Ministri i Jashtëm ndodhet në Bruksel në takimin e NATO-s. në një intervistë për VOA Ditmir Bushati, Shqipëria ka komentuar edhe vizitën e Ramës në Gjermani dhe takimin e sotëm mes kryeministrit dhe komisionierit Fyle. “Natyrisht, si vizita e kryeministrit në Gjermani me kancelaren gjermane, edhe takimi i tij i nesërm në Bruksel me komisionerin për Zgjerimin do të ketë fokus të veçantë, çështjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Me kënaqësi vihet re një opinion gjithnjë e më pozitiv i vendeve anëtare për të shkuar drejt dhënies së Statusit, bazuar në meritë dhe reformat e brendshme. Besoj se temat kryesore të diskutimit do të jenë rishikimi i progresit dhe evidentimi i hapave të mëtejshëm që Shqipëria duhet të marrë në këtë proces të vështirë. Kur them Shqipëria, nuk kam parasysh vetëm qeverinë dhe angazhimin e saj të palëkundur në këtë proces, kam parasysh një bashkëpunim e bashkëveprim politik, i cili është jashtëzakonisht i domosdoshëm. Dhe në dritën e zhvillimeve në Ukrainë dhe në Europën lindore e bën edhe më të domosdoshme vetëdijen tonë kombëtare për të vepruar së bashku kur vjen puna për procese madhore, siç janë procesi i integrimit europian apo integrimit euroatlantik. Nuk është në lojë thjesht dhe vetëm kredibiliteti i Shqipërisë, por besoj nga ecuria e Shqipërisë në këto procese do të ketë impakt pozitiv e gjithë hapësira shqipfolëse në rajon, dhe i gjithë rajoni i Ballkanit perëndimor në rrugëtimin e tij drejt hapësirës euroatlantike”.
“Mënyra si aplikojmë kriteret është zhvilluar nga ajo që ne kemi bërë gjatë zgjerimit në të shkuarën. Tani theksojmë shumë mirëqeverisjen dhe shtetin e së drejtës duke marrë parasysh këtu edhe reformën në gjyqësor, reformën në adminsitratën publike si edhe luftën kudnër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qasja e re për negociatat dhe këto fusha të politikave si gjyqësori dhe të drejtat themelore si drejtësia , liria dhe siguria janë cështje që mund të shihen qartë. Disa fusha janë më herët që negociohen, që jo vetëm të themi se këto janë bërë se kemi miratuar legjislacionin por dhe një përqëndrim në zbatimin e reformave dhe ligjeve. Kështu sigurojmë se të mirat e pushtetit transformues të zgjerimit ndjehen nga qytetarët gjatë gjithë procesit dhe jo vetëm në fund të tij. Një gjyqësor më efikas, më llogaridhënës dhe transparent dhe një administratë publike më transparente do kenë impakt më pozitiv te qytetarët dhe do ndihmojnë të ketë një mjedis më të favorshëm dhe për mjedisin” tha ai.
Fule ka ftuar të rinjtë e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e tranformimit të vendeve të tyre, për çuar përpara projektin europian. Duke thelluar zgjerimin, theksoi Komisioneri, BE garanton relevancën e Europës në botë, ku sasia apo masa është shumë e rëndësishme.
“Në muajt e fundit ne kemi bërë propozime konkrete të cilat do të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të fuqizojnë edhe qeverisjen e tyre ekonomike. Gjatë 3 viteve të fundit BE ka ndryshuar në mënyrë të plotë dhe ka fuqizuar qeverisjen e saj ekonomike, ndaj është me rëndësi të ndihmojmë edhe vendet kandidate që të afrohen tek modeli europian. Ne dëshirojmë të sigurojmë se reforma strukturore do ndihmojë konkurueshmërinë, por edhe ekonomitë e këtyre vendeve të krijojnë kushtet e duhura për rritje ekonomike dhe punësim, në veçanti për brezin tuaj. Benefitet nuk mbarojnë me kaq, aplikimi i plotë i standardeve të BE do japë përmirësime shumë të mira në fusha si siguria e ushqimit dhe mjedisi dhe për ju do ketë shumë mundësi për të studiuar, udhëtuar por dhe për tu punuar në BE. Ne jetojmë në një botë që ndryshon, ka sfida të reja për BE dhe vendet e Oqeanit Atlantik, një kohë që nuk duhet të mendojmë jo vetëm për globalizimin që na teston ngahera, teston bankat tona, tregjet por dhe mjedisin në të cilin jetojmë. Duke thelluar zgjerimin e BE ganton relevancën e Europës në botë, ku sasia apo masa është e rëndësishme. Ju inkurajoj të vazhdoni të punoni për konsolidimin demokratik të vendeve tuaja, duke pasur interes gjithnjë e më të mirë tek politika, cështjet e përditshme jo vetëm në nivelin vendor dhe rajonal, por edhe atë të BE. Pse të mos jeni pjesë e këtij transformimi të vendeve tuaja, bëni që zërat tuaj të dëgjohen. Projekti europian duhet të vazhdojë. Ne kemi nevojë për ju që ju ta bëni këtë projekt më të mirë, e ardhmja e BE është në duart tuaja, bëni një të ardhme më të mirë dhe bëjeni që të jetë afër jush” u shpreh Stefan Fule.
