s’hyn dot!
Ti nuk je idiot,
dhe as i vonuar,
po thjeshtë na tregon,
si ka funksionuar!
Ti del edhe flet,
po ja këput kot,
prokuror’ i çështjes,
është i vetmi Zot!
S’e njeh Ligji i Ri,
zyrtarin e lartë,
po Llalla do hequr,
se e ka bërë baltë!
Se është politik,
o Lulash mavria,
si seksion PD-je,
gjithë prokuroria!
Po pak e nga pak,
kjo gjë do ndryshojë,
ndaj duhet që Llalla,
zyrën ta lëshojë!
Arben Duka

“Sot protesta e PD-së! Nuk do shpohen goma- nuk do thyhen xhama”
beno
nuk e di a e lexove atë punën e varreve të gërkut??
ka shumë mundësi të mos e kesh lexuar!!do të kishe bërë namin për këtë tradhëti dhe më të madhe se varrezat,dhe detin që bëri saliu!!
sepse ato,varrezat,janë më të rrezikshme se gomat e xhamat e thera!!
apo jo beno,ky palloshi i tironë çuni i asaj të vunoit do me na i çu varret tona brënda kufirit gërk!!
sepse ky sahan lëpirës dhe kokërr psikopati do të bashkojë shërbimin sekret shqiptar me atë gërk!!ku gërku do të jetë gjithnjë krietar o beno!!
o beno
ngadal ngadal po zë vëndin e braçes,e atij picirrukut që lute rrolin e të ndershmit!!që kritikonte,bënte sikur,kur nuk ishte e neveojshme,palloshin,dhe e mbronte kur ai e bënte mutin më të madh se veten,4 herë më të madh se braçen!!
dhe ti o beno,ke filluar të luash të njëjtin rrol!!
beno njëherë më kanë thënë se përveç burrërisë,çdo gjë tjetër ka çmim!!
a thu dhe ty ta kanë gjet çmimin??
ps:për çudi dhe opozita,PD,LSI nuk flasin asgjë për vendimin e qeverisë për ti lënë gërkët të livadhisin si duan në tokën shqiptare(hë për hë)?!
asqë e mora mundimin ti lexoja vargjet e tua!!më duken si të pavlera!si humbje kohe!
ose më mirë do të thosha si krehje duke soditur stambollin që digjet!!
Ky vendimi per varret e ushtareve greke, nese duhej aprovuar, duhej bere kur ministri i jashtem grek te vizitonte Tiranen ne janar. Me jep, te jap! Por Rama ia beri kete dhurate para kohe dhe greku kur te vije do te kerkoje edhe leshime te tjera. Aspak diplomatike si levizje. Keshtu ngjan kur qe nga kryeministri, ministri i tij i jashtem dhe anetaret e tjere te qeverise jane aguridhe, pa eksperiencen e moshes dhe profesionit.
Prapa ,Bravos dhe nje yll
Te takon o Arben Duka.
Se u’a zgjedh pykat ne pyll
nga ato,veças per kuka….
201712181420
Lül goma…
Goma nuk do shpojnë,
Po ashtu dhe xhama,
Por do tundin tangat,
Llazoret ke Lana !
Do na nxjerrin tangat,
Si aher’ ke çadra,
Kur Lüli bash në bithë,
Ish’ ulur me qurrashka !
Ulur me ca mushka,
Ngarku me mikrofon’,
Zhurm’ e Lülit ngjante,
Si pordhë me rigon !
M’u tunde Lül, m’u shkunde,
Porsi një llazore,
Më në fund në dritë,
Asgjë nuk e nxorre !
Asgjë në dritë nuk nxorre,
Moj opozitë e pjerdhur,
Se prapa veç të ndjekin,
Ca lamashë të rjedhur !