Spaho për pretencën e dhënë nga Prokuroria: Po përpiqen të dënojnë denoncuesin

Leda Hysa

Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho  nga Gjykata Penale ka reaguar në lidhje me pretencën e dhënë nga Prokuroria për Ervin Salianjin, Albert Veliun dhe Fredi Alizotin, të cilët i akuzon për “kallëzim të rremë” të kryer në bashkëpunim.

Spaho deklaroi se po përpiqen të dënojnë denoncuesit, ata që sakrifikojnë edhe integritetin persona.

Të vendosur në qëndrimin e tyre për t’i shkuar linjës së kryeministrit Rama. Një akuzë thellësisht politike, e montuar, qesharake. Nga sa kemi kuptuar nga referimi i prokurorisë, viktima kryesore e këtyre veprimeve paska qenë Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm. Konkluzion të cilin e konfirmoi dhe avokati i tij. Një akuzë e mbrojtur nga prokuror politik dhe veçanërisht nga prokuroi Hysenaj, shërbëtor besnik i maxhorancës, që mendon të kalojë vettingun duke luftuar ashpër PD dhe drejtuesit e saj. Kjo prokurori nëse do të kishte një fije integriteti do të duhej të kishte përfunduar hetimin se si u largua trafikanti Geron Xhafaj brenda 24 orësh në Itali.

Do të duhej të kishte hetuar ekspertizën që gjoja bëri kryeministri i vendit dhe deklaroi se “ishte regjistrim fals’. Jetojmë në një vend të cilit i kërkohet që të hetojë dhe të vërë prapa hekurave lidhjet e krimit të organizuar, të trafikantëve me nivele të larta qeveritare. Me gjyqin e sotëm pamë se si trafikantë, krimi i organizuar, kanë bashkëpunim me politikën, përpiqen që të dënojnë denoncuesit. Ata të cilët sakrifikojnë dhe integritetin personale në interes të vendit dhe kësaj shoqërie”, tha Spaho.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Banda e gangsterave ne pushttet,denoncuesin kerkon ta ktheje ne te pandehur,dhe ky nuk eshte rasti i pare.Mafiozet “rilindas”
    luajn per barazimin,prandaj,per te arritur qellimin,bejne presion qe te shkoje tek zerro.Qe nuk do te denohet Ervin Salianji dihet;
    por a do te mbyllet me kaq,do dalin pa lagur drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama e kompani?

  • Shpifja,intriga dhe manipulimi për këta ndyrësira
    eshte gjë mëse normale.
    Me këto metodo kanë puntura deri më sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *