Sot seanca e fundit e 2017, Kuvendi voton për Kryeprokurorin e Përkohshëm

Ornela
SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Parlamenti do të hedhë në votim në seancën e sotme projektvendimin për caktimin e prokurorit që do të ushtrojë përkohësisht funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm.

Janë tre emra që do të hidhen në votim: Arta Marku, Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezaj, nga 7 persona që paraqitën kandidaturat.

Ndërkaq, Besnik Muçi, Granit Shahu, Arqile Koçi dhe Artur Selmani u skualifikuan nga gara, pas verifikimeve të bëra nga komisioni i Ligjeve, lidhur me kriteret ligjore.

Projektvendimi i sotëm pritet të votohet me shumicë të thjeshtë, ndërsa kjo është seanca e fundit plenare për vitin 2017.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *