Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Duke zgjedhur ne kërkojmë zgjidhje të problemeve tona. Po ç’ndodh? Nisemi bashkë në fushata. Ne me shpresë e ata me premtime. Bile edhe me bujë e duartrokitje. E keqja e ndarja ndodh rrugës. E ka ndodhur gjithmonë. Sot po tregohet e njëjta ndarje. Ne dhe ata. Premtuan drejtësinë qysh nga 90-ta e nuk na e dhanë kurrë. Është rasti për të arritur atë që na ka munguar prej kaq vitesh. Fillimin e të drejtës ligjore për të dy “palët”. Reforma duket se po formalizohet. Do të jetë pjesë e bukur e historisë kombëtare. Ndryshe zhgënjimi do të ishte i madh e gati i pakorrigjueshëm. M’u dukën evazive fjalët e z. Basha kur tha se ne e votojmë “hibridin”, por në kuadrin e Venecias! Nuk mendoj se DASH e BE kanë dhënë draftin jashtë suazës veneciane. Provë nderi e përgjegjshmërie ky 21 korrik. Profeti
