Një pranvere shqiptare, te ngjashme me atë arabe, është ftesa e Aleancës Kuq e Zi për shqiptaret. Kreu i saj Kreshnik Spahiu nga takimi me banoret e kombinatit beri thirrje për nje vale protestash duke nisur nga 7 prilli e deri ne daten e zgjedhjeve. Ai u beri thirrje edhe emigranteve te vijnë ne atdhe ne 23 qershor per te rrezuar kryeministrin Berisha. Spahiu komentoi edhe deklaratat e kryeministrit per ulje te moshes se votimit, duke i cilësuar ato demagogjike, pasi sipas tij Berishës nuk i intereson përfshirja e te rinjve votat e te cilëve janë kuq e zi. Spahiu përsëriti kërkesën per ndarje te pushteteve, duke pohuar se mazhoranca e tanishme eshte edhe me keq se byroja komuniste ku drejtuesit e partisë dhe ekzekutivit ishin te ndryshëm.
“….beri thirrje për nje vale protestash duke nisur nga 7 prilli e deri ne daten e zgjedhjeve”
Po pse jo gjer para dates se zgjedhjeve?
Siç duket nuk parashikoni ndonje efekt te tyre ?