S&P: Përmirësohet vlerësimi për ekonominë

Dita

Agjencia prestigjioze e kreditimit, Standard and Poor’s përmirësoi vlerësimin e borxhit të Shqipërisë nga niveli B në B+, me perspektivë të qëndrueshme.

Përmes një njoftimi zyrtar, gjigandi botëror i vlerësimeve financiare deklaroi se përmirësimi i notës për borxhin e Shqipërisë reflekton besimin se performanca fiskale e vendit do të jetë e fortë gjatë 4 viteve të ardhshme, nën programin e bashkëpunimit me FMN-në.

“Ne besojmë se defiçiti fiskal i Shqipërisë është në një trajektore rënëse, e cila do të çojë një ulje graduale të borxhit publik nga 70 për qind e Prodhimit Kombëtar që është aktualisht, në rreth 60 për qind në vitin 2019”, thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *