Aleanca Kuq e Zi ka mbërritur sot në zonat e përmbytura të Shkodrës duke u ardhur në ndihmë qindra shtëpive dhe fshatrave të përmbytura në këtë zonë. Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi së bashku me një grup mjekësh kanë vizituar banorët e përmbytur në këto zona, të cilët janë ende duke vuajtur pasojat e reshjeve të dendura dhe hapjes së portave të hidrocentraleve.
Në këtë situatë kritike për banorët e Shkodrës, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka vizituar nga afër disa prej zonave të përmbytura për t`u njohur me gjendjen e tyre dhe situatën aktuale. Banorët e Nënshkodrës, por edhe të qytetit janë shprehur të revoltuar se nuk janë njoftuar për shkarkimet e mëdha e të menjëhershme të ujit, duke u lënë pa asnjë ndihmë nga ana e shtetit.
Spahiu e quajti vendin një kaos të plotë ku ndërsa populli vijon të mbetet nën ujë, forcat kryesore politike në pushtet merren me koalicione dhe llogaritje votash. Spahiu theksoi se Shkodra duhet të dëmshpërblehet 4 herë për përmbytjet e ndodhura në këto zona dhe me ardhjen e Kuqezinjve do të hetohen të gjithë këta abuzues me pushtetin që kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në Ultësirën Perëndimore të vendit. “Është një turp kombëtar se ndërsa Shkodra mbytet, PS dhe PD puthen e krijojnë aleanca e pazare të fshehta në kurriz të popullit shqiptar”, tha Spahiu.
Ai u garantoi banorëve të Shkodrës se koalicioni i Aleancës Kuq e Zi me të përmbyturit është shumë herë më njerëzor se një koalicion me të përmbysurit e këtij regjimi. “E vetmja zgjidhje e kësaj situate dramatike është ose të përmbysim Berishën, ose do përmbytemi të gjithë”. Në deklaratën për mediat të Aleancës Kuq e Zi nga Shkodra, Spahiu u kthen përgjigje edhe deklaratave të Edi Ramës se PS ka lënë edhe 10 ditë kohë për vendimin për koalicionet. “Pas 10 ditësh, Rama, o trëndafil, o karafil.”
Me viziten tende cfare ndihme ju dhe atyre o megalloman ?
aleance midis AKZ dhe PS per ta cuar saliun ne qeli si mi.
AK. PO KTHEHET NJE FORECE TE FRIKSHME JO VETEN NACIONALISTE POR POPULLATE .
DHE ME E CUDITSHMJA ESTE SE PO KOPJON PARTINE FASHISTE GREKE AGIMI ARTE
DHE ATA KSHU DALIN DHE SHAJNE E O OFENDOJNE SI HORRA BULEVADESH TE BAZUAR TEK NGERCI I SKAMJES DHE I DHIMBJES DHE TEK BRAKTISJA E PROBLEMEVE JETIKE QE KANE SOTE SHQIPTARET NGA QEVERIA .
HAPI TJETER I AK DO JETE NDARJA E NDIHMAVE QOFSHN ATO USHQIMORE APO VESHEMBATHJEJE NE KETO ZONA ,,,,,SEPSE E KANE KIPTUAR QE NJE PJESE E SHQIPTAREVE I SHEH ATA SOT SI VARKE SHPETIMI NGA KJO SITUATE E RRENUAR QOFTE POLITIKE APO SOCIALE , PER TE CILEN FAJESOHEN JO VETEM QEVERIA POR EDHE OPOZITA
Me ne fund nje qe mendon per popullin. Se per keta te tjeret e morem vesh se ca jane e me verte qe po iu intereson vetem xhepi i vet. Vetem nje parti si e juaja mund te beje dicka per kombin tone.
po pra ketij bravo i qofte se doli dhe u more me kete ceshtje si te thuash te lene anash nga politikane te tjere. ketu tregoi vlerat e tij si nje politikan me vizion te qarte per te ardhmen.
O Kreshnik ! E tha mire njeri me siper, “mire gomari qe na ngordhi,por s’na lene as mizat rrehat”. Ktheje koken pas dhe shih se kush je e nga vjen. Ke percaktuar ndonje aleat strategjik per te punuar? kush eshte?
C’eshte kjo gjuhe qe perdor ne komunikimin publik e politik: “Pas 10 ditësh, Rama, o trëndafil, o karafil”. Kjo flet per probleme serioze ne etiken tende te artikulimit, varferi edhe ne vogobolarin tend kulturor.
Ky eshte lideri i partise qe pretendon se eshte levizje mbareshqiptare o Kreshnik? Keshtu do t’i udheheqesh milionat qe thua se te vijne pas?
Kur ty te mungon respekti per kryetarin e partise me te madhe opozitare ne Shqiperi, parti te cilen e votojne ne cdo edicion elektoral rreth 800-900 mije vete ? Sinqerisht do te desha te me thone se Kreshniku kish pire raki e ishte i dehur kur foli ne Shkoder.
C’far respekti do te kesh per Berishen qe thua se e ke kundershtar, sepse kundershtari para se te luftohet, respektohet ?
Me vjen shume keq per z. Pashaj, z. Bashkurti e dhjetra intelektuale te tjere qe u ka rene per pjese ti udheheqe nje si Ty.
S’me mbetet gje tjeter por te sjell ne vemendjen tende thenien e mocme te Bibles “Fale o zot se nuk di se c’thote”.
O shefqet ke bere kontroll tek gjinekologu keto dite ti mo?
Zoti Spahiu akush nuk mund te zgjidhe hallet tona , vetem AK eshte tashme e paperlyer por per te miren e vendit
do rilindin shqiptaret me ilir meten, kush eshte dakord e gjithe partia socialiste,ju rre mendja se do ju votoje njeri,mbase gaboje po edhe nje 4 vjecar e rrun saluku,
Ky Niku(Kreshniku) ka gjuhe po s’ka tru.Qenka peshe e lehte fare.Ketu e pertej mban ere sharlatanizem e donkishotizem bashke. S’na doli gje ky….Lereni te kenaqet me keshtjellat e tij ne ajer!
Histori recituesish ne poemen “Nene Shqiperi”
Nuk duhet qe te merret seriozisht.
PO CA PRISNI NGA KRESHNIKU O SHKODRANE KY CELSAT E KASHTES KA
PO CA VIZIONI KA KY DHE KUR E GJETI KUR U PRISH ME BERISHEN?
PO TE JAP NJE KESHIL NIKU PO DESHE NDONJE KOCKE IK ME RAMEN
NDRYSHE DO DIGJESH SI JONUS PURUA
o shefqet: Nuk e thot bibla ashtu sic thoni ju.Ne bibel thuhet per fjalt e Krishtit qe ju ka lute Zotit,per persekutort e Tij kshtu:O Ate fali se nuk e dine se cfar bejne.Nuk ndyshohen fjalt e bibels.Bibla ka filluar te shkruhet 100 vjet para Krishtit dhe ka mbaruar 101 mbas Ringjallejes,dhe nuk ka ndyshuar as edhe nje germ.Mos i perdor fjalt e bibels per politik se del injorant.
Shprehja e Kreshnikut :Pas 10 ditesh ,Rama,o trendafil,o karafil nuk eshte aspak serjoze per nje politikan qe kerkon rrezimin dhe burgosjen e Saliut.Kjo pervec coroditjes brenda opozites eshte dhe nje perkedhelje per Saliun .Saliu qesh dhe thote me vehte :Keshtu hani kokat deri sa tju hipi perseri .
Te gjithe sot qe duan rrezimin e Saliut nuk kane nje vizjon te qarte .Nuk eshte vetem arsyeja e koalicjonit PS -LSI ka dicka me shume .Gjithmone ne fushatat para zgjedhore behet shume zhurme pa patur nje boshte ,nje qendrim gje qe krijojne situata destabilizuese dhe nje paraqitje e shije te hidhur ndaje nderkombetarve.Me keto qe po shohim dhe degjojme dal ne konkluzjon se dhe kete radhe nuk do ta kalojme testin qe ve Evropa e Amerika .Fjalet e bukura dhe premtimet per zgjedhje te lira e te ndershme te deklaruar kane qene false.Saliu eshte bere me i egersuar dhe po shkel me te dy kembet rregullat e lojes elektorale .Cka per te ndodhur duket qarte .