Sot protesta e tetë e opozitës, parashikohen episode dhune

Elena Tase

Protesta do të zhvillohet para kryeministrisë në orën 19:00.

Vendimi për të mbajtur protestën e sotme u mor menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës më 2 qershor.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestave deri në largimin e qeverisë Rama.

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se në protestën e 8 qershorit:

“Nuk do kërkojnë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Edi Rama është i zhytur në krim. Edi Rama duhet të ikë, të bashkohemi për ta larguar”.

Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e sapo kthyer nga një operacion i vështirë në Itali, tha dje se protesta e shtunës nuk është as protestë e LSI-së, as e PD-së, por është një protestë e qytetarëve të Tiranës, por edhe e gjithë qytetarëve të Shqipërisë që janë të gatshëm për të ardhur dhe për të protestuar. Kryemadhi tha se largimi i Edi Ramës do të sjellë përfundimisht largimin e tranzicionit shqiptar.

Policia ka hartuar planin e masave për të shmangur incidentet dhe për të garantuar sigurinë, pasi në protestat e fundit të opozitës janë shënuar akte dhune ndaj policisë së shtetit dhe institucioneve.

Protesta e sotme e opozitës joparlamentare, ka shumë gjasa që të ketë episode të dhunshme edhe më të përshkallëzuara se në ato të mëparshmet. Sipas burimeve mediatike një informacion i tillë ka mbërritur tek agjencitë shqiptare të sigurisë nga agjencitë e huaja partnere, ndërsa SHBA dhe BE kanë paralajmëruar liderët e opozitës.

e.t./dita

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *