Spaho: Po tentohet blerja masive e votës në Elbasan

Gazeta Dita

Drejtuesi i fushatës së PD për zgjedhjet e 25 Qershorit për Qarkun e Elbasanit, Edmond Spaho gjatë një deklarate për shtyp ka dhënë alarmin për evidentimin e rasteve të tentativës së blerjes masive të votës. Ai dhe kandidati për deputet i Elbasanit Endri Hasa kanë denoncuar një rast flagrant në policinë vendore të Elbasanit një tentativë për shitblerje vote.

Paraditen e kësaj të shtune përfaqësues të PD kanë gjetur pranë zyrave të degës së kësaj force politike një tufë më fotokopje të kartave të identitetit dhe pasaportave të disa shtetasve me banim në këtë qytet të hedhura nga persona që janë implikuar në blerjen e votave për subjektet e interesuara .

Nga një hetim paraprak rezulton se kartat e identitetit dhe pasaportat janë mbledhur nga shtetasi Afrim Jagodina për llogari të interesave elektorale të një partie politike. Gjithë materialet e gjetura nga ana e PD janë dorëzuar pranë institucioneve ligjzbatuese. Sipas Spahos policia ka dokumentuar denoncimin e subjektit zgjedhor PD që ai përfaqëson dhe ka marrë në pyetje personin e dyshuar për blerje votash. Policia do të ndjekë sipas ligjit ngjarjen.

Spaho nuk ka preferuar të bëjë të ditur subjektin politik që kishte shprehur interes për blerjen e votave nëpërmjet personit që nga ana e tyre akuzohet me fakte.

Sot sipas tij policia ka filluar thirrjen e njerëzve që janë implikuar në tentativë për blerje votash. Sipas tij zona më e nxehtë është ajo e Cërrikut ku PD ka siguruar informacione të shumta për tentativë blerje votash.

“Sapo denoncuam një tentativë për shitblerje votash në Elbasan. Afër zyrës së PD-së, gjetëm një tufë rreth 40 fleta fotokopje karta identiteti dhe pasaporta të komunitetit romë. U interesuam dhe njëri nga personave u është marrë karta familjarisht dhe deklaroi se ato janë mbledhur nga individi Afrim Jagodina. Të gjitha materialet, kartat dhe deponimin e tij, ia kaluam policisë. Subjektin do ta zgjidhi policia sipas akuzave që janë deponuar.

Policia ka filluar hetimin e çështjes. Do veprohet sipas procedurave. Kemi pasur njoftime verbale për tentativa të shpërndarje parash në Cërrik. Konstatohen mjaft raste që individë të forcave të ndryshme politike përpiqen të mbledhin vota në këmbim të parave”, tha Spaho.

 

Share This Article
2 Comments
  • Profesor, po e ul veten tej mase ! Me keto qe thua , tregon se nuk ke prova per te akuzuar kundershtaret , por e ben vetem me urdher , si zhurmues , me shprese se do kete njerez qe te besojne ne aludimet tuaja ! Nje turp me shume edhe per ju , qe kini lidhur jeten me maskarenjtre e banditet e bajrakytarit ! Me thuaj me ke rri, te te them se cili je !

  • Filloi avazi i mukes -thone andej nga Myseqeja. Edhe PD me LSI -ne filluane avazin e Mukes. PD-ja filloi si ne zgjedhjet per kryetaret e Bashkive ne KORCE- DIBER- KOLONJE. – Po blihen votat,po zasnje nuk u denoncua. Po e ndjene termetin minjte e po kerkojne vrima …….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *