Spahiu: Berisha privatizon vendin për të mbyllur vrimat e zeza

redaktor

Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e njësive vendore në Tiranë. Në këtë takim u prezantua edhe kandidati i Aleancës Kuq e Zi për Tiranën, Rezar Balla, i cili mbante postin e sekretarit të marrëdhënieve me publikun.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu, akuzoi kryeministrin Berisha për privatizimin e 4 hidrocentraleve.

Për kryetarin e Aleancës Kuq e Zi, “privatizimet e HEC-eve po bëhen nga kryeministri Berisha për të mbyllur vrimat e zeza të buxhetit dhe për të financuar fushatën e tij antikombëtare”.

Sipas Spahiut, “Berisha ka konsumuar çdo krim të mundshëm ekonomik. Po fsheh krimin ekonomik prapa parlamentarëve dhe po baltos edhe deputetët e tij.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *