Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë fjalës së tij është ndaluar tek 100 ditët e fundit deri në ditën e zgjedhjeve duke kërkuar ndalimin e çdo privatizimi, koncesioni dhe dhënien e licencave nga qeveria.
“Koalicionit të tradhtarëve i kanë mbetur edhe 100 ditë në fuqi dhe ne do të nisim numërimin mbrapsht të ditëve që i kanë mbetur në fuqi shtetasit Sali Berisha. Në këto 100 ditë ne do të jemi të vëmendshëm për çdo lëvizje që shtetasi Berisha dhe oborrtarët e tij do të kryejnë në çdo dikaster dhe organikë të shtetit. Me qindra denoncime kanë mbërritur pranë Aleancës Kuq e Zi, të cilët deklarojnë se qeveria tashmë është kthyer e tëra në shërbim të fushatës elektorale duke paralizuar çdo zyrë dhe shërbim. Sot ne denoncojmë se nuk kemi qeveri, se çdo ministër është duke kryer fushatë për partinë-shtet me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Kjo qeveri duhet të ndalojë urgjentisht çdo privatizim, koncesion apo dhënie licencash deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve dhe të mos përdorë politikisht dhe për favore elektorale hallkat e shtetit shqiptar. Ne mendojmë se ka ardhur pikërisht momenti që të krijohet një qeveri teknike, e cila të administroje vendin, buxhetin dhe resurset deri në formatimin e qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit”, deklaroi Spahiu.
Më tej Spahiu i ka kërkuar çdo strukture të Aleancës Kuq e Zi të monitorojë dhe dokumentojë lëvizjet e ministrave, zv/ministrave, drejtorëve dhe krerëve lokalë, të cilët zhvillojnë fushatë elektorale me automjetet zyrtare, në mënyrë që pas 23 qershorit të gjitha paratë e shpenzuara për fushatë personale të partisë-shtet do t’u faturohen dhe rimerren zyrtarëve që po abuzojnë me to.
“Po të shkosh sot në ministrinë e Mbrojtjes gjen vetëm oficerin roje sepse Arben Imami mund të jetë në Gramsh duke bërë fushatë, I njëjti fenomen po ndodh në të gjitha dikasteret e kabinetit qeveritarë të shtetasit Berisha. Myqeremi, Flamuri, Ruli, Olldashi dhe kushdo po prezantojnë programet e qeverisë në zonat e caktuara elektorale. Kjo që ka ndodhur prej 20 vitesh nuk duhet dhe nuk do të ndodhë më pas formimit të qeverisjes kuqezi, e cila do të jetë transparente dhe e hapur për çdo shpenzim që shkon për interes të qytetarit dhe jo personal të xhaketave të vjetra të partisë-shtet të shtetasit Berisha”, deklaroi Kreshnik Spahiu.
Gjithashtu lideri i kuqezinjve u ndal tek debati për ndryshimin e emrave të njësive vendore, duke sjellë në vëmendje rastin e Liqenasit. “Aleanca Kuq e Zi prej dy vitesh ka dalë përpara opinionit publik dhe ka kërkuar shqiptarizimin e toponimeve të qyteteve shqiptare. Sot në prag të zgjedhjeve PD dhe PS kanë rënë dakord për sllavizimin e emrave të qyteteve të caktuara. Kjo është e turpshme. Aleanca Kuq e Zi është krejtësisht e vendosur për zbatimin e të drejtave të minoriteteve dhe nuk ka asgjë kundër tyre, por, për sa kohë ata jetojnë në Shqipëri, duhet të pranojnë se kjo është tokë shqiptare. Ata nuk duhet të mendojnë dhe besojnë së marrëveshjet PD dhe PS bëhen në favor të tyre, përkundrazi, gjithçka është për interes të votave që njëri i do për të mbajtur pushtetin dhe tjetri për të ardhur në pushtet, e ndërkohë ne ideologjinë tonë për shqiptarizimin e toponimeve shqiptare e kemi prezantuar dy vjet më parë”, deklaroi Spahiu.
Siurdheron,zoti Spahi!Urdheri yt do te zbatohet menjehere!
Se mos here tjeter keta ministra, z/ministra , drejtore drejtorie dhe zyrtare anetar Partie lexo(PD, LSI, PR.PDIU, e Parti te tjera fantazma) i gjen ne ZYRA ? ?? Ne zyra i gjen kur kane tendera per te bere e vjedhur, per udhetime sherbimi jashte shteti lexo, wikend, dhe per specializime po jashte vendi me leket e taksapaguesve Shqipetar. Mire e bejne, se jemi akoma ne gjum letargjik dhe Sali BABA me dyzet hajdute hane e pine …….