Vendi ynë, sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë mot të qëndrueshëm, por priten reshje me intervale të shkurtra kohore në disa qytete të vendit.
Pas mesditës parashikohet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet.
Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 30°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.
j.l./ dita
