Spahiu nis sulmet ndaj Ramës: Ka bërë pakt për të mos arrestuar Berishën

redaktor

Aleanca KuqeZi është ndalur këtë të shtunë në qytetin e Fierit. Kreu i saj, Kreshnik Spahiu, i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm Pashaj dhe Sekretari për çështjet ndërkombëtare, Bashkurti, u pritën nga mbështetës kuqezi në aktivitetin e organizuar në sheshin qendror të qytetit. Në fjalën e mbajtur përpara qytetarëve fierakë, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, i bëri thirrje të gjithë të pranishmëve që në 1 Maj të jenë të gjithë në sheshin “Skënderbej” në protestën kundër regjimit berishian.

Mes mbështetësve dhe përkrahësve fierakë, kreu i AK Kreshnik Spahiu sumoi hapur liderin e opozitës  për mos arritjen e marrëveshjes parazgjedhore me Partinë Socialiste.

“Nuk ka as më të voglin dyshim se Aleanca KuqeZi është partia e vetme reale opozitare në vend. Është e vetmja parti që ka guxuar të zhvilloje protesta e manifestime anti-qeveritare thuajse në të gjithë Shqipërinë brenda pak muajve. E keni vënë re dy partitë e mëdha, që pas 23 qershorit do jenë të vogla, sesi akuzojnë njëra-tjetrën si “krijuese” te Aleancës KuqeZi? E gjitha kjo vjen si pasojë e faktit se Aleanca KuqeZi nuk u bë palë e asnjë interesi të ngushtë personal por zgjodhi ti drejtohet sovranit me flamurin shqiptar dhe jo nën hijen e flamujve rozë apo bardheblu që kanë marrë peng Shqipërinë prej 23 vitesh. Partia Socialiste refuzoi arrestimin e shtetasit Berisha pasi lideri I saj Edi Rama ka bërë marrëveshje për të mos e arrestuar këtë shtetas. Ftoj Edi Ramën të tregojë marrëveshjen me të pandehurin Berisha. Këta dy shtetas janë autorë të Gërdecit, 21 Janarit, Kodit Zgjedhor. Partia Socialiste refuzoi bashkimin Shqipëri-Kosovë. Garantoj shqiptarët se Qeveria e ardhshme KuqeZi do të jetë pa ministrat e qeverisë Berisha. Nuk ka asnjë forcë të ndalë vrullin e uraganit kuqezi, as Berisha dhe Rama te cilët mund të jenë padronë të partive të tyre por jo të elektoratit shqiptar.

Share This Article
14 Comments
  • O zoti Nik,per ty nuk me vjen keq,se e ke te qarte rrugen tende,ta kene treguar ato qe te financojne(te jesh kaq patriot tregoji popullit se nga i gjen parate),me vjen keq sidomos per nje burre qe eshte me te vertete patriot,Myslim Pashain

  • Sa shpejt i doli boja ketij llapaqeni,niki Nikut.Demagog si Saliu i viteve 91-92.Keshtu Jane keta sa ti hipijn kalit.Me palaco jane ca tullumbace te fryra qe akoma i rrine prane.Me mendjen e Kreshnik Spahiut s’vete dot as ne nevojtore…..Pak plehera kemi ne politike,edhe ky na duhej!!

  • Kreshniku eshte pellumbi i sorres Edi. Ky pellumb sorre hiqet si Shqiponje dhe i entusiazmuar nga mbrojtja e vazhueshme qe i ka bere Nena Sorre ((Edi Rama), mendon se do fuse ne burg heroin e shqiptareve Berishen. Eh i shkreti Nik shikon enderra. Eshte ende i vogel i shkreti

  • O KRESHNIK QYQARI SHIKO KUSH KE QENE DHE KUJT I KE SHERBYER NE TE KALUAREN TENDE TE LAVDISHME TI MORE KODOSH SI ANETARE I KESHILLIT KOMBETARE TE PARTIS DEMOKRATIKE I ZGJEDHUR NGA BENIAMINI YT QE TI SOT ULERIN PER ARESTIMIN E SHTETASIT SALI BERISHA JAME SHUME SKEPTIK JE I PA NDERSHEM TE SHIKOJME EDHE NEPER MITINGJET ETUA NUK KE SHUM MBESHTETJE KOHA DO TA TREGOJ SE TI JE NJE QEN I BERISHES TI E DI ATE SHPREHJEN QE QENI NUK RI DOT PA NGRENE M .. T PASI U NGOPE ME TE NJOMIN DO FILLOSH TE HASH TE THATIN TE BEFTE MIRE PLEHRE E KEQE

  • Ndale pak yryshin o Spahi,do mbledh 1 milion ne Tirane thua,kujdes se mos te kthehen ne 1000 dhe pastaj do fajsosh perseri kohen.Po pse budallenj i quan zotrote shqiptaret qe te vijne mbas nje ish kelyshi te Saliut?!

  • More Lisi ku ta ka zene veshi ate llafin NIKI – NIKI ty more melun?E di ti kuja ja kane thene ate llaf qe ne kohen e Partuse Punes?

  • O Spahi,
    O Xhuxhmaxhuxh,
    Tani qe ti hoqi pendet Rama, del dhe e sulmon ,
    jo si Sorre,
    por si Korb i Zi!…
    Ashtu sic je ne te vertete!
    Vure pendet e Shqiponjes, qe te dukeshe si Shqiponje!…
    Por Rama ti hoqi pendet dhe te ktheu ne nje Dordolec, qe te trembesh Sorrat!
    U fryve shume se bere me demagogji shume perkrahes!
    Por kuqezinjt erdhen pas Flamurit dhe jo pas teje, o Kolone e peste!
    Shiko si po te largohen me shpejtesi!
    E dija kete, qe baza e Kuqezinjve jane patriot dhe jo Kameleon si ti!
    Spahi, o Korb i Zi,
    Shko bashkohu Saliut dhe Zhelefines, nuk ke rruge tjeter!
    Do vinte nje dite qe qe ti do zbuloheshe!
    I ndrit shpirti atje ku eshte atij qe ka thene i pari:
    POLITIKANET MOS I SHIKO CFARE THONE,
    POR CFARE BEJNE!….
    Hajde Kresho Korbi, i bej te fala Shkerdhenit!….

  • Keta jane te cmendur , qe nga Pashaj nje pensionist qe I duket se ka ne dore fatet e vendit dhe deri tek kreshua I nikajve . Lumadhet ju per mendjen , fundi I juaj eshte depresion I thelle deri ne Vetvarje ne sheshin Skenderbej dhe kjo do thuhet se u be per kombin . Ky stan thote populli kete bulmet ka .

  • ai z goxhaj qe thoni se ishte larguar nga akz dje ishte ne fier,KAQ FRIKE E KENI KETE PARTI.ME MIRE QE SU BASHKUA ME PS ,SE PS AFROI LIKEN E VIDJOS.BRAVO AK DERI TANI JENI FORCA ME E PASTER.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *