Sot të gjithë vlonjatë

editor

Në mbrëmjen e djeshme, në prag të 101 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit, Kuvendi i Shqipërisë kreu një akt të rëndësishëm politik. Ai miratoi me unanimitet një rezolutë për integrimin evropian të Shqipërisë. Një inisiativë e opozitës, e cila u përkrah pa asnjë mëdyshje nga shumica qeverisëse.

Të mërkurën në mbrëmje shqiptarët patën një rast të lumtur, fatkeqësisht jo fort të shpeshtë deri më tani, të një dëshmie që klasa politike ka arritur një pjekuri të qenësishme. Respektimin pa kushte të kushtit bazë të politikëbërjes lokale: pavarësisht diferencave të thella në pikpamje, pavarësisht luftës shpesh të ekzagjeruar politike, të gjithë aktorët dhe faktorët e rëndësishëm në Tiranë, janë në një mendje për objektivin madhor të  Shqipërisë dhe axhendën e saj kombëtare, integrimin e vendit në Evropë.

Ky është një nga ato momente kur çdo shqiptar, pavarësisht nga bindjet dhe pa diferencë në bindje politike, beson fort se Evropa është destinacioni ynë politik, ekonomik, social, kulturor dhe historik. Ne jemi në Evropë dhe Evropën duam ta kemi edhe këtu.

Procesi i integrimit është para së gjithash një garë me vetveten që shoqëria shqiptare e ka pranuar si sfidën e saj kryesore. Eshtë një garë që nuk përjashton askënd, por përkundrazi, është ftesë që kërkon gjithkënd të japë një kontribut. Qoftë dhe një faktor t’i mungojë kësaj gare, ajo do të ishte e paplotë. Ajo është një garë me ambicjen dhe të drejtën tonë për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të emancipuar, për më shumë qytetari e respektim të drejtash qytetarësh, për më shumë punë dhe më shumë mundësi për punë të ndershme, për një qeverisje të drejtë e shërbenjëse, është garë që thërret në apel gjithpërfshirës gjithkënd e ku askush nuk është i tepërt. Eshtë nevojë dhe domosdoshmëri. Eshtë shans dhe detyrim. Politika zyrtare, në shumicë e pakicë, në të majtë e të djathtë, është refleks edhe i domosdoshmërisë, edhe i nevojës emergjente që Tirana ka për Brukselin.

Në këto ditë të para të qeverisjes së shumicës së re, Kuvendi i Shqipërisë ka hedhur disa hapa simbolikë, edhe në funksion të kësaj gare me vetveten dhe kohën. Ato do të pasohen dhe nga të tjerë hapa të të njëjtit drejtim. Kuvendi është tashmë një arenë e debatit gjithmonë e më konstruktiv, komisioni i ligjeve dhe ai i çështjeve sociale, miratuan një rezolutë të përbashkët për të drejtat e fëmijëve; gratë e politikës shqiptare për herë të parë krijuan një aleancë të tyre dhe në krye është zgjedhur një demokrate; kryetari i Gjykatës Kushtetuese u zgjodh me një proces transparent dhe gjithëpërfshirës; Kuvendi së shpejti do të miratojë një kod të ri etike. Pavarësisht debateve që janë ushqimi çdo parlamenti nga Londra në Berlin, nga Roma, në Paris e gjetkë, edhe në Tiranë, kam bindjen e thellë se Kuvendi do të nis të përdorë me vendosmëri e pa kthim pas gjuhën evropiane të komunikimit. Ky është vullnet politik. Ky është sërish një kusht që e sheh të ardhmen edhe duke qortuar të shkuarën.

Në 28 nëntor, ne shqiptarët nga Shkodra apo Korça, nga Tropoja apo Saranda, jemi të gjithë vlonjatë!

Në nëntor ne kujtojmë figurat që na bashkojnë.

Kujtojmë Kapitenin e madh evropian Gjergj Kastriot Skënderbeu, që Shqipëria dhe Evropa ende i jep bronx në këmbim të çelikut me të cilin ai e mbrojti.

Kujtojmë Ismail Qemalin që e shihte Shqipërinë evropiane dhe pjesë të Perëndimit.

Kujtojmë Nënën Terezën, Shenjtoren që i përket gjithë botës, por me gjak shqiptar. Vërtet Shqipëria është edhe vend i dhembjes, vuajtjes e varfërisë, por është dhe atdhe i Nënë Terezës që kuronte dhembje, ngushëllonte vuajtjen dhe ushqente të uriturit.

Ky trekëndësh burrash shteti me një Shenjtore në mes është kufiri ku ne duhet të vendosim jetën tonë të përditshme për ta pasur të nesërmen më të mirë: për ta jetuar atë me guxim e kurajo, me urtësi dhe largpamësi dhe për ta jetuar atë me krenarinë e kokës së ulur që mbron më të dobtin përmes përfshirjes dhe solidaritetit.

Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, kam nderin dhe privilegjin të uroj sot të gjithë shqiptarët, kudo ku ata jetojnë dhe kudo gjetkë ku kanë ndërtuar jetën e tyre me sakrificë dhe i thonë bukës bukë, për festën e Pavarësisë.

Uroj dhe jam i bindur, se nëntorët e tjerë shqiptarë do të na gjejnë më evropianë. Qytetarë të hapësirës së madhe të lirisë dhe të demokracisë, aty ku të gjithë së bashku meritojmë të kemi vendin tone me dinjitet, nën hijen e flamurit tone Kuq e Zi.

 

Share This Article
9 Comments
  • Shume bukur Meta ! —

    Politikani me prudent i Shqiperise eshte Meta. Edhe si njeri eshte njeri me bon sensene maredheniet me vartesit
    c’ka eshte gje shume e ralle ne ambjentin shqiptar , si dhe njeri qe hedh urat e pajtimit mbi ujerat e turbullta te politkes shqiptare

    Bravo Meta per rolin tuaj konstruktiv ne ate rremuje armiqesie qe eshte midis pozites dhe opozites !
    Prania juaj ne ate mess eshte garanci qe gjerat ne politken shqiptare nuk do shkojne ne ekstrem

    Gezuar vitin e pare te pavarsise pas 100 vjetorit te saj !

    • Rajmond ,po ti nga dole nga Vlora ?
      Mos ke pasur gje mamin partizane apo je nga Kurveleshi ?
      Ndjese per kuriozitetin ,por vlonjat keshtu si ty nuk kam njohur .
      Ktu ne Shqiperi je ne klasen e Ilirit kurse andej nga na jep leksione do jesh ne klasen e Beqirit …nuk ka si spjegohet ndryshe .

    • Ilir Meta Kryetar I Parlamenti te Shqiperise
      ne Vjetorin e 101 te Pavaresise!!!!

      Trup, Keqardhje dhe pesimizem.
      Si dreqin mund te festosh Pavaresine kur vendi eshte I pushtuar
      nga ushtria e te korruptuarve?????

      Si dreqin mund te festosh pavaresine, kur ne rrethana te ndyra, nje Hajdut me ze
      dhe Figur ndodhet ne krye te Parlamentit????

      Si dreqin mund te festosh kur nje prostitut e pare “live” ne TV te prostituoj
      u mban Shqiptarve leksione per virgjerine dhe Atdhedashurine ….. Po si deqin mundet??????

  • E pashe kete shkrim medioker te botuar ne te gjitha gazetat. E turpshme dhe monstruoze deshira per te uzurpuar editorialin e dites te shtypit shqiptar. A thua se po thote dicka te vecante!!! Kete nuk e bente as Enver Hoxha ne kohen e vet. Fjalimi i botohej tek Zeri i Popullit dhe pjesa tjeter e shtypit merrej me gjera te tjera. Ne Vlore nuk qene vlonjate vetem ata qe ngriten flamurin ne kete dite te shenuar, por nga e gjithe Shqiperia. Kuptohet qe, me rastin e kesaj date, Meta kerkon te fitoje kredo politike nga vlonjatet, kurse ne data te tjera do te mendoje se cdo te kete rastin per te thene per qytetet dhe krahinat e tjera!!!

  • Shkruan nje dacibao Iliri i Mete dhe kalon te rubrika “Opinion” ???
    Adrian Thano e kalon te rubrika “Opinion” ????
    Hhahhahahahahahhaha ,po pse mor shoku Thano ,pse ???
    Pervec faktit se mund ta keni shkruar ju ,sepse ai eshte analfabet …naaaa ,nuk besoj …nuk shkruani kto idiotesi ju .

    Shoku kr i kurVendit ,ne fakt ne jemi ne Europe ,dhe u bene tashme 22 vjet qe Europes shkollohemi ,punesohemi dhe kemi sukses ,si shikon dhe lexon …per te lexuar s’di ti ,por degjon .
    Shqiptaret kane 22 vjet qe luftojne per mbijetese ndaj politikave te tuaja .
    Ne vecanti ndaj politikave te tua …Nuk dua as ti permend ,sepse dhe mbas 100 vjeteve ti do kujtohesh .Historia nuk fal askend .Si po flet dhe ti per Ismail Bej Vloren … qe ne fakt eshte duke u rrotulluar ne varr ngaqe ti e permend .

    Paskeni ber dhe arritje ,ne kto 2 muaj parlament ..na qenka formuar haleanca e grave dhe ne krye qenka nje demon krate ?! Ilir ju jeni te gjithe demon haleate .
    Nuk kam aspak deshire te zgjatem ,se per ty eshte cdo sekond i humbur …por kte proces riedukimi qe na ofron …ku po ju duket vetja te gjithve sikur u eshte ndezur aureola e engjellit na i kurse .Na i kurse ,sepse askush do e harroj fytyren tende .

