Bindja jonë në realizimin e programit tonë qëndron në nevojën mëse të domosdoshme për të ndryshuar këtë xhungël që ende quhet sistem shëndetësor që po tmerron e sakrifikon shqiptarët që trashëgojmë nga keqqeverisja e PD e për t’i ofruar atij një sistem shëndetësor cilësor, e dinjitoz për çdo shqiptar, pavarësisht nga mundësia që ka për të paguar; nga kapacitetet tona njerëzore e profesionale të aftë për të realizuar me sukses këtë ndryshim të madh – thote mjekja Klodiana Spahiu, bashkehartuese e programit te PS per shendetesine, ne kete interviste ne DITA.
Znj.Spahiu, a mund të përmblidhni për lexuesin e DITA-s, cili është thelbi i programit të PS-së për shëndetësinë?
– Me programin e PS për shëndetësinë ne synojmë të ndërtojmë një sistem shëndetësor sipas modelit të sistemit shëndetësor kombëtar (Beveridge) që në thelb do të thotë financim i sigurtë i sistemit shëndetësor me anë të taksimit të përgjithshëm, mbulim të plotë (universal) me shërbim shëndetësor bazë të të gjithë shtetasve shqiptarë që banojnë në territorin e Shqipërisë, ofrim të shërbimit shëndetësor pa pagesë në pikën e shërbimit (ambulanca, qendra shëndetësore, poliklinika, spitale, etj.), sistem shëndetësor të decetralizuar dhe kosto-eficient.
– Sa të bindur jeni se do ta realizoni këtë program?
– Ky model që ne synojmë nuk është një fantazi por një realitet që funksionon me shumë sukses prej 70 vjetësh në disa vende të botës si në Britani, Kanada, Danimarkë, Suedi, Spanjë, etj. Është e vërtetë që modeli i Sistemit Shëndetësor Kombëtar (Beveridge) është më i ri nga ai modeli Bismarch që mbështetet në kontributet financiare për të marrë shërbim shëndetësor. Por po kaq i vërtetë është fakti që në dhjetëvjeçarët e fundit, janë të shumta vendet (Italia, Spanja, Taiëani, etj.) që të bindur në epërsinë e sistemit kombëtar kanë ndryshuar model, nga ai Bismarch në atë Beveridge. Nga ana tjetër, bindja jonë në realizimin e programit tonë qëndron në nevojën mëse të domosdoshme për të ndryshuar këtë xhungël që ende quhet sistem shëndetësor që po tmerron e sakrifikon shqiptarët që trashëgojmë nga keqqeverisja e PD e për t’i ofruar atij një sistem shëndetësor cilësor, e dinjitoz për çdo shqiptar, pavarësisht nga mundësia që ka për të paguar; nga kapacitetet tona njerëzore e profesionale të aftë për të realizuar me sukses këtë ndryshim të madh. Ne besojmë në vizionin dhe profesionalizmin tonë dhe do t’ja dalim. / Intervistoi: Xhevdet Shehu
