Spahiu: Taksa progresive po varfëron shqiptarët

DITA Online

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, thotë se taksa progresive, po varfëron shqiptarët dhe kjo, sipas tij, është konfirmuar edhe nga Banka Botërore.

Spahiu shkruan në Facebook, se LSI, gjithmonë ka qënë kundër kësaj takse “të pandershme për shqiptarët”.

Statusi i plotë:

Jo vetëm korrupsioni varfëron shqiptarë por dhe taksa progresive, gjoja e ndershme.

Përsëseri është Banka Botërore që raporton:

“Sistemi i taksave në Shqipëri ka zhytur në varfëri mijëra qytetarë, pasi qeveria ja ka ngarkuar barrën fiskale qytetarëve të zakonshëm dhe shtresave të varfra ndërkohë që të pasurit nuk taksohen sa duhet”

Kemi kaq kohë që jua themi që ky sistem taksash nuk ka asnjë lidhje me taksimin e ndershëm.

U mësuam tashmë, do ta zgjidhin me bashkëbisedim me të varfrit….!!

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *