Deputeti Përparim Spahiu e ka konsideruar të turpshme marrëdhënien e qeverisë me biznesin e vogël.
Në një postim në Facebook, Spahiu shprehet se kjo qeveri është duke e vënë në vështirësi biznesin e vogël.
Ai i kujton qeverisë se me këtë kategori ka bërë një hile shumë të madhe para zgjedhjeve, kur edhe i hoqi detyrimet deri në 5 mln lekë xhiro dhe kjo thjesht për fushatë.
Postimi
Qeveria ka vënë në vështirësi falimentimi biznesin gjoja të vogël por për mua më të madhin.
Janë këto biznese që mbajnë barrën kryesore të punësimit në çdo vend e ku çdo qeveri do tregohej mjaft e kujdesshme me ta.
I hoqën detyrimet deri në 5 milionë lekë xhirro thjesht përpara zgjedhjeve, dhe si hilacakë që janë regjistruan në një vit të gjitha bizneset e deklaruara mbi 2 milionë lekë, të qartë që pas Qershorit askush s’kishte ku të shkonte a fshihej.
Marrëdhënie aspak e sinqertë, a thua se janë armiq e duhej një strategji për t’i “mundur”.
o.j/dita
