Spahiu: Nuk ndodh që Presidenti të dalë në mbrojtje të gruas së vet! Presidenti del një herë në vit, jo përditë!

Rovena Cerka

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, u shpreh se nuk ekziston asnjë President në botë që bën fushatë për partinë e gruas.

Ndoshta këtë deklaratë Spahiu nuk e bazon në faktin se nuk njohim ndonjë President tjetër në botë që të ketë bashkëshorten kryetare të një partie opozitare.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, ai u shpreh se një president nuk mund të dalë 24 herë në ditë, por vetëm një herë në vit ose në situata të jashtëzakonshme, aspo në raste festash.

“Kam kontrolluar të gjitha dokumentet, edhe në vendin më të humbur nuk ndodh që kryetari i shtetit të dalë në fushatë jo në mbrojtje të kushtetutës, por në mbrojtje të gruas së vet. Shqipëria ka zgjedhur sistemin parlamentar, si sistemi gjerman, italian që presidenti del një herë në vit për vit të ri, për festa për Krishtlindje ose për situata të jashtëzakonshme, jo 24 herë në ditë. Kushtetuta përcakton jo vetëm kompetencat, por edhe mënyrën e veprimit, ai mund të komunikojë përmes dekreteve ose përmes mesazheve me kuvendin. Nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera”, tha Spahiu.

 

m.m/ dita

Share This Article
1 Comment
  • O Spahiu ti ngaterron Presidentin normal me Like Floririn.Likja pervec emerimit rroges dhe priviligjeve qe I jep karrigja e Presidentit pjesen e detyres nuk e njeh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *