Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Spahiu: Kryeprokurori i ri politik do shkarkohet në korrik
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Spahiu: Kryeprokurori i ri politik do shkarkohet në korrik
Lajmi i fundit

Spahiu: Kryeprokurori i ri politik do shkarkohet në korrik

redaktor
Published November 23, 2012
Share
SHARE

Kreshnik Spahiu ka mbajtur ditën e premte një konferencë për shtyp ku ka bërë publik qëndrimin e AK për çështjen e shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe emërimin e pasardhësit të tij. Kreu i Aleancës Kuq e Zi i bëri apel Presidentit Nishani dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mos ndërmarrin vendimin antikushtetues për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama.

“Aleanca Kuq e Zi i bën apel deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që të heqin dorë nga procesi antikushtetues i emërimit të një prokurori të ri, kur ende nuk ka përfunduar mandati i prokurorit aktual, i cili përfundon pas 6 muajsh”.

“Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje edhe kandidaturave për Prokuror të ri të Përgjithshëm që të mos përfshihen në këtë proces antikushtetueses sepse do t’i duhet ta ndërpresë detyrën e tyre më 1 korrik 2013 kur Kuvendi i ri që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme do të vendosë rendin kushtetues dhe do të mbrojë parimet dhe standardet e demokracisë parlamentare. Presidenti Bujar Nishani vazhdon të bëjë ‘kallashnikovin’ e Sali Berishës duke ekzekutuar dhe asgjësuar nga pavarësia çdo institucion të pavarur në Shqipëri,” tha Spahiu.

Ai theksoi sërish se çdo prokuror i ri që do emërohet në mbivendosje mandati do konsiderohet jolegjitim dhe do shkarkohet në korrik të vitit tjetër.

“Ky qëndrim i Aleancës Kuq e Zi nuk lidhet aspak me analizën e punës së Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, që sipas Aleancës Kuq e Zi ka dështuar pasi ka toleruar mos funksionimin e detyrës për të arrestuar shtetasin Sali Berisha për veprën penale të dorëzimit të pjesshëm të territorit të Republikës së Shqipërisë në favor të qeverisë greke si dhe një seri veprash të rënda penale që lidhen me vrasjet, kontrabandën, korrupsionin dhe trafikimin e armëve”.

redaktor November 23, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • labi says:
    November 23, 2012 at 1:38 pm

    ore vetem mo na i dridh kur te vesh ne fuqi..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?