Spahiu: Berisha, komunisti i fundit, eliminoi kundërshtarët e tij politikë

anazapta

Aleanca Kuqezi e ka krahasuar sot kryeministrin Berisha me diktatorin Enver Hoxha. Sipas kreut të AK, Kreshnik Spahiu, Berisha i ka eliminuar kundërshtarët e tij politikë, siç bëri me Azem Hajdarin, të cilin e largoi nga kreu i Partisë Demokratike e sot e quan “tribun i demokracisë”.

Spahiu u bëri thirrje të rinjve të largojnë me votë nga pushteti komunistin e fundit. Ai theksoi domosdoshmërinë e rotacionit politik në zgjedhjet e ardhshme të qershorit. Spahiu tha se alternative më e mirë për të arritur këtë është vota për Aleancën Kuqezi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *