Spahiu-Ramës: Mendohu dy herë para se të shkosh në Kukës!

Dita

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, paralajmëron kryeministrin Rama, se kuksianët nuk do ta lejojnë të vendosë asnjë taksë për “Rrugën e Kombit”.

Spahiu thotë se edhe 1 Euro është shumë për kuksianët, ndërsa shprehet se zona Veri-lindore e Shqipërisë është lënë e mjeruar pikërisht nga kjo qeveri.

Statusi i plotë:

Jo 5 Euro por dhe 1 Euro Kuksianët sdo të të lënë ta rivendosësh traun në atë vënd.

Pagesa ishte një hall i madh, pasi bëhet fjalë për Verilindjen e këtij vendi, zonën që me qëllim e ke lënë më të varfërën, por më e rënda ishte se ti i kishe vënë tra vetëm Kukësit, ndarë si jo shqiptarë.

Un e di që ty s’ta ndjen të shkosh atje, por po e mendove ndonjëherë, mendoje mirë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *