Sovrani dhe Pseftot

redaktor

Për atë që nuk e dinë, fjala “Psefto” për gjirokastritët do të thotë njeri që kur ulesh në të ndenjura nuk shtron asgjë poshtë b…. Edhe Kadareja i madh e trajton këtë ves në shkrimet e tij në Kinë. Ai thotë: Për Mao Ce Dunin, kur në festën e 1 Tetorit u ul këmbëkryq në shesh si Psefto si ti (për diktatorin) apo më i keq se ti. Lidhje direkte me atë që thotë tani se shpëtoi Demokracinë me futjen e tij në parlament. E kush e shpëtoi demokracinë, një Psefto! Kam përpara gazetën Dita dhe një fotografi të madhe të Sali Berishës e Lulzim Bashës të ulur si Psefto në mitingun për armët kimike. Por Psefto Berishën e kam në fotografi edhe të ulur para kryeministrisë në parrullën “Nano ik”, tamam si në sheshin Tjen An Men.
Pseftua na çau daullen e veshit në mitingje e parlament për sovranin. Sovrani ja dha pasaportën e drejtimit të shtetit Edi Ramës, nga na dole ti Psefto që shpëtove demokracinë? Po të jetë për ty o Psefto, demokracinë e mori lumi. Po të lumtë, planet i ke bërë shumë mirë. Ne tani kishim një Esat, tani u bëmë me dy Esata. Të na rrojnë! Dy fjalë për të madhin Kadare. Erdhi koha, momenti, mosha që të flasësh për të gjithë Pseftot që ka ky shkëmb i lulëzuar i Europës Juglindore. Ti që fole për Argjironë, Doruntinën, kështjellën, Edipin, urën me harqe, mosmarrëveshjet etj. Fol i dashur Kadare ashtu si Mikelanxhelo i foli Davidit. Mos e lër vetëm Edi Ramën, ai më se një herë ta ka kërkuar dhe të është lutur: Na duhet fjala jote, qoftë dhe jo e këndshme. Kjo është thirrja e fundit që të bëhet. Do kesh kohë të heshtësh. (Gori Zvjezda Maja)…
Letër e nënshkruar

nga Vasil Puci

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *