Vajmedeti për Sovranitetin…

redaktor

Nga Arben Duka

 

Dhe sot për sovranitet,
na flasin ca pocaqi,
ca legena të vërtetë,
që lanë vendin pa ushtri!

Këta armiq të pështirë,
këtë e them krejt pa ndrojtje,
e bënë vendin shkretëtirë,
e lanë pa asnjë mbrojtje!

Dëgjo-o popull dëgjo,
siç thotë Rama- “Vajmedetin!”,
po është ushtria ajo,
që ruan sovranitetin.

Nëse keq do kemi gjendjen,
nëse vijnë kohë të liga,
ne e kemi mbledhur mendjen,
se do na mbrojë Amerika!

Nëpër statistika lufte,
ne jemi një vend i humbur,
vërtetë që jemi në NATO,
po jemi vetëm për numur!

Ndaj i them kujtdo që flet:
“Mbylle gojën-more trap!”,
ju tradhtarët e kombit,
dhe raketat i bëtë skrap!

Po nuk u skuqka kollaj,
surrati i delenxherëve,
që sovranitetin tonë,
lanë në duart e të tjerëve!

Po. Në Kohën e Enverit,
ne ishim një vend sovran,
kur Ushtria Popullore,
ishte Njëshi në Ballkan!

Këtu egër u sul bisha,
na la kështu për ibret,
e tani Sali Berisha,
na flet për sovranitet!

Ulu se të pa kalaja,
mbylle gojën-more horr,
se sovranitetin tonë,
tjetër kush e ka në dorë!

Nuk mbrohet sovraniteti,
o zjarrvënësit e fitilit,
me pordhët e Luli Bashës,
edhe të Petrit Vasilit!

Pa ushtritë e Amerikës,
do hanim qafën e patës,
e tani u bë hataja,
se do zgjedhë dhjetë gjykatës!

Në Kushtetutë është e shkruar,
po gjërat nuk janë tamam,
se si punët na kanë shkuar,
ne s’jemi një vend sovran!

Se prapë veç të huajt kanë,
akses në ekonomi,
na kanë bërë koncesionet,
si një gjysmë koloni!

Kjo politikë i ka zier,
gjithë turpet në kazan,
ndaj dhe më vjen për të vjellë,
kur thonë fjalën: “Sovran!”

Më tutje kot që ta zgjasim,
se njerëzit nuk janë debilë,
po gojë s’kanë të flasin,
ca Berishë-e ca Vasilë!

Share This Article
10 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *