Aleanca Kuqezi ka zhvilluar sot një tubim në teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, është shprehur se javën e ardhshme, Bashkimi Europian do të izolojë për të disatën herë Shqipërinë, duke mos i dhënë statusin të vendit kandidat. Spahiu u shpreh se pa larguar Berishën nga pushteti, Shqipëria nuk mund të marrë statusin.
“Javën që vjen, Bashkimi Europian do ta izolojë prapë Shqipërinë”, tha Spahiu, duke iu mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian, e cila pritet të zhvillohet javën që vjen, ndërkohë që janë dhënë sinjale negative për Shqipërinë.
Spahiu theksoi se rritja e borxhit ekonomik cenon sovranitetin e vendit, ndërsa pasuritë e pafund të Shqipërisë po u jepen për shfrytëzim të huajve.