Sot seanca në KPK, prokurori i SPAK habit vëzhguesin ndërkombëtar

Elena Tase

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbyll muajin korrik me një axhendë të ngjeshur për Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në këto momente KPK po zhvillon një seancë dëgjimore me kreun e Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda, Altin Dumani, njëherësh kandidat për SPAK.

Trupa gjykuese është e përbërë nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja, Roland Ilia. Përballë tyre, mësohet se Dumani nuk ka zgjedhur avokat dhe do të mbrohet vetë.

Gjatë seancës KPK-ja u shpreh se hetimi për Dumanin ka përfunduar në të trija kriteret e vlerësimit. Referuar ILDKPI, Dumani ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehje pasurie. Rezulton po ashtu që subjekti i rivlerësimit ka në pronësi një apartament me vlerë 50 mijë euro.

Por më e veçanta ishte se vëzhguesi ndërkombëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Monitorimit Theo Jacobs, për herë të parë në prezencën e tij në më shumë se 25 çështje ka shprehur habi, që nuk kishte asnjë pyetje për Dumanin.

Madje, ai e konsideroi si një ditë me fat këtë të sotmen për prokurorin Dumani, teksa vlerësoi tek ai gjithçka që u tha nga trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në fakt Dumani mendohet të jetë edhe kandidati më favorit për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme “SPAK”.

e.t./dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *