Kreu i AK, Kreshnik Spahiu, thotë se seanca e mbrëmshme në Kuvend tregoi se kanë dështuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, OSBE, ODIHR dhe të gjithë opozitës parlamentare për të garantuar në tryeza institucionale ose ligjore zgjedhjet e lira dhe numërimin e votës së 23 qershorit. “Dhënia e konsensusit me votë një vit më parë nga socialistët e integruar dhe të paintegruar për këtë kod zgjedhor ka qenë fatale dhe sot të gjithë po korrin ato çfarë mbollën. Trupi diplomatik përshëndeti marrëveshjen PS dhe PD për reformën zgjedhore pa harruar se në krye të qeverisë ndodhej kasapi i votës së lirë dhe sot ai po iu mbyll derën amerikanëve, europianëve dhe është në luftë me të gjithë shqiptarët”, tha Spahiu.
Spahiu tha se Berisha po përgatit vjedhjen e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe ftoi opozitën të braktisë Parlamentin dhe të bashkohet me AK në 1 maj, për të rritur presionin popullor mbi Berishën.
“Opozita parlamentare me socialistë të integruar dhe paintegruar të braktisë përgjithmonë parlamentin se përndryshe do shiten të gjithë me lek si Dogjani, Islami, Kadeli dhe të tjerë që do u vinë pas. Opozita të bashkohet me Aleancën Kuq e Zi më 1 maj për të rritur presionin popullor me mosbindje qytetare deri në largimin pa kushte të shtetasit Berisha”, tha Spahiu.
Ai u shpreh se votimi i mbrëmshëm tregoi se vijon tregtia e deputetëve.
“Me vendimin e djeshëm në Parlament, pamë sesi vazhdon ende në mënyrë të turpshme merkatoja e deputetëve. Një javë më parë, tre deputetë u blenë nga djathtas majtas, ndërsa mbrëmë tre deputetë të tjerë u shitën nga majtas djathtas. Me shitblerje deputetësh nuk rrëzohet as Saliu, as Jozefina. Partia Socialiste ka një javë kohë te tregojë nëse është opozitë e vërtetë apo palë me Berishën”, tha Spahiu.
sakt e ka kreshniku. po pytja eshte a ka b.. rama?!!! rama ka tregu qe i le gjithomon njerzit ne balte. kurse njerzve me te afert jua fut sa krau. ec aty rilindja…
O Kreshnik!
Bravo per kurajen qe ke dhe nismen qe merr per t’a ftuar PS-ne t’i bashkohet levisjes tende. Nje parti qe ne cdo edicion elektoral merr 700-800 mije vota t’i bashkohet nje AK-je qe jo vetem nuk eshte provuar ne zgjedhje por edhe ne nje proteste qe kish 1 muaj qe e pergatiste, nuk arriti te nxjerre as 2 mije vete.
Nese do te ishe ne juge ( ne Dropull, ne Delvine, ne Sarande, apo gjetke do te te thoshin: hajt gam…su.
O Shefqet ti duhet te jesh ndonje nga ata qe merr pension nga Greku te vete quajtur “Vorio Epiriote”” NSe ne nga Shqiperia nuk e njohim si fjale Gam…su por si duket ty te kane thirrur shpesh keshtu prandaj nuk te shqitet nga mendja o Peçi
Po ky idjoti Kreshnik eshte edhe Jurist thone po ky me metodat rrugacrore kujton se merret pushteti.PO a e din ky se me 8 maj shperndahet parlamenti cfare kerkon me 1 maj