Opozita maqedonase po përgaditet për protestën masive që do ta zhvillojë sot në Shkup për largimin e qeverisjes të kryeministrit Nikola Gruevski.
Mijëra aktivistë dhe simpatizantë të partive opozitare maqedonase, përfaqësues dhe përkrahës të shoqërisë civile maqedonase, shqiptare, qytetarë të komuniteteve të ndryshme, por edhe eurodeputetë kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë protestë që nis në ora 14.00.
Drejtues lokal të opozitës kanë theksuar se kanë probleme dhe pengesa në transportimin e protestuesve drejt Shkupit.
Protesta do të organizohet para Qeverisë, ndërsa lideri i opozitës Zoran Zaev ka theksuar se nuk do tërhiqen nga protestat dhe do të qëndrojnë të ngujuar para Qeverisë, deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski.
Forca të mëdha policore kanë shtuar masat e sigurisë për protestën, ndërsa edhe opozita maqedonase ka bërë të gjitha përgaditjet për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Në protestën e opozitës do të marrin pjesë përfaqësues të korit diplomatik në Maqedoni, ish-ambasadorë të vendeve evroperëndimore, eurodeputetë dhe përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtar, të cilët përkrahin përpjekjet e opozitës për rikthimin e demokracisë dhe besimin tek institucionet, pas aferës së përgjimeve, e cila nxjerrë në sipërfaqe kontrollin e fuqishëm të shtetit nga ana e klikës aktuale shtetërore.
Ndërkohë, partia në pushtet VMRO-DPMNE për të hënën ka paralajmëruar një kundër protestë, e cila ka në shënjestër opozitën dhe siç thuhet tentimin e saj për të destabilizuar vendin.

KY KA HAK AKOMA ME SHUME.