Sot takimi i “Open Balkan” në Beograd, bashkohet edhe Mali i Zi. Zbardhet axhenda

J L

Ditën e sotme do të zhvillohet takimi mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e “Open Balkan”: Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në momentin e fundit është shtuar dhe kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.

Ai darkoi mbrëmjen e djeshme me presidentin serb Vuçiç, kryeministrin Edi Rama dhe zëvendësin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Nikolla Dimitrov.

Për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaev pas zgjedhjeve lokale, në vend të tij i pranishëm në Beograd është zëvendësi i tij.

Diskutimet e ditës së djeshme, do të bëhen publike sot .

Axhenda për këtë takim që organizohet nga Këshilli Atlantik, përfshin edhe panel diskutimi me temë “Transformimi digjital si dorë ndihmëse për integrimin rajonal”, në të cilën do të ketë përfundime dhe më pas do të mbahet konferencë për shtyp.

Vuçiç, do të takohet sot zyrtarisht me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Nikola Dimitrov.

Pas takimit të tyre, në orën 11:30 do të mbahet edhe një konferencë për shtyp.

AXHENDA

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve

09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik

10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve

 

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Prej 1400-vjetesh Shqiperia dhe Serbia nuk e kane gjetur dot bashkepunimin. Rama thote se ka nje ide fantastike (une besoj eshte ide e Rusise) Ishallah Zoti i ndricofte mendjen. Por nje pyetje e kam. Kur gjerat shkojne kaq mire ne ballkan , ca i duhet gjithe ai armatim Serbis.

  • Bravo poturexhi se i mallengjeve pasardhesit e Dushan Mugoshes dhe Miladin Popovicit. Edhe ati yt shpirteror pozonte krenar por i dhjere perkrah tyre. I vetmi ndryshim eshte se atij i kishin varrur ne qaf maliherin qe te dukej cub, kurse ty te kane shtruar tavolinen me pjata bosh.

  • Ka qene edhe nje axhende tjeter , por eshte mbajtur sekret
    Pika e fundit ka qene KUR DO TA VENDOSIN DASMEN ALLA LGBT te dy bytheceve VUC-RAMAVIC , dasma do te behet ne ishullin Grek te Lesbosit , pranohen te ftuar te cvirgjeruar para e mbrapa sidomos keta te fundit me ne krye Soren Alexander

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *