SPAK drejt krijimit, kalojnë vettingun 10 emrat e parë

Elena Tase

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar apo siç njihet ndryshe SPAK është në hapat e fundit të krijimit. Tashmë 10 Prokurorë që do të jenë pjesë e kësaj strukture.

Në këtë garë kanë kandiduar 25 Prokurorë, megjithatë deri më tani vetëm 10 Prokurorë janë emëruar me sukses për SPAK pasi kanë kaluar Vetting-un.

Ata janë Arben Kraja, Besnik Muçi, Donika Prela, Dritan Prençi, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, Manjola Kajan dhe Behar Dibra.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që numri total i anëtarëve të SPAK të jetë 15, kjo edhe për shkak të fluksit të punës që do të kenë. Ndërkohë që edhe me 10 anëtar që tashmë janë emëruar me sukses SPAK është funksional edhe nëse kandidatët e mbetur do të tërhiqen apo do të ngecin në Vetting.

Ngritja e SPAK shihet si një pikë kyçe për reformën në drejtësi pasi nga krijimi i saj varet shumë institucione të tjera mes tyre dhe zbatimi i ligjit për masat shtesë të sigurisë në burgje.

e.t./dita

 

Share This Article
6 Comments
  • Mor po kjo Donika Prela sikur kishte burrin me paga te pataksuara, me apartamente te pajustifikuara, qe ishin blere me paret e burrit qe nuk paguhej me cek, po kesh..
    I mblodhi Spak kriminelet dhe hajdutet e drejtesise qe te bej drejtesi?

  • Mor po kjo Donika Prela sikur kishte burrin me paga te pataksuara, me apartamente te pajustifikuara, qe ishin blere me paret e burrit qe nuk paguhej me cek, po kesh..
    I mblodhi Spak kriminelet dhe hajdutet e drejtesise qe te bej drejtesi?
    Akoma ju genjen mendja qe keta do e marrin Shqiperine ne dore dhe do ta nxjerrin ne drite?
    keta jane strumbullari i qelbit, qelbi vete

  • Shkëlzenin dhe Argitën të parët dhe Saliun lëreni të bëj sehir,
    Se politikanë e tjerët jam i sigurtë që do t’i dënojnë për gjëra ordinere, jo për krimet makabre që kanë bërë këto 30 vjet.

  • Une jame i mendimit si SPAKU te ngrihet edhe nje berthame e GJK dhe te filloje nga puna dhe gjate rruges te
    vijne duke u kompletuar deri ne plotesimin e saj.Se mungesa e saj i jepzemer edhe Ilirit qe na del cdo dite me kushtetute ne dote.qe ja njef vetem gjyren e kapakeve.del duke bere shqiponjen.gjeste qe vetem e turperon at simbol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *