Në kushtet e një klime të tensionuar me fqinjët Aleanca Kuq e Zi mbetet e vendosur për krijimin e Federatës Shqiptare, bashkimin në një të vetme të dy shteteve shqiptare në Ballkan, Shqipëri-Kosovë. Kreshnik Spahiu, kreu i AK deklaroi në Tonight Ilva Tare tha se AK është hedhur ne aksion konkret që nuk ka mjete diplomatike që të mund ta ndalin. Lidhur me paralelet e hedhura mes kësaj force politike dhe Agimit të Artë grek, Spahiu dha dhe argumentat e ndryshimit mes tyre.
“Agimi i Artë në platformën e saj ka urrejtjen ndaj fqinjëve, dhunën, terrorizmin. Ndërsa ne kemi dashurinë për Shqipërinë, u konsideruam si parti folklorike dhe jemi forca më moderne, me pjesmarrjen më të madhe të të rinjve. Ne jemi hedhur ne aksion konkret që nuk ka mjete diplomatike për ta ndalur. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon realizimin e aspiratës për bashkim kombëtar, të drejtën për referendum.Ne do ta realizojmë bashkimin kombëtar përpara hyrjes në BE. Kufinjtë demografikë do ndryshojnë në varësi të demokracisë funksionalë. Bashkimi ekonomik, diplomatik, i mbrojtjes çon në bashkimin kombëtar. Nuk kërkojmë shtet unitar. Njerëzit duhet të kenë besim tek aftësitë profesionale të drejtuesve të AK. Shumë shqiptarë sdo kenë fatin të jetojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE për shak të stadardeve, krijimi i Federatës përshpejton rritjen e standardeve” tha ai.
Përballë testit të zgjedhjeve parlamentare, zgjedhje në të cilat do të peshohet dhe forca e kësaj partie, Spahiu mbetet i vendosur për të bashkëpunuar me cdo forcë politike, përjashtuar sic e cilëson ai shtetasin Sali Berisha. Por nëse le hapësira për bashkëpunim me PS, edhe lidhur me këtë forcë politike ka disa kushte.
“Me AK mund të bashkëpunojë cdo forcë politike me parjashtim të shtetasit Sali Berisha që rrezikon burgun. Qëndrimi i AK përballë dy fronteve ne pretendojmë se jemi forcë opozitare, e vetmja forcë e drejtpërdrejtë, radikale që bën sot opozitën e vërtetë. Në trenin e AK hipin partitë që nuk e njohin shtetasin Berisha si Kryeministër. Ne kemi kushte eksplicide, smund të pranojmë parti që bashkëpunojnë me Berishën. U bëjmë thirrje të gjitha forcave opozitare të braktisin Parlamentin, është i inkriminuar. Opozita duhet të mbrojë katër të vrarët e 21 janarit, të mbrojë votën” theksoi ai.
Gjatë intervistës Spahiu ka folur edhe lidhur me “dashurinë dhe urrejtjen” përkundrejt Kryeministrit të vendit.
“AK ka lindur disa ditë para 21 janarit, ku në pragun e zyrës së Berishës u vranë 4 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Kemi njohur shumë diktatorë që kanë vrarë njerëz, por asnjë në pragun e zyrës së tij. Smund të bësh aleancë me një të pandehur.Fushata jonë elektorale do jetë pranga për Berishën. Partia jonë ka njerëz me CV të jashtëzakonshme, jemi grup juristësh, kemi dosje dhe fakte për cdo politikan jo vetëm për krimet, por edhe për spiunlliqet . Prioriteti unë i parë është bashkimi kombëtar, së dyti kufizimi i mandateve. Kam qenë avokat privat i Berishës ditën që atë e arrestoi Ilir Meta, sot ai është bashkëpunëtor me të. Një ditë para vendimit të gjykatës Berisha piu verë me të. Ai është mosmirënjohës, unë që e mbrojta jam djalli, ndërsa ai që i vuri prangat është ëngjëlli” tha ai.
Spahiu ka paralajmëruar edhe depozitimin e dosjeve me politikanë të implikuar në krime, ku renditi edhe disa emra Ministrash të kryesuar nga Kryeministri i vendit.
“PS dhe PD kanë krijuar një kulturë të tillë që amnistojnë njëri-tjetrin. AK është e vetmja parti që smerret me fëmijët dhe familjarët e politikanëve, ne smerremi me ndëshkime kolektive. Do ndërtojmë paramentrat e një drejtësise që të fusim kulturën e ndëshkueshmërisë. Në ditët në vijim ne do të denoncojmë dosje me krime kundër popullit, vendit, krime kuq e zi. Pronat, hidrocentralet, të gjitha potecilaet dhe resurset janë pasuri të vendit. Ka dosje për Sali Berishën, Aldo Bumcin, Ridvan Boden, Arben Imamin”.
I pyetur rreth pritshmërive të AK në zgjedhje ai tha:
“Ne pretendojmë që do dalim lëvizje ndër më kryesore, madje në disa qytete lëvizje e parë, si në Kavajë, Kamëz, Bathore, Paskuqan, Kombinat. Ne do jemi surpriza e zgjedhjeve të ardhshme. Do ta dëgjoni violinën e AK në këto zgjedhje.AK ka një meritë që brenda një viti të gjithë vinë pas programit të AK, kemi kombëtarizuar dhe shqiptarizuar politikën. Falenderojmë të gjithë liderët plagjiaturë që kopjojnë strategjinë tonë. Aksionet tona skanë qenë gjithmonë për vota.AK nuk ka qëllim në vetvete pushtetin, por shtetin juridik, ndryshimin e regjimit”.
bravo spahiu ke thene me te verteten e te gjithave. saliu dhe burgun e ka pak me ate qe i ka bere ketij vendi dhe bashke mete ka nje tufe me kriminele qe kane titullin ministra e poste te tjera te larta. po duhet te bashkoheni e te jeni gati per lufte sepse eshte e vetmja menyre per te hedhur satrapin diktator salih nga pushteti. ai e di mire se ku e ka vendin bashke me familjen e klanin e tij po qe se humb ne keto zgjedhje dhe do ti luaje te tera kartat dhe parate qe ka mbledhur dhe qe i ka pa fund. do bleje vota sa nuk e merrni me mend dhe do jete gati per cdo lloj lufte ligjore dhe antiligjore vec mos humbi keto zgjedhje. se po ti humbi humb shume. po te jeni te vendosur te luftoni pa kompromis dhe me arme te njejta me te do tia dilni. ne mos ai do rrije ne pushtet dhe kjo eshte shume e mundur. dihet se per te mundur nje armik te rrezikshem dhe te forte duhet ta luftoni me armet e tija. jo ju me kulture dhe ligje dhe ai me dhune dhe me klane e comanga . ai ka si te thuash dhe ligjin dhe maliqet qe e rrotullojne dhe e perdredhin ligjin sipas oreksit dhe strategjise se kryeklanorit. luftoni klanin dhe vec me dhune dhe dhemb per dhembe keni ndonje shprese te fitoni, pa me drejtesi e komisione e me the te thash e keni te humbur e garantuar. fitoreeee