Deputeti demokrat, Edmond Spaho, thotë se votat e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit shkuan në drejtim të LSI-së. në një intervistë për “Panoramën”, Spaho shprehet se rritja e PS-së në krahasim me 2009-n është e papërfillshme. Spaho thotë se përgjegjësia e humbjes është e të gjithë demokratëve.
“Kur humbet në zgjedhje të përgjithshme, forca politike në radhë të parë duhet të shohë brenda saj se çfarë nuk shkoi mire. Në këtë kuptim, segmente të caktuara në qeverisje mund dhe duhej të kishin funksionuar më mirë, sikurse kemi pasur rënie në organizimin e PD-së në nivele të ndryshme të saj dhe mungesë reflektimi ndaj shqetësimeve që ngriheshin nga baza e partisë dhe qytetarët. Arsyet e brendshme lidhen me qëndrimet e PD-së ndaj disa forcave politike, të cilat ishin bashkëqeverisëse me të gjatë mandatit tonë të dytë. Rezultati zgjedhor tregon se rrjedhja e votave të PD nuk ka shkuar te PS, por kryesisht te partitë aleate të së majtës, më parë pjesëtare të koalicionit qeverisës të PD-se. PS ka një rritje të papërfillshme në vota dhe numër deputetësh në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009. Gjatë fushatës zgjedhore, në terren u evidentua qartë që një kategori votuesish të djathtë dhe neutralë preferoi pragmatizmin në formën e ofertave që morën për vende pune ose përfitime financiare nga forca të tjera politike. Nga shkaqet e jashtme do të përmendja disa premtime demagogjike të së majtës, si shëndetësia falas, heqja tërësore e taksave për biznesin e vogël, ulja e taksave për 95% të shqiptarëve etj., të cilat zunë vend në një pjese të elektoratit, me gjithë pamundësinë për t’u realizuar”.

Shkaku kryesor ishte juaji,vjedhje pafund te pasurise kombetare,korrupsioni galopant,shterpesia e ideve per te bere nje shtet ne funksion te qytetareve,ju e shnderuat PD-ne ne nje klike hajdutesh te pangopur dhe late ne mjerim nje popull te tere.Do benit mire te shkriheshit si parti.Te gjithe ata si puna jote u vune ne rrjesht prej nje njeriu dhe nuk guxuat njehere t’a kundershtonit edhe kur vriste njerez te pafajshem.Do benit mire te largoheshit nga politika gjithe kasta juaj,nga ajo qe u shnderua ne biznes nga ju .