    Te hapesh gazeten qe ne mengjes dhe te gjesh nje si ky ne faqe te par eshte fatkeqesi ,ta lexosh si “Opinion” eshte rrezik shoqeror …te lexosh qe ndihet dhe vlonjat …Zot na mbaj mendjen …duheni pushkatuar pa gjyq !

  • Të gjithë shqiptarëve kudo që janë:
    Gëzuar Festat e Nëntorit!
    Përvjetorin ngritjes së Flamurit të kastriotëve në Krujën e çliruar nga pushtuesit otoman;
    Përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë Natyrale;
    Përvjetorin e çlirimit përfundimtar të Shqipërisë Londineze nga thundrakët nazi-fashist dhe sahanlëpirësit e tyre vendor;
    Përvjetorin e daljes publike të Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës;
    Datëlindjen e Komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari .
    Me dëshirë të zjarrtë, që ky përvjetor i këtyre Festave të Krenarisë dhe të Lavdisë kombëtare, të na shërbej si nxitje për të përbashkuar tërë potencialin mendor dhe veprues përreth Flamurit tonë, me një dëshirë, me një qëllim dhe nën një betim, që të punojmë shumë më tepër, me përkushtim dhe me vetëmohim, për T’ia shëruar, sa më shpejt, plotësisht dhe përfundimisht, plagët që iu shkaktuan Atmëmdheut tonë të vetëm-Shqipërisë, nga kafshimet e hegjemonistëve shovinistë sllavo-grek,, të ndihmuar nga mujsharët ndërkombëtar të kohës!
    Sinqerisht nga unë, një qelizë e Organizmit shqiptar!
    27 nëntor 2013
    Sejdi Veseli

  • Decibao e Cen Kai Shi, se Mao coi Kinen perpara! Perse duhet publikuar,apo ka paguar nga leket tona të botohet? Duhet pare si reklamë Metes apo shperdorim parash! Si Saliu,Luli dhe ky Kryetar! Nuk thotë asgje,as pergjegjësinë e tij personale 23 vjecare pse jemi këtu? Rroftë 28-29 Nentori! Rroftë SOVRANI shqiptar,poshtë bandat partiake,poshtë NJESHAT qe nuk i propozon dhe nuk i zgjedh vet Sovrani!

  • zotni Meta falemnerit per oferten po jom kavajse denbabaden.Ne n”VLOR ashtu kon shku gjith perfaqsusit secili per krahinen e vet.po mir ka thon parashkrusi me i dat tjeter do permenesh krahin tjeter.Meqe po ngjoj se ke problem leximin po vazhdoj me gjuhen tuj:SHQIPERIA kurre ska qene me ne hall e turp se sot,politikanet dallkauke te sejciles ngjyre pa turp rrahin gjoksin se qenkerkan ata qe po u lodhkerkan e po rrikan pa gjume per te.Turp, jeni nje dore bashibozukesh e mire na e beni se ne jemi mesuar te vuajme e te neperkembemi nga soji jone.Falimenton nje kompani e pa vlere e nuk ishit te zot tu jepnit zgjidhje nenshtetasve shqiptare ne SHQIPERIj.Se kupoj me cfare paturpesie pretendoni te angazhoheni per ne ne Evrope.Faleminderit per mundimin por po pati mundesi na zgjidhni njehere ato cka keni ne dore te beni ketu,na rijepni dinjitetin ketu ne SHQIPERI pa shohim e bejme per Evropen.Ne kete dite te shenuar uroj te gjithe shqipetaret e vertete,ata qe na e ngrene lart emrin anekend botes pa pritur shperblime e mirenjohje,ata qe vazhdojne te rrine ne ATDHE dhe enderrojne per nje dite me te mire pamvaresisht neperkembjes qe iu behet ,uroj qe me ne fund pervjetori tjeter te na gjeje vertete te cliruar!

  • Ai qe ia ka bere kete fjalim Likes e ka siguruar nje vend pune, ose mbahet ne ndonje vend pune per kete sherbim. keto fjalime nuk i bente kaq te dobet as ish-nenkryetarja e kuvendit popullor te kohes se Enverit, qe quhej Vitori Curri, nje ish mjelese e Dropullit. O DITA hiqeni ate fjaloim nga rubrika opinion se ehste turp, mos u beni si gazeta “Tribuna Demokratike” e deges se PD Tirane, qe botonte Bedri Byftari me Zef Lleshin ne vitet 1992-1997. Hiqeni se ju jeni gazete pjace nuk jeni buletin bishtkrehes i pushtetit. Njerezit e dine qe nuk e ka bere Likja se Likja nuk di te shkruaj as emrin e vet, pervec listave te vendeve te punes ne bllokun qe mban ende ne xhep, si ata ish brigadieret e koperativave. Ju them sinqerisht, qe ishia ne nje klub dhe ne nje tavolin po qeshnin me te madhe, duke thene, se doli edhe nje opinionist tjeter, Like floriri ka shkruar opinion te fuqishem per te ardhem e kombit dhe unitetin e shqiptareve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *