Mima: Raporti i Bankës Botërore pasaportë e zezë për Shqipërinë

Saimir Lleshi

Teksa Edi Rama ndodhej në Hong Kong për të ftuar investitorët, një raport i Bankës Botërore, sipas Partisë Demokratike hodhi në kosh të plehrave shpenzimet e mijëra eurove të vizitës së kryeministrit. Për deputetin Florion Mima, investitorët nuk marrin parasysh fjalimet e kreut të qeverisë, por shohin raportin e kësaj Banke.

Ai paraqiti një e nga një pikat problematike të raportit, ku Shqipëria shënoi rënie me 29 vende. Të gjitha këto përkeqësime, sipas demokratëve lidhen me keqqeverisjen e Edi Ramës.

Korrupsioni skandaloz i shtrirë masivisht, klientelizmi dhe fakti që vetëm ndërtuesit e tij punojnë sot, rritja e taksave dhe, nga ana tjetër, kontrabanda e evazioni i stërmadh, represioni dhe dhuna ndaj biznesit që nuk është afër qeverisë, të gjitha këto kanë sjellë këtë rezultat dramatik”, theksoi.

Mima tha se ky është raporti më negativ që merr një qeveri shqiptare për ekonominë e vendit. “Kjo pasaportë e zezë për Shqipërinë është një pengesë serioze për ardhjen e investitorëve dhe për zhvillimin e ekonomisë. Vendi është në pikiatë, në rënie të lirë. Në rajon, sigurisht të fundit, ku dhe Kosova paraqitet më mirë, më atraktive për biznesin. Të fundit në botë për lejet e ndërtimit. Vendi është në krizë të thellë dhe kjo tashmë u konfirmua dhe nga raporti kryesor i Bankës Botërore”, shtoi ai. /Dita/

Share This Article
4 Comments
  • Te gjithe keta legenat qe flasin ne emer te p.d -es jane te menderosur fund e krye,bien ere, dhe duan te qelbin te tjeret.Lahuni njehere vete o te dhjere pastaj filloni te pergojosni per ato qe kini bere se qendrojne apo jo.Specialisti godet specilistin,duket qe eshte qeros por tregohet qebar,duket trupeshk por do te jete gomar,skagje brenda je dhe mbajeni se nuk ua merr njeri genjeshtrat dhe mashtrimet ,demagog me damk te shpellarit plak.

  • Shan hajduti mauneve hajdutin e xhepave.Rama eshte xhepist autobuzash.Avash avash do behet edhe ai si keta nen drejtimin e Like floririt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *