Spaho: Vendi në situatë dramatike, Rama me pushime luksoze

Saimir Lleshi

Teksa vendi ndodhet në situatë dramatike, kryeministri nuk shqetësohet në pushimet e tij luksoze në Majemi. Deklarata u bë nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, i cili theksoi se situata nga përmbytjet po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa krimi po rritet me intensitet.

“Ky aheng e kjo festë e shfrenuar e tij në këto orë dramatike kur vendi është në emergjencë kombëtare, është tregues i pacipësisë dhe papërgjegjshmërisë të kryeministrit”, tha ai.

“Kjo qeveri dhe ky kryeministër e kanë dëshmuar prej kohësh që i vetmi interes i tyre është të vjedhin dhe jo të qeverisin, është të bëjnë pazar me pasuritë publike të vendit e jo të investojnë për përmirësimin e jetës së qytetareve dhe të infrastrukturës që do ta bënte gjithnjë e më të vështirë përmbytjen masive në kohë reshjesh”, shtoi.

Spaho i bëri thirrje kryeministrit që të ndërpresë urgjentisht pushimet dhe të kthehet në Shqipëri. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Edhe ti mire e ke . Por megjithate mos u ankoni shume se ne monizem qeveria ishte me pushime gjithe kohen po puna behej , tani duan te jene te gjithe qeveri .Mire e ke ti , po kush do punoje se ne Shqiperi nuk vijne as emigrante.Ata shkojne jashte dhe punojne keshtu qe i bie qeverise shqiptare te punoje ne Shqiperi.Dhe kur punon merr leke shume do shkosh me pushime do edhe te tregosh veten apo jo… Njerezit gjithandej njesoj jane vetem se ca e kuptojne qe jemi njesoj ne fund te fundit dhe disa mendojne se ata dhe s’ka kush tjeter si ata. Secili te beje ate pune qe ka dhe mos u ankoni si gra te semura se po cuditemi edhe vete vertet kaq te pazote per vendin tone ? po per familjen tone ? E di qe pergjigja eshte JO Po atehere cfare ne pengon per te bere nje vend sic e duam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *