Xhevdet Shehu
Sa herë vjen 28 janari vihem në siklet. Janë dy personalitete, fatmirësisht dy miq të mi, që duhen nderuar njëherësh. Lexoni në vijim këtë përshkrim dhe mendoj se lexuesit do të më japin të drejtë.
Sot, më 28 janar kanë ditëlindjen dy njerëz të shquar të kulturës sonë kombëtare: Ismail Kadareja mbush 85 vjeç, ndërsa Xhevat Lloshi 83. Të dy këta, me veprën e tyre kanë vënë prej kohësh “vulën” në historinë e kulturës dhe të letërsisë shqipe, ndërsa ne na mbetet vetëm t’u jemi mirënjohës për gjithçka ata kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë në shërbim të këtij kombi që i përkasin. Preteksti pse i bashkojmë të dy këto personalitete në një shkrim të vetëm, është përtej ditëlindjes së tyre, gjuha shqipe, të cilën ata e kanë pastruar, zbukuruar dhe mbrojtur me aq dashuri.
Tre vjet më parë, një pasdite të këndshme maji, kam kaluar rreth dy orë takim dhe bashkëbisedim me Ismail Kadarenë. Atë mbrëmje kam edhe këtë fotografi të mrekullueshme që ma ka bërë Bujar Hudhri, botuesi i njohur botërisht i Kadaresë. Takohesha shpesh me Ismailin sepse shtëpia e tij ishte shumë pranë redaksisë së DITA-s. Kemi biseduar gjatë atë mbrëmjeje. Natyrisht. Për probleme të letërsisë dhe kulturës. Edhe ca gjëra që nuk mund t’i bëj publike hë për hë.
***
Prof. Xhevat Lloshi ka një respekt dhe vlerësim maksimal për atë që ka bërë shkrimtari i shquar Ismail Kadare. Ja si shkruan ai për Ismailin në një shkrim të tij të para disa viteve nën titullin“Kadare-çliruesi i shqipes letrare”:
“Vepra e Kadaresë me aq vëllime sa nuk i ka arritur asnjë shkrimtar yni më parë, nuk ka veç disa fjalë të reja, por është e tëra një neologji, një fjalë e re në letërsinë shqipe. Organizimet e paprovuara më parë të tekstit letrar shqip, rindërtimi i ligjëratave historike, etnografike dhe sociale, mimetizimi i gjendjeve psikologjike dhe emocionale të brendshme, deri te shkërbimi sarkastik i disa gjuhëve të huaja, bashkë me përftesat leksikore e kuptimore te Kadareja jo vetëm e kanë pasuruar shqipen, por edhe e kanë tejkaluar në mënyrë të pashembullt lëvrimin e saj artistik të mëparshëm. Ai ka shkelur shtigje të paeksploruara, në të cilat tashti po ecin edhe të tjerë letrarë.
Pas Kadaresë gjuha e letërsisë shqipe nuk është më ajo e dikurshme; është mbushur me një ligjërim tjetër. Ai e bëri atë jo thjesht më të pasur, por edhe më të lirë, më të bukur, më artistike, më të zhdërvjellët, më shprehëse, më intriguese, më tronditëse.
Shqipja sot është një gjuhë botërore e letërsisë artistike. Këtë e bëri Ismaili”.
Ky shkrim, të cilin unë do ta konsideroja si një kuintesencë të të gjithë mendimit më të përparuar shqiptar dhe të mirënjohjes së bashkëkombasve të tij për një shkrimtar të jashtëzakonshëm, Xhevat Lloshi e përmbyll me këto fjalë:
“Ka pasur një teori të përhapur 70-80 vjet më parë, se gjuhën shqipe kombëtare do ta krijonte një shkrimtar gjenial shqiptar, duke bërë paralelizëm, për shembull, me Danten për italishten. Pa hyrë tashti në hollësirat pedante të argumentimeve gjuhësore, më lejoni ta mbyll me këtë pohim:
Edhe në rast se e kemi kërkuar shkrimtarin gjenial, ja ku e kemi: Ismail Kadarenë. Ja ku e kemi edhe gjuhën me të cilën ka shkruar, edhe gjuhën për të cilën ka shkruar. Ky princ i letërsisë shqiptare është edhe princ i gjuhës shqipe”.
Para pak ditësh, Xhevat Lloshi shqiptoi këto fjalë për Ismailin:
“Shpesh herë thuhet se Ismail Kadare ka trajtuar tema interesante nga Shqipëria dhe ka bërë përshtypje në botë duke shfaqur një jetë tjetër. Jo, veçantia e tij është se rrëfen një ngjarje jo për ta përshkruar kronologjikisht apo treguar qoftë nga mitet apo legjendat dhe rrëfimet e tjera. Për Ismailin nuk ka rëndësi ngjarja në vetvete, kronologjia historike e saj, por domethënia e saj. Në këtë kuptim sjell gjëra të papritura për ne.
Prilli i thyer është një rrëfim për një zakon shumë të rëndë, siç është gjakmarrja. Ismail Kadare i ka të gjitha elementët se ç’është gjakmarrja. Por për të nuk ka shumë rëndësi kjo. Për të rëndësi ka domethënia e saj, të cilën nuk e ka thënë asnjë nga studiuesit e tij deri më tani. Se gjakmarrja është vetëvrasje. Kjo është domethënia.
Marrim një libër që ka qenë i detyruar t’ia ndryshojë titullin nga “Dimri i vetmisë së madhe” në “Dimri i madh”. Qëllimi i Kadaresë nuk është të nxjerrë ngjarjet kronologjike politike të asaj kohe dhe prishja me Bashkimin Sovjetik, për të cilën ai ka përdorur edhe materiale arkivore dhe dokumentare. Porse prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik ishte një izolim, mesazhi, domethënia del që në titull, vetmia e madhe që do ta shoqëronte vendin tonë për shumë vite me radhë. Ndaj kundërshtarët e Kadaresë dhe mbrojtësit e regjimit u prekën drejtpërsëdrejti nga kjo domethënie që jepej qysh në titull.
Marrim p.sh. “Kush e solli Doruntinën”. Një legjendë shqip, por jo vetëm shqiptare. Një i vdekur sjell në kalë një të gjallë. Pra, Kostandini i vdekur sjell motrën, sepse i kishte dhënë besën. Duket sikur qëllimi i tij është të rrëfejë besën e shqiptarit. Tema themelore, sjell kumtin, strukturën e fjalëve të besës. Jo, nuk është kjo domethënia e kësaj vepre. Porse njeriu në jetën e tij ka dhe një fakt të tmerrshëm që është vdekja. Kjo del nga një lexim i vëmendshëm. Ky libër është një vepër e jashtëzakonshme në letërsinë botërore. Populli me mitologjinë e tij, është përpjekur ta kapërcejë këtë ngjarje të tmerrshme që është vdekja. Pra sjellja ekzistenciale e njeriut. Po ta shohësh, fjalët në vepër e kapërcejnë këtë ngjarje të tmerrësisht midis jetës dhe vdekjes.
***
Për Ismailin kam ndjesinë se i janë shqiptuar të gjitha vlerësimet maksimale brenda dhe jashtë vendit. Pa asnjë dyshim ai është një nga shkrimtarët botërorë më të më mëdhenj bashkëkohës. Kontestuesit e tij, që gjithsesi janë më të paktë se admiruesit e veprës së tij, fërkojnë duart apo barkun e thonë: Ka fituar gjithë ato çmime, por nuk e ka marrë ende çmimin Nobel! Mirëpo kontestuesit harrojnë një fakt të thjeshtë: Nobeli nuk është kuti absolut i vlerësimit të shkrimtarit. Ka një vlerë monetare të konsiderueshme ai çmim, por nuk ka një vlerë po aq të barazvlefshme artistike. Sepse, rekordi që ka krijuar prej rreth 30 vjetësh si pretendent i çmimit Nobel, e bën Kadarenë tonë të pakonkurrueshëm në këtë garë. Në të vërtetë, Ismaili duhej ta kishte fituar këtë garë të paktën nja dy dekada më parë. Fakti që laureat i Nobelit për vitin e kaluar në letërsi u shpall një kantautor si Bob Dylan, mendoj se ia ngre vlerat Ismailit si shkrimtar i njohur botërisht.
Ismail Kadare sot identifikohet me Shqipërinë në të katër anët e globit. Kur përmendet emri i Ismailit, në mënyrë të vetvetishme të huajtë bëjnë lidhjen me Shqipërinë. Këtu nuk ka asnjë teprim. Vepra e tij mahnitëse i tërheq përkthyesit, natyrisht sipas interesimit të lexuesve, që t’ua përçojnë korpusin e veprave të tij sa më afër origjinalit. Në 80-vjetorin e shkrimtarit u mblodhën në Tiranë përkthyesit më të shquarit të Kadaresë nga e gjithë bota dhe diskutuan pikërisht për thelbin e përjetësimit të kësaj vepre unikale në kulturën botërore.
Ismaili nuk ka nevojë për avokatë. Duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm për vlerat që ka krijuar, ai është një nga shpërfillësit më të mëdhenj të mediokërve që e sulmojnë pambarimisht.
***
Mund të sillen edhe shumë shembuj të tjerë se si Ismaili ka vlerësuar maksimalisht shkrimtarët, poetët dhe njerëzit e mëdhenj të kulturës sonë kombëtare si Migjeni, Naim Frashëri, Eqrem Çabej, Lasgush Poradeci e tjerë. Dy shkrimtarët aktualë më të shquar të letërsisë shqipe, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, e respektojnë njëri-tjetrin si krijues dhe si sjellës të vlerave të vërteta në kulturën kombëtare. Nuk është aspak rastësi që ata janë gjithashtu dhe mbrojtës “fanatikë” të shqipes standarde. Ashtu si në pararojë të mbrojtjes së shqipes standarde janë vënë personalitete të shquara të kulturës sonë si Rexhep Qosja, Emil Lafe, Rami Memushaj, Gjovalin Shkurtaj e të tjerë.
… Vetëm Zotin kemi pranuar si të pamëkatë, pa asnjë ves e pa asnjë cen. Ne frymorët kemi gjynahet tona. Ismaili është një njeri dhe si njeri ka veset e tij. Po ai mbi të gjitha është shkrimtar i madh. Dhe si shkrimtar përdor me një mjeshtëri të jashtëzakonshme të gjitha mjetet, figurat letrare dhe fantazinë për të bërë atë art të magjishëm që ka bërë dhe vazhdon të bëjë.
Në mbrojtje të shqipes
Për gjuhën letrare të njësuar, standardi i së cilës u vendos në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe më 1972, pavarësisht nga kontestimet, gjuhëtarët tanë më të mirë si dhe albanologë të ndryshëm bashkohen në mendimin se është bërë një punë e lavdërueshme që kurrsesi nuk duhet shkatërruar. Në mbrojtje të saj janë ngritur të gjithë shkrimtarët dhe gjuhëtarët tanë më të mirë. Shkrimtari më i njohur i letrave shqipe në botë, Ismail Kadare, është nga mbrojtësit më të zjarrtë të gjuhës shqipe dhe mbase më i ashpri në reagimet ndaj atyre që sulmojnë këtë monument madhështor të identitetit tonë kombëtar dhe që qëndron denjësisht ndërmjet shtatë-tetë gjuhëve themelore të Europës. Madje, më tepër atë e irritojnë sidomos disa intelektualë shqiptarë kundërvënës, të cilët, më shumë se një herë, i ka quajtur as më pak e as më shumë, por të shitur.
Mirëpo, disa vjet më vonë, më 1989, Arshi Pipa botoi në SHBA një libër me titull: The Politics of Language in Socialist Albania (Politika Gjuhësore në Shqipërinë Socialiste). Këtë libër, profesor Xhevat Lloshi, në një artikull të gjatë të botuar në revistën SOT më 1991, nën titullin “Kultura shqiptare përpara shqetësimesh të reja” (artikull që, më 1997, është përfshirë në librin “Mbështetje për gjuhën letrare”, të të njëjtit autor) do ta quante librin me mendësitë më të prapambetura në gjithë gjuhësinë botërore për atë vit (1989)…
Në atë libër, A. Pipa ngrihej botërisht kundër Gjuhës Shqipe të Njësuar, ndërsa argumentonte se, e ashtuquajtura gjuhë letrare e njësuar as ka qenë e nevojshme dhe as e ka kërkuar populli shqiptar, meqë shqiptarët prej kohësh kanë qenë mësuar me bashkekzistencën e tyre paqësore dydialektëshe etj. Për të mbushur mendjen e lexuesit, ai sjell në libër një mori shembujsh, ku, në thelb, gjuhën letrare shqipe e quan një veprim hakmarrës të toskëve kundër gegëve…
Në të vërtetë, Arshi Pipa në librin e tij, e më pas në intervistat që ka dhënë, më shumë se më gjuhësi, merret me politikë. Mendoj se Xh. Lloshi me kundërvënien e tij të ashpër ka patur plotësisht të drejtë, pasi goditi thelbin e një dukurie të rrezikshme që filloi të shfaqet në horizontin e kulturës gati në të njëjtën kohë me shndërrimet e vrullshme politike të fillimit të viteve ’90. Nuk është pra thjesht denoncimi dhe demaskimi i pikëpamjeve të mbrapshta të një individi, por denoncimi dhe demaskimi i një fenomeni, frymëzuesi kryesor, në mos i vetmi i të cilit u bë Arshi Pipa.
Prof. Xh. Lloshi e quan A. Pipën shkatërrimtari më i zellshëm i shqipes letrare, ndërsa librin e tij “Politika gjuhësore…” si burim i të gjitha çështjeve për diskutim.
Profesor Xhevat Lloshi është një nga mendjet më të iluminuara dhe një punëtorët më të mëdhenj që kam njohur. Veprimtaria e tij ndonëse në thelbin e saj ka gjuhësinë, ka një gjerësi jashtëzakonisht të madhe. Kam bindjen se po të mos ishte marrë me gjuhësi, Xhevat Lloshi do të ishte një nga shkrimtarët më të mirë në vend. Kjo duket në stilin e tij të të shkruarit, te mjetet që përdor për të shprehur një mendim apo situatë, te portretizimet që u bën personazheve që në të vërtetë janë personalitete kulturorë, gjuhëtarë, studiues, albanologë, shkrimtarë etj. Libri më i ri i Profesorit “Përsiatje hulumtuese” është një dëshmi e pakontestueshme për këtë që sapo thashë.
***
Mund të shkruhet pambarimisht shumë për këta dy autorë të mëdhenj. Sot ata kanë ditëlindjen dhe, pas atyre që thashë më sipër, a nuk e meritojnë të pimë ndonjë gotë për shëndetin e tyre?!

jetë të gjatë o molo!!
më dukesh si nexhmija nr.2!!
dhe ti deri tashti nuk ke bërë as më të voglën autokritikë!!
shpresoj të rrosh sa ajo dhe të paktën të mos vdesësh si vdiq ajo që nuk pranoi asnjëherë,as gabimin më të vogël e jo më ndonjë faj,që asqë mund ti shkonte në mëndje!!
dhe ti je aq i pastër sa ajo!!
vetëm se atë e “persekutuan në pleqëri,e ty të “persekutuan”,si veshka mes dhjamit,në rini!!
na rruac o putane komuniste e kriminel ,
ashtu si ka lind ka me vdek ,
bastarde dhe kriminele deri ne varre
ke plotësisht të drejtë”ashtu si ka lind ka me vdek ,”!
vemje ka lindur e vemje do vdesë!
vetëm se rrojnë gjatë këto vemje!
ndoshta për të vuajtur atë që kanë në shpirt!!
KRENARIA KOMBETARE: i Madhi KADARE!
Erdhe 100vjetore i festofshim.!
Me kenaqe i nderuar Xhevat Shehu, me kete shkrim te perkryer po e quaj, (per c’thote Komentuesi,vetertet KOMENTUES,..654!)*po ketu,eshte nxituar,…….
Une,mbi me 5 rrjeshte e gjysem ditelindien,pas te Madhit Kadarene sa Dritero Agollin (ne Girokaster me te bashkenisur shkrimet) lindur,,ate krahasim, s-do ja pranoja,po ..puna e tij…
Per mua si lexues i thjeshte,nje jete mesues,me kenaqe,si te beje une nje pershendetie shkrimtarit te Madh Kadare,me -nje I Vit LINDIE,,me mua, me 5 muaj pas Tij (Qersor 1936) nje jete,patur idhull, pas te mbedhit NAIM FRASHERI, VULA e PARE e shkrimtarit *Madhin* i shqiper sone te sotme, ISMAIL KADARE.
.Natyrisht i kerkoj ndiese,se nuk mund te radhitem me Te madhin KADARE,qe eshte KREARYRA e PENAVE a me mire e MENDIVE krijuese, te tej BOTES, e, na ben krenar.. (Pa tjeter ka dhe Ai,si cdo njeri,ka individualitetin personal,te justifikushem..)…..
PO Ai, pra Ismail KADAREJA, mbete ;NJESHI !
Me dhimbiet e kohes,per me teper larg atdheut, (KOVID-i izoluar) i UROJ te Madhi Kadare DITELINDIEN GEZEAR dhe me SHENDET…..
Te TERA i ka DHENE per ATDHEUN ,
Ai,;
Bere- KRENARi e KOMBIT..
ME sinqeritet i THEM.:
– Mos LUAJE me nga ATDHEU Me !..
DITET 1000-je URIM POPULLI … !
Pr. Xhevat Lloshit me KADARENE-idhull-sa Xhevdet Shehut -MRODHESI u UROJ MBRODHESI e; shendet , Une, Bir i Dangellise Naimjane,tej oqeanit COVID-i rrugen prere..(UNE-pag 85 vjetorit, mesi pret te mar -FRYMEN e fundit,ne*Dangelline NAIMJANE*.
DITET njemije! Mbare basjkeatdhetareve!
Biri i Dangellise NAIMJANE-bashkekohes.
*Pasues VETERAN*
Guri Naimit D. (emrin marre NIPI 15 vjecar..)
Shqipja e Njesuar eshte nje arritje Madhore,E PASHKATERRUESHME e gjigandeve te Gjuhesise dhe Letersise shqiptare,Kostandin Kristoforidhi.,Naim Frasheri,Cajupi,Fishta,Xhuvani,Gurakuqi,Konica,Noli,Cabej,Domi,
E nderoj Pipen per Antikomunizmin,por nuk mund te pranoj perpjekjet e tij per te gerryer Kollonat e Gjuhes Letrare Kombetare.
uau dem
nuk e di përse jam i të njëtit mendim me ty??
100%!!!!!!!!!
Më pëlqen më shumë modestia se sa mëndjemadhësia. Kjo është arsyeja që unë nuk e vlerësoj Kadarenë sa e vlerësoni ju. Kaq larg shkohet me « furçat » që i bëhen Kadaresë, sa thuhet që ata që e kritikojnë, e bejnë nga cmira!!! Një shkrimtar i madh nuk mund të jetë një njeri i vogël, sikurse e ka treguar veten Kadareja. Jam i mendimit që Kadareja është i përkedheluri i shqiptarëve. Vlerësohet edhe kur tregohet pa edukatë, pa mirësjellje, madje edhe harbut! Po kështu amplifikohet niveli letrar i tij me shprehje i « madh », « i nivelit botëror » duke i përkëdhelur egon e tij. Jepini përgjigje pyetjes se sa modest është Kadareja dhe do të shikoni që është në nivelin zero. Ai ka çfrytëzuar me zgjuarsi përkrahjen që kishte në sistemin e kaluar, duke i dhënë dokumenta që nuk mund t’i merte kushdo, dhe në sistemin e sotëm, duke i bërë muze shtëpinë e lindjes me taksat tona. Thirje modestisë ku është fshehur që të qetësojë shpirtrat e trazuar të shqiptarëve!
Niku
“Më pëlqen më shumë modestia se sa mëndjemadhësia.”,ndryshe nga ty,pe¨r modestinë jam 100% me ty,por e pranoj dhe mëndjemadhësinë,kur ajo “ka bythë”,si i themi në gjuhën popullore!!
pra atë që ndoshta ska modesti,por ka burrëri!!
e ky,nuk ka modesti,nuk ka burrëri,ka vetëm interes personal!!kur them personal!?
nuk them familiar a fisnor!
jo,jo,ky ka vetëm interes personal,individual!!ky ka vetëm vetveten dhe asgjë tjetër!gjithçka tjetër është garnityrë!!grua e fëmij,janë pjesë tabllosë së interesit të ngushtë privat!!
nik ajo që urrej tek kjo ndyrësirë është se deri dje e ngriti enverin më lartë se faraonët e egjyptit,deri këtu nuk ka asnjë të keqe!po themi aq dinte aq bënte,si potuajse të gjithë ne!!më pas ju vërsul po aq egër sa e kishte lavdëruar,edhe këtu nuk ka asgjë të keqe,mësoi,kuptoi si të gjithë ne që ajo që shkëlqent në atë kohë nuk ishte flori!!
unë urrej tek ky atë ndyrësinë e tij që tha “unë i dija të gjitha”,pra ato që shkruajti më pas,dhe nuk pati pikën e turpit,pikën e ndërgjegjes të kërkonte një falje të vogël për atë ndyrësi,mashtrim që i bëri shqiptarëve!!bile u bë dhe më i ndyrë,pa e thënë direkt,i bëri gjithë shqiptarët persekutues të tij,sepse shumica ishin mbështetës të diktaturës!të asaj diktature që të paktën me dy romanet e tij politike dhe hyjnizuese për EH,e ngriti më lartë se gjithë porpaganda partiake e shtetrore!!
anticensure ,
jeni plotesishte me te verteten ,ate qe nuk mundet ta
ndryshoj asgje .
Ky eshte realiteti mbi Komunistin qe i mori jeten nji djali te ri ,
sepse i la vajzen me barre !
Si mundet me qen Njeri ky kafshe Kriminale qe vret Dashurite e jetet !
Por mbeshtet nga ky popull idiot sepse jane pjes e se njejtes Mentalitet vrastare i dhunes dhe nuk jane pjes
e Genetikishte i rraces se civilizuar .
Muzllum hum-hum .
Llumi do gjithmon llumin ,rraca e mutit ,do mutin
eshte tashme e vertetuar nder shqiptare .